Me 16.02.2019 në ora 00.15 në eterin e fshatit Fshati i Ri, Strumicë, janë gjetur nëntë emigrant nga Pakistani të cilët janë shkarkuar nga vetura e tipit “Audi” me targa nga Kumanova, transmeton Almakos. Pas masave të ndërmarra në ora 00.30 në Radovish në lidhje me këtë rast është ndaluar vetura e udhëhequr nga M.V.(21) nga Velesi. Kundër personit është ngritur padi penale dhe iu është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh.
Author: Hamdi Kumanova
Me 17.02.2019 në ora 02.30 N.D.(25) nga Kumanova ka lajmëruar se rreth orës 02.15 në një klub nate në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Kumanovë është sulmuar fizikisht nga P.M., transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 17.02.2019 rreth orës 04.00 në Veles në rrugën “Alekso Demnievski”, I.D.(21) nga Kumanova pas shkeljes së rregullave të komunikacionit është sjell në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, transmeton Almakos. Personi është arrestuar në Stacionin Policor në Veles dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 16.02.2019 rreth orës 20.30 afër traut në Gradsko, nga ana e zyrtarëve policor është hetuar vetura e tipit “Ford Galaksi” ku ka pasur emigrant, ku para Negotinës shoferi e ka lëshuar veturën ku janë gjetur 13 emigrant nga Siria, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 17.02.2019 në ora 02.15 para një lokali në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë është prishur rendi publik nga ana e M.J.(22) nga Tetova dhe Z.Z.(52) nga fshati Fallisht, transmeton Almakos. Personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 16.02.2019 rreth orës 14.50 në fshatin Radanje, Komuna e Karbincit për shkak të prishjes së raporteve familjare është shkaktuar një zënkë verbale dhe pastaj edhe një përplasje fizike midis vëllezërve M.M.(36) nga fshati Radanje dhe Q.M.(34) nga fshati Ebepli, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 16.02.2019 në ora 07.30 S.A.(28) dhe M.N.(28) dytë nga Shkupi kanë lajmëruar se rreth orës 05.30 para një lokali në rrugën “Anastas Mitrev” në Shkup, janë sulmuar fizikisht nga ana e tre personave, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 16.02.2019 në ora 17.25 S.A.(39) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 16.50 në autobusin e JSP nr.50 derisa ka qenë duke kryer kontrollimin e biletave së bashku me kolegun e tij B.J. ia kanë kërkuar biletën T.P. i cili fizikisht i ka sulmuar kontrolluesit, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate e tregon gjendjen shëndetësore të personave që ndodhen në spital nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë në të cilën humbën jetën 15 persona, njofton Portalb.mk. “Për momentin, në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori” janë të hospitalizuar 18 pacientë. Tre prej tyre gjenden në gjendje kritike, ndërkaq 15 të tjerët janë në gjendje të rregullt shëndetësore dhe po kurohen. Një pacient dje është lëshuar për mjekim shtëpiak”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ata gjithashtu thonë se në Klinikën e Shkupit ndodhen 6 pacientë, prej të cilëve 3 janë në Klinikën për Anestezion, Reanimin dhe Mjekim Intensiv – dy…
Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova pas zgjedhjes së saj në Konventën e kësaj partie tha se nuk është nacionaliste, por ithtare e sundimit të së drejtës. Ajo ka folur edhe për marrëdhëniet me shqiptarët, duke thënë se familja e saj në Ohër ka kumbari me familje shqiptare. “Jam e lindur në Ohër, në një shtëpi turke, ndërsa nga mosha ime 10 vjeçare, vëllai im ka kumbar shqiptar. A mundet që dikush të rritet në ambient të tillë dhe të jetë nacionalist”, theksoi Siljanovska- Davkova. Aj foli edhe për historinë familjare duke thënë se babai i saj…
Pasi që VMRO-DPMNE zgjodhi për kandidate për president profesoreshën universitare Gordana Siljanovska – Davkova, LSDM tashmë e ka radhën për të përzgjedhur kandidatin e saj. Nga kjo parti kanë hapur konkurs për kandidaturat, ndërsa në lojë janë disa emra. Siç mëson INA, Radmilla Sheqerinska është një kandidaturë e mundshme që do të dal përballë kandidaturës së VMRO-DPMNE, por nuk përjashtohen edhe emra të tjerë. Po ashtu nga kjo parti theksojnë se LSDM tashmë po shqyrton listën e kandidaturave apartiake, për të përzgjedhur një kandidat për garën presidenciale. Në kalkulimet e kësaj partie ende janë Oliver Spasovski, Nikolla Dimitrov, Stevo Pendarovski…
Nesër në Gjykatën Penale Shkupi 1 duhet të fillojë gjykimi për lëndën “Talir” të PSP-së për financimin ilegal të partisë VMRO-DPMNE. Të akuzuar janë ish kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinoski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingaroska, që vjet e pranoi fajin dhe u dënua me kusht. PSP thotë se të akuzuarit ilegalisht kanë fituar së paku 4.6 milion euro, e më pastaj i kanë organizuar ato para të paguhen në xhirollogarinë e partisë nëpërmjet pagesave në emër të ndryshëm. Ata akuzohen për…