Policia rrugore në Shkup, duke filluar nga mbrëmë, ka kryer kontrolle veprimi për zbulimin e shoferëve që vozisin nën ndikimin e alkoolit, por edhe për sanksionimin e vozitësve që vozisin me shpejtësi të madhe. Në periudhën prej 6:00 deri në orën 24:00 të 20 korrikut, gjatë kontrollit për zbulimin e shoferëve që vozisin me shpejtësi të lartë, u konstatua se 38 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në një zgjidhje, ndërsa janë zbuluar edhe 108 shkelje të tjera të rregullave në komunikacion. Gjatë periudhës nga ora 20:00 të 20 korrikut deri më ora 01:00 të 21 korrikut, gjatë kontrollit për shkeljet të…
Author: Hamdi Kumanova
Në një aksion të policisë është arrestuar një ish drejtues i strukturave te policisë. Njoftimi është bërë publik gjatë ditës së djeshme. Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar ish-shefin e Stacionit policor të Tetovës Rauf R., pasi në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të SPB së Tetovës, janë gjetur armë të ndryshme që personi në fjalë i ka poseduar pa leje. Bastisja e shtëpisë së ish-shefit të Policisë së Tetovës, ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarëve të afërt të tij, të cilët, paraprakisht i ka kërcënuar me jetë. “Në bazë të urdhrit gjyqësor, mbrëmë në…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga atje thonë se është rritur intensiteti i komunikacioni jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për hyrje në vendin tonë pritet rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/
Në Universitetin e Tetovës, ka filluar afati i parë i regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2019/20. Për më shumë ndiqeni linkun e më pshtëm https://sites.google.com/unite.edu.mk/regjistrimet/home?fbclid=IwAR34llbYq3OUdRs6cE7a8Me1RSkIwzPR-hxDindWopXYaTTBrULPHEg9aqY
Mitsotakis është një politikan me përvojë dhe me siguri ia mendon të mirën vendit të tij dhe fqinjëve, si dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit, thotë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistë të publikuar në televizionin grek “Alfa”, të realizuar në Shkup, njofton korrespodentja e AIM-së nga Athina. Ai thekson se, në varësi të asaj se si një person e sheh marrëveshjen, mund të thotë se është e mirë apo e keqe, por shpreh bindjen se të gjithë do të shikojnë të ardhmen dhe nuk do të ketë kthim mbrapa. “Kam ndjekur me kujdes…
Prokuroria Publike Themelore (PPTH) nuk ka kërkuar masë e posaçme hetimore, për Katica Janevën.> Prokurorja publike, Vilma Ruskovska, në një intervistë për “Kanal 77” hodhi poshtë deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se Janeva ka ndalesë për të dal jashtë shtetit. Ajo tha se prokuroria nuk e ndjek atë. Siç sqaroi, është dhënë urdhër për ekspertizë të telefonit të konfiskuar të Janevës, për të cilën Ruskovska beson se do të mbarojë deri ditën e hënë, por ende nuk e kanë gjetur telefonin e saj të dytë. “Nga ana e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion nuk është kërkuar…
Një qytetar i Shkupit ka ndërruar jetë dje si rezultat i një goditjeje elektrike gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në shtëpinë e familjes në fshatin Kuçkovë në Shkup. “Në stacionin policor Gjorçe Petrov, dje është paraqitur se rreth orës 12:05 në fshatin Kuçkovë, M.R. (74) nga Shkupi, gjersa po tërhiqte në shtëpinë e tij, ka rënë dhe ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e tij si shkak nga goditja elektrike. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjeri iu është dorëzuar familjes.
Vrima në rrugë, asfalt jo i rrafsh dhe mungesa e mundësisë për t’u ndalur me makinë në korsinë ndihmëse. Ky është imazhi ekzistues i autostradës Tetovë – Gostivar që është gjithashtu një nga rrugët më të frekuentuara në vend. Për të kaluar nëpër këtë pjesë, qytetarët paguajnë 60 denarë në një drejtim, ndërsa në këmbim shfrytëzojnë autostradë që është në gjendje të keqe. Sipas të dhënave nga NP “Makedonija pat”, trafiku mesatar vjetor ditor i kësaj autostrade në vitin 2017 ka qenë 13.087 automjete. Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore thekson se vitin e kaluar, për herë të parë, është…
Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se po përpiqet për pajtim, ndërsa për vërejtjet e OBRM-PDUKM-së se pajtimin e shohin si një amnisti për kryeministrin Zaev dhe të tij, Pendarovski tha se nuk ka ndërmend të amnistojë Zaevin ose miqtë e tij të ngushtë nëse ata kanë kryer krim. “Unë edhe atëherë në ato biseda që kishim në disa forume informale, e përcolla qëndrimin tim dhe nuk është aspak e vështirë për mua të them tani dhe publikisht, nëse kjo është problem, dyshoj se prapa pajtimit unë shikoj amnisti për Zaevin dhe të bashkëpunëtorët e…
Portali shqiptar “Balkanweb.com” botoi një artikull në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku prokurorja speciale e dorëhequr Katica Janeva lidhet me lëndën e prokurorisë publike “Reket” (Shantazhim), në të cilën, si të dyshuar u arrestuan dhe u paraburgosën Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski-Kiçeec për shantazhim të supozuar të biznesmenëve, njofton META. Titulli i artikullit thotë: “Foto / Ja biznesmeni i cili ishte shantazhuar nga prokurorja Maqedonisë”, ndërsa në përmbajtjen e artikullit sqarohet rasti “Reket” dhe mënyrën në të cilën të dyshuarit e kanë shantazhuar biznesmenin Jordan Kamcev dhe të tjerët, ndërsa sipas këtij mediumi, në emër…
Mbrëmë në Ohër, polica me urdhër të Prokurorisë Publike ka konfiskuar një moto skaf dhe objekte tjera, në lidhje me rastin “Haraçi”, njofton “MKD”. Më herët portali “Skopje1” duke u thirrur në burimet e MPB-së njoftoi se janë konfiskuar edhe automjete tjera të cilat janë vendosur në “Kazermën” e Ohrit dhe do të qëndrojnë deri në përfundimin e hetimeve për të cilën janë përfshirë. Bëhet fjalë për hetimin e rastit “Haraçi” ku i dyshuar është Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Mileski-Kiçec për zhvatje të parave nga biznesmenët./Telegrafi/
Në intervistën javore për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se deri tash nuk ka arritur të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe pse është vetëshpallur si nikoqir i takimeve të liderëve. Duke folur për dukurinë devijuese në Ohër – ndërtimet e egra, ai ka hezituar të japë një vlerësim, pasi që ende është duke grumbulluar informata, por ka vlerësuar se ajo mund ta bllokojë integrimin në NATO, transmeton Portalb.mk. Pendarovski ka njoftuar se është takuar dhe ka biseduar me të gjithë liderët e partive më…

