Author: Hamdi Kumanova

Stevo Pendarovski është i kënaqur me mënyrën se si shkoi balotazhi dhe me votat e marra në raundin e dytë që e bënë president.Por pak minuta pasi është mbyllur procesi i votimit dhe shifrat flasin për të, ai gjen kohë që për Radiotelevizionin Publik Shqiptar të bëjë një analizë edhe të raundit të parë. Padyshim nuk e fsheh dot që atmosfera në stafin tim këtu në zyrat qëndrorwe të LSDM është më mirë se në raundin e parë pasi ishim disi të surprizuar për pjesmarrjen e paktë në atë raund, por sot u duk që në mëngjes vrulli i votimit…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të “Gazetës zyrtare” të Maqedonisë së Veriut, para studentëve të Fakultetit Juridik, sot i prezantuan shërbimet publike që i ofron ky institucion shtetëror. Sipas përfaqësuesve të saj, prioriteti i “Gazetës zyrtare” është që të jetë më afër publikut, të organizojë legjislacionin kombëtar, aplikimin e tij, të informojë dhe edukojë qytetarët e vendit tonë. Përfaqësuesja e NP “Gazeta zyrtare” e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jasna Sazdovska, gjatë prezantimit, rëndësi të veçantë i kushtoi sistemit elektronik të kësaj gazete. Sipas saj, sistemi elektronik mundëson që në mënyrë më të mirë, më të shpejtë dhe më efikase t’i gjejmë ligjet dhe…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër D.D.(17) nga fshati Brvenicë, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve zyrtare në sferën e sigurisë”, transmeton Almakos. Me 07.04.2019 rreth orës 02.00 në Tetovë, para një lokali në rrugën “ 29 nëntori “ i padituri në mënyrë agresive është sjell me zyrtarët policor që kanë qenë duke kryer detyra zyrtare.

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur padi penale kundër S.R.(22) dhe M.S.(20), dytë nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ dhunë “, transmeton Almakos. Me 24.04.2019 në Prilep në rrugën “Tetori” në një aksident trafiku paraprak, të paditurit fizikisht e kanë sulmuar S.Sh.(52) nga Prilepi.

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër S.T.(53) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos. Me 04.05.2019 rreth orës 04.00 në rrugën ‘Partizani’ në Ohër ai është parë duke pirë marihuanë. Në mënyrë shtesë gjatë kontrollit të kryer në bazë të urdhrit gjyqësor, në veturën e tij “Opel Insignia” dhe në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë si dhe më shumë lëndë të lidhura me veprën penale.

Lexo më Shumë

Pas sekuestrimit të sasive të drogës që trafikonin anëtarët e grupit të “brezi i gjelbër” mes tyre kanë nisur dhe kërcënimet me jetën e fëmijëve. ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dosjen me përgjimet që çuan pas hekurave 20 persona ndërsa 6 prej tyre janë ende në kërkim. Më 24 nëntor 2018 policia e Sarandës ka sekuestruar 32.35 kg canabis dhe një BMW x5. Në këto përgjime rezulton se Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj kërcënojnë me jetë Mikel Jorgjin, pasi rezulton se Jorgji kish qenë lidhja e tyre me disa pjesëtarë të grupit nga Tepelena. “Nesër shoku im bjerë i cik atë…

Lexo më Shumë

Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua sot nga agjencitë e lajmeve të Maqedonisë e Veriut dhe Greqisë, AIM dhe “ANA-MPA” me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes dy mediumeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë për luftën kundër lajmeve të rreme. Marveshjen e nënshkruan drejtorët e AIM dhe “АNA-MPA”, Dragan Antonovski dhe Mihalis Psilos, ndërsa mori pjesë edhe zëvendës drejtori i AIM, Halid Ajdini. “Pas zhvillimeve pozitive në marrëdhëniet në mes dy vendeve, gjegjësisht pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës thellohet bashkëpunimi mes dy shteteve dhe tani erdhi koha për të dyja agjencitë ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski i bëri thirrje Komisionit Anti-korrupsion të hetojë disa raste të dyshimta të korrupsionit të funksionarëve aktual të Qeverisë së LSDM. “Ju bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë, dhe në të njëjtën kohë i mbështesin që Anti-korrupsioni të hetojë rastet për korrupsion të mundshëm në Qeverinë e LSDM-së. Të rikujtojmë se Fondi për inovacione kishte ndarjen më kriminale të grandeve para 10 muajve. Dhjetëra firma të afërta me Qeverinë fituan grande në vlerë prej disa miliona eurove. Arsovski përmendi rastet ku tv përfshirë janë Koço Angjushev, Hari Llokvenec, Cvetanka Laskova, Goran Todorov, Aleksandar Semenpeev. “Prokuroria për të…

Lexo më Shumë

Pavarësisht fitores të kandidatit të saj, Stevo Pendarovski në zgjedhjet presidenciale, Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar, por edhe në organet e partisë. Vetë kryeministri Zaev, ka bërë me dije se nuk është i kënaqur nga rezultati në zgjedhjet presidenciale, pasi partia që ai drejton, tek elektorati maqedonas ka shënuar humbje, ndërsa votat e shqiptarëve ishin vendimtare në fitoren e Stevo Pendarovskit, për president të Maqedonisë së Veriut. “Nga këto zgjedhje, të gjithë duhet të nxjerrim mësim. Ne kemi marr mesazhin se disa persona nga radhët tona duhet të ulen në tokë dhe të gjithë të…

Lexo më Shumë

Me 07.05.2019 në ora 01.00 në rrugën lokale nga fshati Lipoviq i Poshtëm për në fshatin Lipoviq i Epërm, Komuna Konce, në vendin e quajtur “Skokot”, vetura e tipit “BMV 320” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga P.P.(19) nga fshati Rakitec, komuna Konce, ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë njëri prej dy bashkëudhëtarëve në veturë, i cili është dërguar në Spitalin Klinik “8 shtatori” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Radovish.

Lexo më Shumë

Me 07.05.2019 në ora 07.50 në udhëkryqin nga rruga “Skoevska” dhe rruga “Radishan” në Shkup, vetura e tipit “Folksvagen AP” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga V.S.B.(45) nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin N.K.(83) nga Shkupi, transmeton Almakos. Gjatë aksidentit është lënduar rëndë N.K. dhe me veturën e njëjtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë