Shefi i Shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Norvegjisë, admirali Hakon Brun-Hansen sot qëndroi në Ministrinë e Mbrojtjes ku u takua me nikoqirin e tij shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski dhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Në takim me ministren Shekerinska, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ishte treguar gatishmëria nga ana e Norvegjisë për ndarjen e përvojës së tyre dhe mbështetje të vendit tonë në rregullimin e standardeve të NATO-s dhe tranzicionin e përgjithshëm drejtë Aleancës.
Ministrja Shekerinska u falënderua për ratifikimin nga ana e Norvegjisë të protokollit për anëtarësim të vendit tonë në NATO si dhe me mbështetjen e deritanishme dhe shprehu bindje se e njëjta do të thellohet. Ishte sjellë përfundim se bashkëpunim rajonal është instrument i rëndësishëm në krijimin e stabilitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të vendeve. Në atë drejtim ishte nënvizuar se anëtarësimi në NATO e përforcon bashkëpunimin rajonal me çka bashkëpunimi i vendeve skandinave ishte theksuar si një nga shembujt më të suksesshëm në botë, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Gjatë takimit zyrtar, gjenerali Gjurçinovski ka shfaqur falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ana e armatës norvegjeze dhe gjatë kësaj ka shprehur shpresë për zgjerim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe gjetjen e formave të reja të bashkëpunimit në periudhën e mëtutjeshme.
Admirali Brun-Hansen, bashkëpunim e deritanishëm shumëvjeçar me armatën tonë e ka vlerësuar si të rëndësishëm, pas çka ka shfaqur bindje se me anëtarësimin tonë në NATO do të avancohen edhe format e bashkëpunimit bilateral ushtarak.
“Gjatë takimit, delegacioni nga Mbretëria e Bashkuar, ishte njoftuar me procesin e transformimit të Armatës, Pjesëmarrjen në operacionet paqësore, përdorimin e kapaciteteve të PA Krivollak për aktivitete ushtruese, ndërsa bisedohej edhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral mes të dy armatave”, shtohet në kumtesë.
Admirali Brun-Hansen i cili e kryeson delegacionin e Forcave të armatosura të Norvegjisë në vizitën zyrtare dyditore të vendit, gjatë qëndrimit, do të realizojë takim me presidentin Stevo Pendarovski dhe do të vizitojë një pjesë të komandave dhe njësiteve të Armatës të stacionuara në kazermën Ilinden, mes të cilave edhe Njësitë Task Force Ballkanike, ku do të njoftohet me misionin dhe detyrën e tyre.
Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar bashkëpunim shumë të mirë me Forcat e armatosura të Norvegjisë, e cila para së gjithash është shumë e rëndësishme nga pjesëmarrja e ekipit tonë mjekësor, i cili mori pjesë në kuadër të spitalit norvegjez polak nga viti 2008 deri në vitin 2012 në Mejmana, Afganistan. Mbretëria e Norvegjisë e donoi Spitalin polak të manovrimit i cili është në përbërje të Armatës sonë, pajisjes së sofistikuar për mbrojtje të lidhjeve telekomunikuese, materialit mjekësor dhe pajisje kompjuterike, si dhe mentorimin dhe mbështetje financiare të projektit “Lepeza” dhe Qendrës rajonale për marrëdhënie me publikuan, shtohet në kumtesën e Ministrisë.



