Reagim ndaj pres konferencës së Igor Janushevit nga VMRO-DPMNE
VMRO- DPMNE ka ftuar institucionet të zbardhin të gjitha rastet e hapura për funksionarët e tyre, përfshirë edhe ata ku i dyshuar është edhe Janushev dhe pastaj të flet për drejtësi.
Vënia e shtetit juridik në baza të shëndosha dhe përgjegjësi për familjarët e manjatëve të regjimit, ka hasur në rezistencë dhe frikë në oborrin e shtrenjtë se secili do të përgjigjet për atë që ka bërë.
E qartë është lidhja e VMRO-DPMNE-së me kriminelët dhe manjatët e formuar nga regjimi i Nikolla Gruevskit të cilët tentojnë të prishin shtetin juridik të mos sillet ligj për Prokurorinë publike, të rrezikohet eurointegrimi i vendit dhe të shpëtojnë nga përgjegjësia.
Derisa LSDM dhe Zoran Zaev janë luftëtarët për drejtësi, VMRO-DPMNE dhe Mickoski mbrojnë kriminelë, bashkëpunojnë me manjatë dhe individë të nëntokës.
Nëse Mickoski, Janushev dhe VMRO-DPMNE më të vërtetë janë për drejtësi, atëherë le të thirrin në përgjegjësi dhe ndriçim të të gjitha lëndëve dhe hetimeve.
Mickoski, Janushev dhe VMRO-DPMNE le të ftojnë të zbardhen lëndët Titanik, Fortesa, Target, Transportuesi, TNT, Titanik 2, Fortesa 2, Dhuna, Trezor, Toplik, Tenderë, Tarifa, Tanku, Trust, Treqind, Total, Trajektorja, Talir, Perandoria, Shërbimet e huaja, Aktor, Liderë, Tarifa 2, Transportuesi 2, Perandoria 2, Harmonia, Stacionet bazë, Dhuratë dhe raste tjera.
I inkurajojmë institucionet shpejtë të veprojnë në zbardhjen e plotë, të gjithë aktorët nga e para deri në fund të cilët janë të involvuar në këtë rast të bartin përgjegjësi.
Qendra për komunikim pranë LSDM-së.



