Author: Hamdi Kumanova

Në seancën e 144-t të Qeveris së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), bëhet e ditur se është formuar Grup punues për prezantimin e RMV-së në ITU Telecom World 2019. Sipas Qeverisë, Grupin punues do e udhëheqë Damjan Mançevski, Ministri për shoqëri informative dhe administratë. Qeveria e vendit, këtë ngjarje e konsideron si një mundësi për promovimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja në RMV, në sferën e telekomunikacionit dhe sektorit IT, dhe kyçjen e vendit me partnerë në fushën e digjitalizimit në shkallë globale. Në seancën e sotme të rregullt, gjithashtu bëhet e ditur se ekzistojnë kushte dhe pritshmëri…

Lexo më Shumë

Më datë 15 korrik rreth orës 17.00, në rrugën lokale në fshatin Gradec, vetura e tipit ,,Mercedes,, me targa të Gjermanisë, të cilën e ka drejtuar një 50 vjeçar nga Gradeci, ka aksidentuar biçiklistin I.S. (48) nga i njëjti fshat. Ngjarjen e konfirmojnë nga policia nga ku njoftojnë se biçiklisti i lënduar I.S. është dërguar për asistencë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës. Nga policia poashtu njoftojnë se është kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë masat për zbardhje të rastit .

Lexo më Shumë

Një banor i fshatit Gradec është privuar nga liria për shkak se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Kamjan. Nga SPB Tetovë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhje të rastit. “Pjestarët e policisë e kanë privuar nga liria, dhe ndaluar në Stacionin policorë Tetovë, një 53-vjeçar nga fshati Gradec, për arsye se të njëjtën ditë, rreth orës 14 e 15 minuta, e ka prishur rendin dhe qetësisnë publike, me të shtëna me armë zjarri në fshatin Kamjan të Tetovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Drejtorët e MEPSO-s dhe ELEM-it dhe “Rrugët e MAqedonisë”, janë pjesë e zyrtarëve të lartë që do të propozohen për shkarkim në seancën e sotme qeveritare, njoftoi kryeministri Zaev duke njoftuar se, duke filluar sot fillon një procedurë për shkarkimin e drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve mbikëqyrëse dhe të menaxhimit në institucionet shtetërore.

Lexo më Shumë

Hetime për një funksionar të BDI-së, dërgoi para në Amerikë për vrasjen e El Chekës! Sheqerim Ahmedi i njohur si El Cheka ka denoncuar te organet e drejtësisë amerikane përgatitjen e një atentati ndaj tij, thonë burime të Gazetës Lajm. Sipas këtij burimi, porositës i atentatit është një funksionar i lartë i BDI-së, i cili muajin e kaluar ka qëndruar 2-3 ditë në Çikago, ku edhe jeton El Cheka. “Informacionet ende të pavërtetuara zyrtarisht, thonë se El Cheka dyshon që funksionari në fjalë i BDI-së u ka dhënë, ose u ka premtuar para disa shqiptarëve që jetojnë në SHBA, e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë me gazetarët në Qeveri ka shpalosur listën e emrave të funksionarëve të shkarkuar nga postet e drejtorëve, kryetarët dhe anëtarët e bordeve si dhe funksionarë të tjerë. Kjo masë vjen pas ndërrimit të ministrave. Ja konferenca e plotë ku shpalosen emrat: https://youtu.be/Zbqa6BFFgoY

Lexo më Shumë

Fushat kyçe në të cilat Brukseli dëshiron të shohë zhvillim deri në vjeshtë, nëse duam dritë jeshile për fillimin e bisedimeve në tetor janë reformat në gjyqësor, sundimin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, tha ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar dhe porositi se nuk do të hyjmë në BE, por duhet ta pranojnë Unionin në vendin tonë, njofton Portalb.mk. “Vendimi për datën duhet të miratohet, por vendi vetëm se e ka filluar rrugën drejt BE-së me skriningun sqarues, ndërkaq ajo do ta shkurtojë kohën kur të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Është e domosdoshme të vazhdoni me…

Lexo më Shumë

Pesë persona kanë marrë lëndime të lehta në pesë prej gjithsej 10 aksidenteve gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Ndërsa nëë pesë aksidente ishin shkaktuar dëme materiale. Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe përjashtuar nga komunikacioni 33 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë të cilët e ngisnin automjetin nën ndikimin e alkoolit, 20 para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit, një fillestar, si dhe tri automjete të dëmtuara teknikisht, 12 automjete të paregjistruara dhe një automjet për mbingarkesë. Janë sanksionuar edhe…

Lexo më Shumë

Organizata Botërore Tregtare (OBT) e njeh progresin të cilin e bëri Republika e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejtë integrimit botëror tregtar, ndërsa vendi është në rrugën e vërtetë për tregti të hapur, rritje më të madhe ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Këtë e kanë përfunduar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i përgjithshëm i OBT-së Roberto Azevedo në takimin në kuadër të vizitës treditore në OBT në Gjenevë, ku shteti e prezanton Revizionin e dytë të politikës tregtare. Ministri Bekteshi e informoi njeriun e parë të OBT-së për reformat të cilat i bëri vendi,…

Lexo më Shumë

Nuk janë të vërteta shkrimet se Prokuroria Themelore Publike dhe pjesëtarë të MPB-së kanë pasur urdhër për arrestimin e prokurores speciale Katica Janeva në ndërtesën e PSP-së, kanë thënë për A1on burime nga prokuroria, përcjell SHENJA. Sipas burimeve jozyrtare, në një portal dje u publikua lajmi se gjoja është kryer bastisje në shtëpitë e të akuzuarve. Sipas shkrimit Janeva ka arritur të kontaktoj me ish përfaqësues diplomatik të Maqedonisë pjesëmarrës në bisedimet e Përzhinos, ndërsa është dëgjuar edhe me përfaqësues të lart të autoriteteve në Maqedoni, dhe menjëherë pas kësaj urdhri për arrestim është anuluar. Nga Prokuroria janë decid se…

Lexo më Shumë

Derisa nuk ka vendim nga gjykatësi për kryerje të sanksioneve rreth kërkesës së Sead Koçanit për anulim të vuajtjes së dënimit me burg prej katër vjetëve për lëndën “Trust” të PSP-së, konform Ligjit për kryerje të sanksioneve shtyhet shkuarja e i tij në burg. Biznesmeni Koçan sipas aktit udhëzues sot është dashur të paraqitet në vuajtjen e dënimit me burg, pasi që Këshilli gjyqësor të hënën e konfirmoi vendimin e gjykatësit nga Gjykata Penale që të refuzohet kërkesa e Sead Koçanit për anulim të vuajtjes së dënimit me burg. Por, Koçan ka parashtruar kërkesë tjetër për anulim të vuajtjes së…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është kundër drejtësisë. Sipas tyre, Mickoski shqetësohet vetëm për mbrojtjen e Nikolla Gruevskit, duke shtuar se ai është kryetari i vërtetë i VMRO-DPMNE-së. “Bllokimet dhe destruktiviteti i tij nuk do të kenë sukses. Përparimi i shtetit do të vazhdojë, me të ose pa të. LSDM-ja do të bëjë gjithçka që të përmbushet drejtësia”, thonë nga partia maqedonase në pushtet. Ata shtojnë se me ngjarjet e fundit është treguar se sistemi gjyqësor i pavarur dhe drejtësia joselektive janë të mundura në shtet.

Lexo më Shumë