SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër F.F. (44) nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave” dhe kundër S.GJ. (62) dhe S.L. (36) të dy nga Kumanova për shkak të kryerjes së veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”. Gjatë vitit 2016 dhe 2017, siç deklarojnë nga Ministria e Brendshme, personja e dytë, si menaxher i SHA “Ujësjellësi” filial i Kumanovës, në një tender të shpallur më parë për blerjen e pajisjeve HTZ, në pesë raste përgatiti marrës të rremë për pajisjet e blera…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni), Biljana Ivanovska, thotë se ky institucion e përkrah idenë për verifikim apo “veting” të gjykatësve dhe prokurorëve, duke e pasur parasysh se deri tek ata ka shumë ankesa nga qytetarët në lidhje me punën e gjykatësve dhe prokurorëve, njofton Portalb.mk. “E përkrahim “vetingun” dhe vlerësoj se mund të ndihmojë në zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve kualitativ, që është shumë e rëndësishme për ndërtimin e shtetit ligjor. Aq më shumë që deri në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit janë dërguar shumë paraqitje nga qytetarët të cilët nuk janë të kënaqur nga veprimi i…
Një 60-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetë në një aksident ku me veturën e tij ka goditur në një mur betoni. “Dje në orën 14:35 në rrugën lokale Ilinden fshati Ajvatovci është lajmëruar se një veturë e markës “Ford Focus” me targa të Shkupit e drejtuar nga V.D. (60), ka dalë nga rruga dhe ka goditur në një mur betoni. Shoferi V.D. ka nderuar jetë në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga MPB. Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Shkup dhe prokurori publik./Telegrafi/
Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski së bashku me ministren e Zhvillimit Rajonal dhe Zhvillimit Urban të Bullgarisë, Petja Avramova, në Sofje nënshkruan marrëveshje financiare për 17 projekte të reja nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Vlera e përgjithshme e projekteve është shtatë milionë euro, nga të cilat 85 përqind janë siguruar nga instrumenti IPA i Bashkimit Evropian, ndërsa 15 përqind nga buxhetit i shtetit nëpërmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale. “Projektet zbatohen në tri fusha. Tre projekte janë në fushën e konkurrencës, tetë për zhvillimin e turizmit dhe gjashtë projekte për mbrojtjen e mjedisit. Projektet…
Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM, në një konferencë për shtyp, tha se që kur Oliver Spasovski është në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë ndodhur dhjetëra vjedhje të rënd dhe disa thyerje të bankave, ndërsa asnjë rast nuk është zbardh. Gjorgjievski nënvizoi se kriminelët janë të lirë të kryejnë krime të ashpra gjatë ditës, dhe asnjëri prej tyre nuk është përgjegjës për këtë. “Për më pak se dy muaj vetëm nga “Tutunska banka” në mënyrën më brutale, u vjedhën 250.000 euro, ndërsa grupi u la të lirë të zgjedhë se ku do të godasë herën tjetër, sepse Spasovski nuk…
Në liqenin e Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Shkak është bërë ndotja nga ujërat e zeza. Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta zgjidhur këtë çështje edhe pas paralajmërimeve nga UNESCO dhe afateve të përcaktuara për fillimin e zbatimeve të masave të nevojshme. Sipas medieve vendase ndalimi i notit nis nga kështjella e Samuilit në plazhet e Partizanit. Në plazhin Mizo, i cili ndodhet në plazhin e vjetër të qytetit, janë larguar 200-300 turistë të huaj. Në vendpushimin Partizan janë larguar rreth 100 fëmijë. Informacioni zyrtar lidhur me këtë çështje mungon. Vendasit janë shprehur…
Nga SPB Shkup deklarojnë se dje nga ora 06:00 deri më ora 24:00 ka ndërmarrë aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin me shpejtësi më të madhe se që është e lejuar. “Nga ana e policisë janë konstatuar se 55 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të caktuara. Ndaj 55 shoferëve janë mara masa, ndërsa janë zbuluar edhe 22 shkelje tjera, të cilën dhe janë gjobitur”, thonë nga MPB.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran për dalje nga vendi ynë pritet deri rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, thonë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, respektimin e sinjaleve në komunikacion. Nga atje veçanërisht u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes nëpër luginat e vendit për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve të dheut. Veçanërisht në rrugët Katlanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë…
Moti sot në mengjes është me diell dhe me vranësira mesatare, por pasdite do të ketë mundësi për paraqitje të shiut me bubullima. Temperatura e mëngjesit është nga 9 dhe 17 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë. UV-indeksi do të jetë 8. Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 29 gradë.
Gzim Reka ka dy vite që punon në “Higjienën komunale” Shkup. Ankohet për kushtet e këqija në punë, që po u sjellin edhe probleme shëndetësore. “Problemi është se nuk kemi kamionë. Ato kamionë, nëse nuk janë Reno me ngritëse, atëherë ne i kapim me dorë. Për shkak të ujit të shumtë, të rëndesës së kantës, tani e mbajmë mesin me dorë” u shpreh punëtori në Higjenën Komunale, Gëzim Reka. Për këto shqetësime Gzimi i është ankuar drejtorit, por thotë se e ka kërcënuar me largim nga puna. “Reagimi i drejtorit ka qenë nëse do puno, nëse jo merre kontratën ik,…
Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, në një audio-incizim të publikuar nga dy komikë rus, se presidenti i Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë përpjekje që të bëjnë ndryshim kufijsh, ka nxitur reagime në Beograd. I ashtuquajturi, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, “vegël e Vuçiqit”, në një emision televiziv ka akuzuar Maqedoninë e Veriut se po e pengon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, ajo ka krijuar një ekip sekret që është e mbuluar nën ombrellën e një kompanie të makinave të mëdha perëndimore Drecun beson se ky ekip sekret ka për qëllim që…
Gjatë ditës së djeshme, portali “Fol” i afërt me partinë Aleanca për shqiptarët ka publikuar një anketë kinse të realizuar nga Agjencia Rejting për matjen e rejtingut të partive politike maqedonase dhe shqiptare. Sipas anketës së shpikur të portalit “Fol”, Aleanca për shqiptarët te kampi politik shqiptar del subjekti i parë politik, ndërsa te kampi politik maqedonas VMRO-DPMNE prin para LSDM-së në pushtet. Në portale të ndryshme u shpërnda kjo anketë duke u përmendur se shifrat janë të paverifikuara. Gjatë ditës së sotme erdhi menjëherë demanti nga Agjencia Rejting që e përgënjeshtron portalin “Fol” dhe të gjitha portalet tjera në…

