Nesër me fillim nga ora 8:00 deri në orën 20.00 në organizim të “AMT TIM” SHPKNJP nga Shkupi, do të mbahet manifestimi “Auto Plus Strit Shou” në pjesën e bulevardit “Ilinden” nga udhëkryqi me rrugën “Aminta 3” deri tek udhëkryqi me rrugën e kalueshme për hyrje në Qytetin e Shkupit. Siç kumtoi MPB-ja, për këto arsye Sektori për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit përgjatë rrugës së theksuar, ndërsa komunikacioni do të orientohet nëpër rrugët përreth. Njëkohësisht MPB-ja apelon deri tek qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit…
Author: Hamdi Kumanova
Kundër ish kryetarit të komunës së Çashkës, Goranço Panovski, është ngritur kallëzim penal për shkak se ka punësuar 40 persona për të cilët nuk ka ekzistuar nevoja, ndërsa të njëjtit as që janë paraqitur në punë. Denoncimin e ka bërë SPB Veles për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. “Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017, i denoncuar ka miratuar punësim të përkohshëm për 40 persona në komunën e Çashkës, edhe pse komuna nuk ka pasur nevojë për punësime. Më pas ata as që janë paraqitur në punë dhe nuk janë nënshkruar në listat evidentuese, ndërsa marrëveshjes janë…
Banka Popullore e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimin e grekëve por jo edhe të shqiptarëve në lidhje me dygjuhësinë në bankënotat e reja. Paratë e reja që do të lëshohen në qarkullim nga fillimi i vitit të ardhshëm do të jenë vetëm në gjuhën maqedonase e jo edhe në gjuhën shqipe- njofton guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska, njofton agjencia e lajmeve INA. Profesori i filozofisë, Sunaj Raimi thotë se, Nëse bëhet kjo gjë, atëherë Ligji për gjuhën shqipe do ta humb funksionin e tij egalitar. “Tani është momenti që faktorët tanë politik të reagojnë unisono, duke parandaluar…
Për 18 vjet për 61 mijë është ulur numri i nxënësve në shkollat fillore në Maqedoni. Këto rezultate janë publikuar nga Enti Shtetëror për Statistika. Në vitin shkollor 2000/2001 në shkollat e rregullta fillore janë regjistruar 249.375 nxënës, ndërsa këtë vit shkollor janë regjistruar 188.102 filloristë, që do të thotë 61.279 nxënës më pak. “Numri është real. Nëse vetëm në vitin shkollor 2017/2018 numri është ulur për 4 mijë, kjo është matematike”, thotë Donço Gerasimovski, ish-drejtor në Entit Shtetëror për Statistika. Ai thotë se arsyet janë të shumta. Nataliteti me vite po bie – lindin më pak fëmijë dhe kjo…
Përurimi i Stevo Pendarovskit për president i pestë të shtetit të vendit ka gjasa të ndodhë të dielën në orën 12:00. Një ose dy orë më vonë, në rezidencën presidenciale, Presidenti që po largohet, Gjorge Ivanov planifikon të dorëzojë detyrën e Pendarovskit, i cili praktikisht në mesnatë, midis 12 dhe 13 maj, do të fillojë detyrën e presidencës, pas fitores së 5 majit. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thekson se po presin të kalojnë të gjitha afatet për ankesat ndaj zgjedhjeve në KSHZ dhe ndoshta në Gjykatën Administrative. Ai tha se shpreson që më së voni deri ditën e diel…
Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit të Prizrenit. Dëshmitarë të rastit kanë thënë për mediat vendore se një vetura ka goditur një motoçikliste. Në fotot e dërguara në redaksi, shihet motoçiklistja e lënduar e shtrirë në tokë. derisa kalimtarët janë ofruar për t’i dhënë ndihmë. Për aksidentin janë njoftuar ekipet policore dhe ato mjekësore të cilat kanë dal në teren menjëherë.
Dyzetë e dy vjeçari Sh.F. nga fshati Sllatinë e Tetovës, dje (7-maj) ka denoncuar se rreth orës 08 e 45 minuta, në tregun e qytetit në Gostivar, ka qenë i sulmuar fizikishtë nga katër persona nga Shkupi, me të cilët paraprakishtë kanë pasur një zënkë verbale. Punohet në identifikimin e plotë të personave të denoncuar, ku edhe do të thiren në Stacionin policor Gostivar, kurse pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.
Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka gati aktakuzën për rastin e abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi. Kjo prokurori, pritet që të hënën, aktakuzën ta dorëzojë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ndërkohë për rastin, tashmë janë intervistuar edhe dy persona të rinj si dëshmitar. Ata janë kolege të profesorit i cili dyshohet se seksualisht ka abuzuar me viktimën 16-vjeçare nga Drenasi. Dy persona të rinj janë intervistuar lidhur me rastin e abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi. Këta të dy janë mësimdhënës si dhe besohet të jenë kolegë të profesorit SH. XH i cili dyshohet se seksualisht ka abuzuar me…
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 33 vjet burg për tre persona, të arrestuar në 2016-n për shfrytëzimin e një vajzë të mitur. Prokuroria ka kërkuar nga 15 vite burg për Elton Drapin dhe Enea Sinanin, për veprën penale të “Trafikimit të të miturve”. Ndërsa 3 vite burg është kërkuar për Salie Kovaçin për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Ngjarja daton në vitin 2013, kur Melida Lekica në atë kohë vetëm 15 vjeçe, u njoh rastësisht me një prej të pandehurve, Enea Sinanin qe punonte kamarier te bar “New York”. Vjaza i përkiste një shtrese vunerabël, e cila nuk kishte asnjë të…
Operacioni i koduar “I fundit” i policisë italiane që përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm çoi në ekzekutimin e shtatë urdhëresave për paraburgim (gjashtë në burg, një në arrest shtëpiak) me qëllim marrjen dhe riciklimin e parave nga një grup shqiptarësh, nëpërmjet coptimit të makinave. Grupi kishte dy baza, një në Trezzano Sul Naviglio dhe një në Legnano. Policia bën me dije se brenda këtyre serviseve u gjetën copa të së paku tridhjetë makinave, të gjitha të çmontuara. Është vetëm akti i fundit i një hetimi që në 18 muajt e fundit kishte çuar tashmë në arrestimin…
Gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë ka shqiptuar sot dënimin prej 10 vitesh burg për Elfeta Veselin, e cila akuzohej për vrasjen e djalit 12 vjeçar të Slobodan Stojanoviç. Lidhur me këtë rast, Sakib Haliloviç është liruar nga akuzat që rëndonin mbi të se kishte parë vrasjen e 12 vjeçarit dhe s’kishte ndërmarrë asgjë për parandalimin e këtij rasti, shkruan mediumi serb Blic. Bazuar në dëshmitë dhe ekspertizën mjekësore lidhur me rastin, Gjykata erdhi në përfundim se Veseli kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej, shkruan Periskopi Ajo akuzohej se në vitin 1992, në Bosnje kishte torturuar djalin e nacionalistit…
Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu u lanë të lirë nga gjykata e Tiranës. Dy të rinjt ishin arrestuar tetorin e vitit të shkuar, pasi dyshohej se ishin pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal Bajri në Shkodër. Klaudio Hoxhalliu po hetohet edhe për një tjetër akuzë atë të armëmbajtjes pa leje. Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për të rinjtë, të cilët u arrestuan, disa muaj më parë si pjesë e grupit të rrezikshëm Bajri. Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu u liruan nga gjyqtari Sokol Tone më një masë sigurie të lehtë arrest shtëpie. Avokati i të dyshuarve Arbër…

