Miku i Zoran Zaevit, Boki Trediçi e di cili gjykatës, kur është kujdestar, i cili nuk do të paraqitet dhe cili do të vjen në vend të tij dhe çka është më e rëndësishme e di se ç’farë vendime do të sillen nga ana e gjykatave.
As Boki, as Kiçeec nuk kanë mundur ta dinë se si do të zhvillohen procedurat para gjykatës, çka do të ndërmerr gjykata, ndërsa çka prokuroria, kur dhe kush do të lirohet, ndërsa kush do të përfundojë në burg, nëse për atë direkt nuk kanë marrë informacion nga kreiu i pushtetit, kush i ka koordinuar dhe menaxhuar aktivitetet me organet e gjyqësisë.
A mendon në menaxhim të tillë Boki kur thotë se ka ditur gjithçka dhe se janë së bashku në lojë?
Boki është vetëm kryerësi i një sistemi më kompleks dhe më të madh, i cili është menaxhuar direkt nga kreu i pushtetit, në të cilin ka bashkim të drejtpërdrejtë mes kreut të pushtetit ekzekutiv, gjykatave dhe prokurorisë.
Maqedonia nuk ka absolutisht kurrfarë përfitimi nga hipokrozia e Zaevit dhe thirrjet e rreme për drejtësi, në realitet edhe ai dhe Katica Janeva i pastrojnë gjurmët. Jo rastësisht në këtë muaj edhe Zaev ka ndërruar telefonë dhe protokolle, duke u nxjerrë nga skandali me komedianët ukrainas, ndërsa Katica ka humbur dhe formatonte telefonë dhe kompjuterë.
Një muaj PP hesht dhe në vend se t’i ndjek porositësit në rastin Reket pushojnë. Katica Janeva, pa të cilën dëgjuam nga bisedat e publikuara në La Verita dhe nuk do të ishte i mundur reket milionësh, në vend se në paraburgim shetitet nëpër plazhe.
Ruskovska me mosveprimin e Janevës mundësoi me mosveprimin e saj mundësi që Janeva të shkatërrojë dëshmi dhe të ndikojë në dëshmitarë.
Ruskovska duhet të mbajë përgjegjësi për lëshimet dhe hapësirën që ia hapi Janevës, por edhe për të përzierit tjerë të ndikojë në dëshmitarë dhe shkatërrojnë dëshmi.
Janeva dhe PSP janë vegla përmes së cilës është kryer reketi, e cila pa mbështetje direkte nga pushteti nuk do të ishte e mundur. Boki 13 dhe Zoki Kipeec janë vetëm kryerës të zakonshëm. Për atë hetimi duhet të zgjerohet deri te kreu i pushtetit.
Ruskovska dhe PP nuk guxojnë të luajnë me drejtësinë.
Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së



