Author: Hamdi Kumanova

VMRO-ja ka lëshuar një deklaratë ky ngritet pikëpyetja se nëse prokurorja Katica Janeva është e përfshirë në rasti Zhvatja pse nuk gjendet në paraburgim. Edhe një herë opozita thekson se vendi është viktimë e “oktapodit kriminal të kryesuar nga i faluri Zoran Zaev”. Qytetarët e Maqedonisë janë viktima të LSDM-së që përhapin tubacionet e tyre penale në çdo pjesë të jetës së qytetarëve. Duhet të ketë një arsye pse asnjë prokuror nuk dyshohet në rast Zhvatja pavarësisht rrëfimit të Vilma Ruskoska se në dëshmitë të cilat i posedon prokuroria dëgjohet edhe një person tjetër, prokuror?. A është ky prokuror Katica Janeva,…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë sot në mëngjes ka rritje të frekuentimit të automjeteve. Koha e pritjes për dalje nga shteti është 30 deri 45 minuta, kumton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për dalje dhe hyrje nga shteti. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, shton LAMM. Dje pritej tre deri në katër orë për hyrje në Greqi për shkak kryerjes së ngadalshme të formaliteteve kufitare në anën greke, ndërsa hapësira ndërkombëtare ishte e mbushur me automjete deri në anën e Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kryeprokurori duhet të jetë njeri i deleguar nga BE-ja dhe që të gjithë prokurorët e përfshirë në krim të largohen nga organi ndjekës. “Në krye të kësaj prokurorie publike duhet të jetë një prokurorë i shteteve të BE-së me çrrastë do të jetë një garanci më tepër për prokurori të pavarur dhe me besueshmëri nga të gjitha subjektet politike por edhe qytetarët. Vlerësojmë se në mënyrë urgjente qeveria duhet të krijoj kushte që të reformohet këshilli prokurorial dhe ai gjyqësorë dhe të tërhiqen të gjithë ata prokurorë që kanë qenë pjesë dhe janë aktualisht…

Lexo më Shumë

Komuna e Ohrit deklaron se deri tani nuk është dërguar ndonjë kërkesë zyrtare deri në Qeveri lidhur me marrjen ose dhënien e ingerencave në një sferë të caktuar të punës së vetëqeverisjes lokale. Ata presin që së bashku me Qeverinë përmes një qasjeje të planifikimit dhe strategjisë do të zgjidhin të gjitha rekomandimet e UNESCO-s dhe se ato do të korrigjojnë gabimet e kaluara që pretendojnë të jenë bërë nga autoritetet e mëparshme. “Qëllimi i seancës së radhës të Komitetit të Trashëgimisë Botërore për të hequr më në fund rrezikun e vendosjes së rajonit të Ohrit në listën e zonave…

Lexo më Shumë

Ka humbur jetën një banor i Haraçinës, ja se si ishte verzioni i MPB-së për këtë rast: Më datë 19 korrik 2019 rreth orës 21:30 në SPB Shkup, G.R. (38) nga fshati Haraçinë ka denoncuar se e ka gjetur babain e tij N.R (68) në një puset në afërsi të shtëpisë së tij në Haraçinë. Mjeku ka konstatuar vd.ekjen pa shenja dhu.në, ndërsa pas urdhrit të Prokuroit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obdu.ksion. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-sw, Hristijan Mickoski e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se në konferencën e djeshme për shtyp në të cilën ai paraqiti planin për PSP-në duhet të përfshihet edhe Prokuroria Publike, me të cilën ai vetëm konfirmoi kontrollin e drejtpërdrejtë që LSDM ka në punën e këtyre i quajtur “Prokuroria ruskoska”, përcjell “Telma”.> Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE vazhdon të punojë në propozim ligjin e saj për Prokurorinë Publike, qëllimi kryesor i së cilës është të sigurojë drejtësi për të gjithë. Ai shtoi se ka spekulime të ndryshme rreth vendndodhjes së prokurores speciale në dorëheqje, Katica Janeva, e cila edhe atë…

Lexo më Shumë

Tre deri në katër orë pritet për hyrje në Greqi për shkak të formaliteteve kufitare në anën greke, ndërsa hapësira ndërkombëtare pothuajse është ngjitur me automjetet nga ana e Maqedonisë. MPB bën të ditur se në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka ngecje dhe kalimi në kufi është pa probleme, por ka ngecje nga ana greke.

Lexo më Shumë

Burime nga Brukseli nuk përjashtojnë mundësinë që BE të ndihmojë proceset që kanë të bëjnë me reformat në drejtësinë e vendit. Ky lajm vjen pas dështimit të PSP-së në Shkup. BE-ja nuk përjashton mundësinë e dërgimit të një misioni mbikqyrës dhe asistues në Maqedoninë e Veriut pasiqë Brukseli ka drojë se vendi do të mund të shkojë drejt një krize më të thellë. Ky mission i BE-së do të ishte i përqëndruar tek prokuroria special që do të ishte edhe një support i fuqishëm për këtë institucion që po përballet me bariera të ndryshme nga strukturat politike.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se ndarja shkrirja e PSP-së në Prokurorinë Publike në njëfarë mënyre praktikisht është e pranueshme dhe kjo është një nga ato mundësi që ofrohen. Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për propozim ligjin e ri për Prokurorinë Publike, njoftoi se detajet duhet të analizohen dhe pastaj partia do të dalë me vërejtje konkrete. Lidhur me propozimin e kryeministrit Zoran Zaev, duke iu referuar prokurores Vilma Ruskovska që drejton prokurorinë, Arsovski tha se një ide e tillë për ta nuk është e pranueshme. “Zoran Zaev edhe një herë konfirmoi bashkëpunimin midis LSDM-së, atij dhe…

Lexo më Shumë

Në intervistën e parë pas zgjedhjes si presidente e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përsëriti angazhimin e saj ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Ata janë fqinjët tanë”, tha Fon der Layen, përcjell “Deutsche Welle”. Në një intervistë për revistën “Spiegel”, Ursula von der Leyen tha se do të angazhohet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërisë, sapo vlerësohet se këto dy vende i kanë përmbushur kriteret. Fon der Leyen të martën u zgjodh si gruaja e parë në historinë e kreut të Komisionit Evropian. Gjatë fushatës së shkurtër…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kabineti i tij kanë ndërmarr masa për përforcimin e efikasitetit dhe sigurisë në zbatimin e agjendës transparente e përbërë nga takime, ngjarje dhe komunikime. Siç ka bërë të ditur qendra për komunikim e Qeverisë, është duke u avancuar procedura për caktimin e takimeve dhe për realizimin e bisedimeve në Kabinetin, me qëllim që të sigurohet nivel i lart i kontrolleve dhe mbrojtje të komunikimeve të kryeministrit. Si pjesë e masave për siguri dhe kujdes komunikimet telefonike dhe digjitale në kuadër të Kabinetit të kryeministrit janë ndryshuar një pjesë e pajisjeve teknike, përfshirë…

Lexo më Shumë

Prokuroria e re mund të nis nga fillimi lëndën “PERNADORIA”, ka porositur prokurorja Vilma Ruskoska, e cila duhet të trashëgojë Katica Janevën në PRokurorinë e re në të cilën do të shkrihet PSP-ja. Ajo ishte mysafirë në emisionin “Stadion” të Kanal77 ku potencoi se vlerëson që rasti “Reket” do të ndikojë në rastin e PSP-së “Pernadoria”. Për ligjin e ri ajo u shpreh se është e surprizuar pasi ka mësuar nga gazetarët i cili mbrëmë u prezantua nga vetë kryeministri Zoran Zaev. Për informacion se për prokuroren speciale në dorëheqje Katica Janeva ekziston masë sigurie “S”, që e kishte thënë…

Lexo më Shumë