Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut posaçërisht në pjesën perëndimore dhe lindore të vendit. Temperatura maksimale në vend pritet të jetë prej 29 deri 38 gradë celsius, njofton Telegrafi Maqedoni. Në Shkup moti pritet të jetë me diell ndërsa gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut, vetëtima dhe erë të përforcuar. Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë stabil dhe me temperatura të larta. Nesër do të ketë erë të përforcuar në drejtim veriore ndërsa temperaturat më të larta pritet të ketë ditën e enjte dhe të…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për media pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së. Ai është shprehur se demokracia në LDK është më ndryshe, duke vlerësuar se procesi është kryer me sukses. “Në LDK demokracia është më e rëndë sesa në partitë e tjera, të harmonizojmë kërkesat e shumta, të shohim shumë vërejtje e sugjerime. Vlerësoj se ky proces është kryer me sukses, qëllimi i këtij procesi ka qenë që LDK-ja të forcohet edhe më shumë, të inkuadrohen njerëz të rinj”, tha Mustafa. Më tutje, Mustafa u shpreh se kanë pasuruar LDK-në nga pikëpamja gjinore…
Së paku pesë persona nga nëntoka e Serbisë kanë blerë tokë në Maqedoninë e Veriut për të rritur kanabis për qëllime mjekësore. Një biznesmen kontrovers ka investuar dhjetëra miliona euro në të mbjella, shkruan gazeta serbe Novosti. Sipas gazetës, kur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, pak më shumë se një vit më parë (prill 2018), u bëri thirrje të gjithëve që kanë para të investuojnë në prodhimin e kanabisit, sepse është fitimprurës, erdhën të parët kriminelët serbë. Së paku pesë persona nga nëntoka, të cilët përmes blerjes direkte, në partneritet me “kolegët” maqedonas, u bënë pronarë të fushave pjellore në këtë…
Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha të diellit. Kryesisht në pjesët veriore dhe lindore do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa lokalisht do të ketë edhe kushte për procese më intensive në formë të motit të keq me erë të përforcuar. Do të fryjë erë e përforcuar, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në pjesët tjera nga drejtimi veriperëndimor. UV=8. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 15 deri në 25 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëviz prej 25 deri 38 gradë.
Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq theksoi se nëse Maqedonia e Veriut nuk e ekstradon ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, atëherë kjo nënkupton se ky vend nuk respekton të drejtën ndërkombëtare. Ai tha se kryeministri Zoran Zaev ka thënë se do të respektojë të drejtën ndërkombëtare, që do të thotë se do ta ekstradojë. “Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se do të respektojë të drejtën ndërkombëtare, që do të ekstradimin e tij në duartë e organeve serbe. Kjo nëse nuk ndodhë, do të shohim se çfarë do të bëjmë më tej, nuk dua të prejudikojë”, ka thënë…
Shumë qytetar vendosën që ditët e fundjavës ti kalojnë në disa vendet turistike, si Ohër, Strugë, Mavrovë, me çka kishte rritje të intensitetit të komunikacionit në magjistralen perëndimore. Sipas të dhënave nga kryerja e pagesave në pikë pagesën e Gostivarit më 1 dhe 2 gusht kanë kaluar mbi 50 mijë automjete. Që tu iket radhëve dhe pritjeve të gjata policia njofton për masa të veçanta ditën e diel dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm dhe durimtar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. “Pritet që numri më i madh i qytetarëve që shkojnë në vendet turistike të…
Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Shentop, në një atmosferë vëllazërore e priti në vizitë zyrtare, në Pallatin Bejlerbej, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin. Me këtë rast kryetari Gashi e falënderoi Kryeparlamentarin turk për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk. Kryeparlamentari Mustafa Shentop, i cili me origjinë është nga Maqedonia e Veriut, i garantoi kryetarit Gashi se mbështetja e Republikës së Turqisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të mungojë as në të ardhmen dhe se Turqia vazhdimisht do të qëndrojë pranë…
Një 35 vjeçar gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën në plazhin ‘Lagadin’ të Ohrit, i cili pas kërcimit Liqenin e Ohrit ka goditur kokën në gurë nënujor. Në orën 20:00 është denoncuar se në Ohër në plazhin ‘Lagadin’, D.L nga Shën Nikolla ka kërcyer në liqen dhe me kokë ka goditur në gurë që është gjendur në ujë, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga lëndimet e marra, gjatë bartjes për në spital, personi D.L ka humbur jetën. Siç njofton MPB, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Ohër, ndërsa me urdhër të prokurorit Publik trupi i të…
Ka vazhduar aksioni policor kundër përdoruesve dhe tregtarëve të lëndëve narkotike në rajonin e Pollogut. Nga kontrollet e kryera, autoritetet policore në makinat e shoferëve nga ora 16 deri ne këto momente kanë arritur të kapim dhe privojnë nga liria së paku 8 persona. Siç mëson Alsat nga burime të veta gjatë kontrollit policor janë kapur kryesisht lëndë të tipit narkotik, marijuane, kokainë dhe kokra ekstazi. Alsat mëson se aksioni policor për kapjen e tregtarëve të lëndëve narkotike do të vazhdon edhe ditëve në vijim.
Ish-Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka uruar qytetarët për festën e Ilindenit nëpërmes profilit të tij në rrjetin social Facebook. Ai tha se Maqedonia nuk është pronë personale, të cilën dikush do ta shesë dhe ta përvetësojë. “Republika i përket popullit, sepse sovraniteti buron prej saj dhe sovraniteti rrjedh në të. Republika e Maqedonisë nuk është në pronësi private në mënyrë që dikush të mund të tregtisë me të, me atributet dhe vlerat e saj. Republika e Maqedonisë nuk është pronë personale për tu shitur. Republika e Maqedonisë nuk është vendi i askujt, kështu që të gjithë mund ta adoptojnë…
Sead Koçan ka kaluar natën në burgun e Idrizovës. Prej sot, ai ka filluar ta vuajë dënimin me burg prej 4 viteve e 8 muajve. Biznesmenin mbrëmë në burg e ka dërguar njësiti “Alfa” me urdhër të gjykatës, pasi është arrestuar në spitalin privat ku ka qenë i shtrirë. Sot në mëngjes, Koçan ka pasur shtypje të lartë të gjakut ndërsa kontrollet i ka kryer në burg, ku edhe ka marrë injeksion. Sead Koçan nuk arriti ta bind gjykatën se shëndeti i tij është në rrezik dhe si pasojë s’mund të shkojë në burg. Shënimet mjekësore i ka kontrolluar edhe…
Serbia edhe zyrtarisht ka dërguar kërkesë për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i cili u arrestua ditë më parë në pikën kufitare Bllacë. Nga ministria e Drejtësisë thonë se kërkesa e Serbisë të hënën do t’i dorëzohet gjykatës e cila merret me rastin. Për ekstradimin e Morinës në një intervistë për “TV21”, foli ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj. Ai tha se ekstradimi nuk duhet të vij në shprehje pasi siç tha, mund të vij deri te prishja e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Megjithatë, kujtoj se ekstradimi i tij është komplet…

