Me 16.02.2019 në ora 00.15 në eterin e fshatit Fshati i Ri, Strumicë, janë gjetur nëntë emigrant nga Pakistani të cilët janë shkarkuar nga vetura e tipit “Audi” me targa nga Kumanova, transmeton Almakos.
Pas masave të ndërmarra në ora 00.30 në Radovish në lidhje me këtë rast është ndaluar vetura e udhëhequr nga M.V.(21) nga Velesi. Kundër personit është ngritur padi penale dhe iu është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh.