Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënoi qëndrimin e të punësuarve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe anëtarëve të komisionit disiplinor ndaj gazetarëve të cilët sot kanë dashur ta ndjekin seancën në të cilën komisioni duhej të diskutonte për inspektorin Gjorgji Ilievski. Kundër tij është ngritur procedurë disiplinore pasi ai kumtoi informacione për avancimin e kundërligjshëm në titujt shkencor të funksionarëve aktual në pushtet nga radhët e BDI-së. “Prania e gazetarëve dhe opinionit në seancat e këtij lloji është me rëndësi të jashtëzakonshme për të siguruar procedurë korrekte dhe të drejtë, posaçërisht kur ka të bëjë me një…
Author: Hamdi Kumanova
Pas skandalit me arrestimin e Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, ku ishte e involvuar edhe shefja e Prokurorisë speciale, Katica Janeva, pati shumë spekulime dhe informacione kontradiktore lidhur me anëtaren më të njohur të PSP-së, Fatime Fetain. Këto spekulime nuk heshtën as pas pres konferencës së prokurores Lençe Ristevska, e cila tha se prokurorja Fetai është në pushim vjetor, shkruan Gazeta Lajm. Mirëpo spekulimet kanë përfunduar sot, pas kryeministri Zoran Zaev ka bë të ditur se Kuvendit do të propozohet Ligj i ri për prokurorinë publike, e cila do të definojë transformimin e PSP-së, port ë gjithë anëtarët e deritanishëm…
Këshilltarët e Komunës së Strugës kanë theksuar se Kryetari i kësaj komune, Ramiz Merko, po i ikën përgjegjësive, ndërsa kërkesa për delegim të kompetencave drejt Qeverisë nuk përbën bazë ligjore. Ata kanë kërkuar që i njëjti të japë dorëheqje ose të ushtrojë funskionin e besuar nga qytetarët me përgjegjësi. Merko ka vendosur të delegoj kompetencat pasi që ka theksuar se është përballur me presion dhe kërcënime gjatë prishjes së objekteve pa leje.
Sistemi zgjedhor duhet të reformohet edhe atë në debat të hapur në të cilën do të përfshihen edhe partitë më të vogla politike, organizatat civile dhe tërë opinionin, e jo për këtë të vendosin disa parti. Vendi duhet të jetë njësi zgjedhore, pa prag, që do të mundësojë përfaqësim edhe të partive më të vogla politike dhe grupeve të vogla etnike në Parlament, por ato që do të zgjidhen të pavarur gjegjësisht do ta marrin mbështetjen e qytetarëve, vlerëson organizata qytetare Civil – Qendra për liri. Sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme do të ishin vetëvrasje për vendin, për shkak procesit…
Në objektin e ish Shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme, në vijim janë punët intensive për adaptimin e tij për Kopsht fëmijësh, informon Komuna e Gostivarit duke shtuar se, bëhet fjalë për një investim të kësaj komune në vlerë prej rreth 50 mijë euro, me çka do të bëhet rikonstruktim i plotë i objektit në fjalë. Rikonstruktimi i brendshëm dhe i jashtëm do të përfshijë instalimin e ri të rrymës elektrike, banjo të reja, pllaka të reja të qeramikës, sistem i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit, si dhe do të bëhet zëvendësimi i dritareve të vejtra me dritare me…
Gazetari Zoran Bozhinovski ka dhënë versionin e tij lidhur me rastin “Zhvatja” që ka skandalizuar Prokurorinë Speciale, pas dyshimeve për implikimin e mundshëm të kryeprokurores speciale, Katica Janeva. “Unë çka e dij, Zoran Milevski – Kiçeec në periudhën kur ka nisur kontaktet me Boki 13 ka qenë i punësuar tek Orce Kamçev në spitalin “Sistina”. Kamçev kishte kërkuar nga Kiçeec që ti bëj një kontakt me Boki 13 dhe se kjo më pas ka ndodhur. Porosia e Kamçevit ka qenë që të sigurohet liria e tij përmes Boki 13, i cili atëkohë dhe më vonë ka pasur kontakte të afërta…
Në Maqedoninë e Veriut , në vitin akademik 2018/2019 janë regjistruar gjithsej 53677 studentë, që do të thotë se numri është zvogëluar për 5.7% në krahasim me vitin akademik 2017/2018. Nga ata 56,6% apo 30 352 janë studentë të gjinisë femër, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Numri më i madh i studentëve apo rreth 87% janë regjistruar në universitetet shtetërore, derisa 12,4% e tyre në ato private. Në vitin e parë të studimeve, në vitin akademik 2018/2019, janë regjistruar 13 931 studentë apo 26% (këtu përfshihen dhe studentët e vitit të dytë, tretë dhe që kanë humbur…
Autoritetet e Komunës së Çairit në bashkëpunim me stacionin policor Bit Pazar mëngjesin e kësaj të premteje, kanë realizuar aksion për largimin e shitësve ilegal që kanë qenë të vendosur nëpër troturare. Aksioni në fjalë nga autoritettet njoftojnë se është realizuar në dy lokacione këtu në Çair dhe në Bit Pazar. TVM2 ishte në vendin e ngjarjes derisa inspektorati i tregut me ndihmën e policisë po zbatonin aksionin për largimin e shitësve ilegalë . Këta të fundit, të revoltuar hodhën në kazanët e plehrave dhe në rrugë prodhimet e tyre në shenjë proteste ndaj këtij aksioni. E derisa shumica e…
Mbrëmë rreth orës 22 e 10 minuta, në rrugën ,,Borçe Jovanovski,, në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga Stacioni policor në Gostivar, e kanë arrestuar një 45-vjeçar nga Gostivari, për arsye se siç thonë nga policia, i njëjti është sillur në mënyrë agrsive, i ka fyer dhe poshtëruar pjesëtarët e policisë, të cilët kanë qenë në detyrë. Nga SPB Tetovë njoftojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të pasojë edhe parashtresë adekuate.
Në rrugën ,,Borçe Jovanovski,, në Gostivar, dje rreth orës 15 e 30 minuta, një 16 vjeçare nga Gostivari, e cila ka qenë duke drejtuar skuter, e ka aksidentuar një këmbësore të moshës 35 vjeçare nga fshati Negotinë e Pollogut. Kështu bëjnë të ditur nga policia nga ku njoftojnë se e lënduara, për asistencë mjekësore është dërguar në Spitalin e Gostivarit. Nga SPB Tetovë thonë se janë ndërmarrë të gjitha masat për përcaktimin e shkakut dhe rethanave tjera lidhur me këtë aksident.
Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se adresa më e mirë për takimin e liderëve të partive politike është zyra e tij. “Nuk dua të nënvlerësoj ftesën e kryeministrit, por mendoj se takimi i liderëve duhet të mbahet është zyra e kryetarit të shtetit”, deklaroi Pendarovski për Radio Evropa e Lirë, duke komentuar dështimin e takimit të paralajmëruar të liderëve partiakë.
“Rritet realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti”, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, gjatë kontrollit të sotëm të rikonstruimit të rrugës rajonale Rankovc – Kriva Pallankë. Ai tha se gjatë periudhës së kaluar, janë investuar mbi një miliardë euro në investime kapitale në pjesën e rrugëve, hekurudhës dhe ndërtimit të rrjetit gazsjellës, duke shtuar se është prioritet kryesor i Qeverisë “Korridori 8 është me rëndësi kyçe për shtetin tonë. Hekurudha nga Kumanova deri në Belakovc duhet të përfundojë deri nga fundi i këtij viti ose fillimi i vitit të ardhshëm,…

