SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër D.C.(60) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ shkatërrim të pyjeve “ dhe “ uzurpim të patundshmërive”, transmeton Almakos. Gjatë muajit shkurt të vitit 2019 në malin Galicica, nga parcela në pronësi të Republikës së Maqedonisë Veriore i padituri ilegalisht ka prerë një sasi të madhe të druve për ngrohje. Një pjesë e druve janë gjetur dhe konfiskuar nga të punësuarit e policisë pyjore.
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kavajës ka vënë në pranga këtë të mërkurë një trafikant droge. 51 vjeçari me inicialet N.B u kap në flagrancë teksa në cilësinë e provës materiale iu sekuestruarn 27 doza kokainë, 740 mijë lekë të vjetra si dhe 1 mijë euro. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pedonalja”. Operacioni për goditjen e shprëndarjes në doza të vogla të lëndëve të forta narkotike. Sekuestrohen 27 doza Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celulare dhe një automjet. Në pranga një shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Në përmbushje të prioritetit për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë…
Prokurorja e krimit të organizuar Villma Ruskovska njoftoi se tashmë më shumë se dy muaj nga kërkesa për fletëarrest të Nikolla Gruevskit, Interpoli refuzon që ta publikojë, edhe pse në rastet e tjera, me po të njëjtat dokumentacione, ata ju kanë dalë menjëherë në ndihmë. Ruskovska tha se refuzim për publikimin e fletëarrestit ka edhe për ish agjentin Nikolla Boshkovski. Prokuroria tashmë kishte marrë disa dokumente nga Shqipëria lidhur me arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski por jo edhe video inçizimet e kamerave kufitare të sigurisë të cilat pas zvarritjes së përgjigjes ndaj kërkesës së autoriteteve të Maqedonisë, dolën me…
Mbrëmë (rreth orës 22 e 15 minuta, në Stacionin policor në Gostivar, është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në lokacionin ,,Strazhë,, ka ndërruar jetë 37-vjeçari G.D. nga Shkupi, vozitës i autobusit ,,Mercedes,, me targa të Shkupit. “Pasi që me autobusin kanë ndaluar për të pauzuar në lokacionin ,,Strazhë,, dhe për një moment 37-vjeçarit i është përkeqësuar gjendja shëndetsore ku edhe ka humbur ndjenjat, kështu që mjekët nga ndihma e shpejtë e Gostivarit, të cilët kanë qenë të thirrur në ndërkohë, vetëm se e kanë konstatuar vdekjen”, njoftojnë nga policia. Prokurori publik dhe ekipi nga Stacioni policorë Gostivar, kanë kryer…
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, ka thënë për MIA-n se Kroacia do të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për negociata në qershor. Plenkoviq, i cili dje pasdite ishte në vizitë të Brukselit, vendi i të cilit do ta merr kryesimin me BE vitin e ardhshëm, vuri në dukje se zgjerimi do të jetë e lartë në agjendën e vendit të tij. I pyetur nga MIA nëse në Këshillin e ardhshëm të ministrave, në qershor, vendi i tij do të përpiqet të bindë vendet tjera të cilat ende kanë rezerva për fillimin e negociatave,…
Takim i ri mes grupeve të punës të pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për ligjin për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike, duhet të mbahet sot në Ministrinë e Drejtësisë. Takimin e paralajmëroi dje kryeministri Zoran Zaev, duke shfaqur shpresë se do të arrihet marrëveshje për ligjin për Prokurori Publike, pasi janë të numëruara ditët deri në mbylljen e raportit të Komisionit Evropian. Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës deri tani kanë mbajtur disa takime për ligjin për prokurori publike. Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PSP-së, fati i…
Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE në një intervistë për televizionin “Telma” tha se partia e tij nuk ka nevojë për triumfalizëm, por se është në rrugë të mirë. “Ne nuk kemi bazë për triumfalizëm, por shikojmë se po lëvizim në drejtim të mirë. Unë besoj se analiza që LSDM pa partnerët e koalicionit peshon 330 mijë vota është e saktë”. “Duke qenë se jemi në opozitë dhe në koalicion më të vogël, mendoj se jemi në rrugën e duhur. Që nga viti 1991 deri më sot kurrë nuk ka fituar një kandidat nga opozita, pavarësisht se kush është në pushtet”, përfundoi…
Me metoda të zbatuara për mbrojtjen e xhamive në Dubai dhe Stamboll, do të riparohen dëmet e Xhamisë Orta në Strumicë, e cila vlerësohet si një nga lokalitetet më të rëndësishme kulturoro-historike në Strumicë. Sipas drejtorit të “Lidhjes dhe Muzeut Strumica”, Aco Maninski, dëmtimet e objektit do të mbrohen me unaza karboni, që është metodë e rrallë për sanim, e që për herë të parë do të zbatohet tek ne. “Për momentin po kërkohet arsyeja për çarjen e murit, që të mund problemin ta zgjidhim përgjithmonë, e jo përkohësisht”, tha Maninski. Ai tha se qëllimi i riparimit të Xhamisë Orta…
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov ka demantuar lajmin për tërheqjen e tij nga pozita aktuale. Ai, përgënjeshtrimin e këtyre zērave e bëri përmes një statusi në facebook, duke bërē të ditur se do të vijojë të jëtë shef i diplomacisë maqedonase. Zërat për largimin e Dimitrovit u përhapēn sot në media, me ç’rast u aludua se largimi i tij do të ndodh në kuadër tē formatimit të kabinetit qeveritar, që e paralajmëroi kohë më parë shefi i ekzekutivit, Zoran Zaev. Pavarësisht të gjitha spekulimeve, deri tani i vetmi që ka dhënē dorëheqje është Asaf Ademi, i cili një ditë më…
Hamdi Nuhiju Para disa ditësh u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë Veriore ku si president u zgjodh Stevo Pendarovski, kandidati i partive në pushtet, i përkrahur në raundin e dytë edhe nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Blerim Reka. Pendarovski do të jetë presidenti i parë i Maqedonisë Veriore i përkrahur direkt edhe nga shqiptarët dhe përgjegjësia e tij në krahasim me presidentët e tjerë do të janë më e madhe. Temat etnike në Maqedoninë Veriore ende nuk janë përmbyllur dhe konceptet qytetare ose tjera fatkeqësisht nuk po mund që të lëshojnë farat…
Tridhjetë e nëntë vjeçari M.H. nga fshati Përshefcë e Tetovës, dje (6-maj) rreth orës 20 e 45 minuta, ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 09, është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur motra e tij 48-vjeçare Xh.H. Meren të gjitha masat për gjetjen e të humburës.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Klement Balilin, por ai do të vuajë vetëm 10 vite burg, për shkak se më herët organi i drejtësisë ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Më 8 prill Prokuroria kërkoi 18 vite burg në total për Balilin, por mesditën e së martës, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 15 vite burg për Klement Balilin, i etiketuar edhe si Eskobari i Ballkanit. Për të katër akuzat trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, Balili i…

