Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, sot realizoi një takim me drejtorin e Bankës Gjermane KfW, Z. Rene Echeman ku u diskutua për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tanishëm nga Qeveria e Gjermanisë, si dhe për implementimin e projekteve të vazhdueshme ku KfW Banka merr pjesë si partner. Siç njoftojnë nga MJPH, në përpjekjet për një zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit, ministri Nuredini i prezantoi sfidat që janë përpara nesh, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave (riciklimin), stacionet për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbrojtjen e natyrës në rajonin e Ohrit-Prespës. “Drejtori Esheman e konfirmoi gatishmërinë…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Maqedoni të Veriut, Rachel Galloway në rrjetin social ‘Twitter’ në lidhje me aferën ‘Haraçi’ tha se forcimi i sundimit të së drejtës në Maqedoni të Veriut është thelbësor. “Forcimi i sundimit të së drejtës është thelbësor në Maqedoninë e Veriut dhe mundësi që institucionet e pavarura të tregojnë përkushtim ndaj drejtësisë për të gjithë qytetarët”. Ndryshe, gjatë ditës së sotme Këshilli i Ambasadorëve përmes një komunikatë ka shprehur mbështetje për qëndrimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski lidhur me rastin “Haraçi”. “Këshilli i Ambasadorëve i jep mbështetje të plotë presidentit të Republikës Stevo Pendarovski…

Lexo më Shumë

Reagim ndaj pres konferencës së Igor Janushevit nga VMRO-DPMNE VMRO- DPMNE ka ftuar institucionet të zbardhin të gjitha rastet e hapura për funksionarët e tyre, përfshirë edhe ata ku i dyshuar është edhe Janushev dhe pastaj të flet për drejtësi. Vënia e shtetit juridik në baza të shëndosha dhe përgjegjësi për familjarët e manjatëve të regjimit, ka hasur në rezistencë dhe frikë në oborrin e shtrenjtë se secili do të përgjigjet për atë që ka bërë. E qartë është lidhja e VMRO-DPMNE-së me kriminelët dhe manjatët e formuar nga regjimi i Nikolla Gruevskit të cilët tentojnë të prishin shtetin juridik…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme formon ekip operativ i cili, siç citon, pa kompromis do të punojë në luftën kundër  krimit dhe korrupsionit me qëllim që të jetë e kënaqshme drejtësia dhe të ketë përgjegjësi të tërësishme për të gjithë të cilët kanë marrë pjesë ose kanë ndihmuar  krimin dhe korrupsionin  në të kaluarën dhe tani. Me ekipin operativ do të udhëheq zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Qeveria e filloi seancën e 149 të rregullt me sjellje të vendimit për formim të ekipit operativ i cili përmes qasjes së koordinuar pa kompromis do të…

Lexo më Shumë

Për rreth dy gradë është rritur temperatura e Liqenit të Ohrit, të Prespës dhe të Dojranit sot pasdite në raport me atë të mëngjesit. Sipas matjeve të fundit të DPHM në orën 13:30, temperatura e ujit në Liqenin e Ohrit është 26 gradë, ndërkaq në mëngjes ishte 23,5, në Liqenin e Prespës është 27, ndërkaq ishte 25,5, përderisa në Liqenin e Dojranit paraqet 30,8 gradë, ndërkaq ishte 29. Siç thonë nga Sektori hidrologji, Liqeni i Dojranit është më i nxehtë për arsye se ngrohet më lehtë. Prej këtej, është e natyrshme të ketë temperaturë më të lartë.

Lexo më Shumë

Miku i Zoran Zaevit, Boki Trediçi e di cili gjykatës,  kur është kujdestar,  i cili nuk do të paraqitet dhe  cili do të vjen  në vend të tij dhe çka është më e rëndësishme e di se ç’farë vendime do të sillen nga ana e gjykatave. As Boki, as Kiçeec nuk kanë mundur  ta dinë se si do të zhvillohen procedurat para gjykatës, çka do të ndërmerr gjykata,  ndërsa çka prokuroria, kur dhe kush do të lirohet, ndërsa kush do të përfundojë në burg, nëse për atë direkt  nuk kanë marrë informacion nga kreiu i pushtetit, kush i ka koordinuar…

Lexo më Shumë

Nga Gjykata Penale njoftojnë se me kërkesë të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, dhe pas shqyrtimit të fakteve, është vendosur që të dyshuarve në rastin “Reket”, Bojan Stojanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec tu vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë.

Lexo më Shumë

Prokurorja speciale Lile Stefanova, sot në Prokurorinë Themelore Publike ka dëshmuar në lidhje me rastin “Haraçi”. Pas përfundimit të marrjes në pyetje që zgjati rreth pesë orë, ajo nuk sqaroi shumë para gazetarëve. Stefanova tha se para prokurorit publik ka thënë gjithçka që di në lidhje me rastin e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Jam e vetëdijshme për interesin e madh të opinonit dhe pikat e ndijshme të rasteve ‘Haraçi’ dhe ‘Perandoria’. Gjithçka që mund të them, e ndava me ju të premten në komunikatë. Kam ardhur këtu në ora 09:00, deri tani si dëshmitare. Gjithçka që di për këtë rast…

Lexo më Shumë

Shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Norvegjisë, admirali Hakon Brun-Hansen sot qëndroi në Ministrinë e Mbrojtjes ku u takua me nikoqirin e tij shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski dhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Në takim me ministren Shekerinska, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ishte treguar gatishmëria nga ana e Norvegjisë për ndarjen e përvojës së tyre dhe mbështetje të vendit tonë në rregullimin e standardeve të NATO-s dhe tranzicionin e përgjithshëm drejtë Aleancës. Ministrja Shekerinska u falënderua për ratifikimin nga ana e Norvegjisë të protokollit…

Lexo më Shumë

Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, akuzon kryeministrin Zoran Zaev, për presion politik. Sipas, Bexhetit, I gjithë presioni ka filluar, pas një telefonate që ka pasur Zoran Zaev me Blerim Bexhetin me 17 korik të këtij viti, ku Zaev, ka kërkuar nga Bexheti që të ndikojë tek anëtarët e Këshillit gjyqësor për shkarkimin e një kryetari të gjykatës. Ai, thotë se menjëherë pas kësaj bisede telefonike, ka pasur vendimi I Komisionit për Antikorrupsion, ku iniciuar padi penale. Kreu I komunës, Blerim Bexheti, ka filluar procedurën juridike deri tek Prokuroria Publike, për ngritjen e padisë penale për anëtarët e Komisionit…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deri tek Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka dorëzuar kërkesë që të analizohet tërë rasti lidhur me gjoja involvimin e tij në investimin e kompanisë në Kumanovë për çka e akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilat ai tani më i përgënjeshtron dhe me qëllim, siç tha, të konfirmohen faktet. Sipas tij, qëllimi i serisë së dezinformatave, gënjeshtrave dhe  të pavërtetave të dhëna periudhën e fundit nga ana e partisë politike VMRO-DPMNE, është që të diskreditohet personaliteti i tij për gjoja pjesëmarrje në hapjen e një biznesi në Kumanovë, investim i ri…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri sot përmes një konference ka shpalosur kërkesat e partisë së tyre lidhur me krizën e krijuar dhe rrënimin e sistemit të drejtësisë. “Sistemi i drejtësisë dhe politika qeveritare janë në lidhje të fortë me veprimet korruptive kriminale dhe joligjore. Rasti “Reket” ka godit shpresën e qytetarëve për një sistem drejtësie të pavarur që do të rikthente besimin tek qytetarëve dhe që do të ishte konform vlerave euroatlantike”, theksoi Aziri. Sipas tij, këto veprime nxisin shumë dilema dhe enigma, se mos vallë edhe në raste të tjera të Prokurorisë Speciale, për arsye të ndryshme…

Lexo më Shumë