Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska pret që deputetët për një kohë sa më të shkurt të miratojnë ligjet me të cilat mundësohet reformat në fushën sociale. “Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, nëpërmes Qeverisë ka kaluar paketën e ligjeve reformuese me të cilat jam shumë krenare. Ato janë në procedurë kuvendore. Pres që Kuvendi në kohë sa më të shpejtë në interes të qytetarëve dhe të varfërve t’i votojnë, sepese ato njerëz, të cilët votuan deputetët para dy viteve, presin jetë më të mirë”, tha Carovska. Nga MPPS vlerësojnë se me reformën sociale 400 mijë njerëz do…
Author: Hamdi Kumanova
“Blerja e makinave për Ndihmën e Shpejtë ka përfunduar dhe presim që deri në fund të muajit të arrijnë 12 makina, të cilat do të vendosen në gjithë shtetin, ndërsa më shumë në Shkup. Me vendim të qeverisë do të marrim tetë furgonë nga Ministria e Bujqësisë, të cilët kanë qenë të destinuar për qëllime tjera, por do të mund të përdoren si mjete për ambulancën”. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se me tetë furgonët pritet të plotësohet numri i shërbimeve të Ndihmës së Shpejtë në gjithë shtetin. Filipçe tha se problem nuk janë…
“Liri për Feta Alimin” është motoja e protestës të thirrur për të premten në Shkup. Organizatorët theksuan se protesta do të fillojë nga Sheshi Skënderbeu dhe do të përfundojë tek kompleksi i gjykatave. “#PROTESTË #LIRI PËR FETA ALIMIN Të nderuar vllëzër dhe motra,ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestën gjithpopullore që do të mbahet ditën e Premte në ora 14:00 në Shkup. Vendtakimi do të jetë tek Sheshi Skenderbeu dhe do të marrshojmë deri tek Gjykata. Ta ngrisim zërin e arsyes për të gjitha rastet e montuara politike,të kërkojmë drejtësi dhe liri për të gjithë të pafajshmit të dënuar nga…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me zv/kryeministrat, Bujar Osmani dhe RadmillaShekerinska dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të qëndrojë në vizitë dyditore në Bruksel, njofton Portalb.mk. Kryeministri dhe delegaiconi do të realizojnë takime me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, JohanesHan dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Gjithashtu, Zaev gjatë kohës së kësaj vizite në Bruksel do ta udhëheq sesionin e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociacion, në të cilën do të shqyrtohet zhvillimi i vendit tonë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Aktivitetet e Komisionit Evropian në Bruksel…
Dogana në vendkalimin kufitar në Tabanoc në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme ndaluan kontrabandimin e rreth një kilogramëve heroinë. “Më 13 mars 2019, rreth orës 13:30, në vendkalimin kufitar Tabanovc gjatë kontrollimit të një autobusi zviceran që po udhëtonte në relacionin Strugë – Bern, në rreshtin e fundit të ulëseve, nën karrigen afër dritares, u gjet një çantë me dy pako të shtypura që përmbanin rreth 500 gramë heroinë. Heroina iu dorëzua Ministrisë së Brendshme për veprime të mëtejshme”, thuhet në kumtesën e Doganës së Maqedonisë së Veriut. Javën e kaluar u ndalua kontrabandimi i një sasie droge edhe në…
Përveç presidentit Gjorge Ivanov, në të njëjtën ndërtesë në Vodno, dy banesa i ka blerë edhe kunati i tij. Në kontrollin e detajuar të të dhënave për parcelën kadastrale deri tek e cila ka ardhur Televizioni 24 me kërkesë për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, thuhet se në afërsi të djalit të Ivanovit jetojnë edhe kushëririt e tij, njofton Portalb.mk. Në katin e dytë ku ndodhet edhe banesa më e madhe e Ivanovit, kunati ka blerë banesë me madhësi prej 109 metër katrorë, ndërkaq banesa e dytë është me madhësi prej 96 metra katrorë. Të dy…
Thuajse një muaj pas publikimit të udhëzimit zyrtar për përdorimin e emrit të ri të Maqedonisë – Maqedonia e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme, ende nuk e ka përkthyer në gjuhën shqipe të njëjtin edhe pse madhësia e të njëjtit është një faqe e formatit A4, njofton Portalb.mk. Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka informuar mediat maqedonase me formën e saktë të përdorimit zyrtar dhe ndërkombëtar të emrit të ri të shtetit, në bazë të ndryshimeve kushtetuese të cilat kanë hyrë në fuqi që nga 12 shkurti i këtij viti. Udhëzimi është vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërkaq deri më tani si mediat…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguan ndaj arrestit të ish-kryetarit të Komunës së Karposhit dhe liderit të partisë së OQM-së, Stevço Jakimovski dhe tetë personave tjerë. “Arrestimi i lideri të partisë opozitare një muaj para zgjedhjeve presidenciale nuk është gjë tjetër veç se një presion i ashpër politik dhe ndjellje të frikës dhe panikës nga Zaevizmi i cili po humb”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook. Ai shkruan se deri më tani nuk ka pasur asnjë aksion kundër krimit për cilindo person nga pushteti, ndërsa përsëri ngelim vendi më robëruar nga korrupsioni në Evropë. “Shihet qartë fushata…
Profesori nga Beogradi, Velimir Abramoviq, pretendon se Sllobodan Millosheviq është gjallë. Krimineli serb, Sllobodan Millosheviq është gjallë dhe jeton në Rusi. Kështu pretendon profesori nga Beogradi, Velimir Abramoviq. Sipas tij, Milosheviqi ishte profil ideal për periudhën transitore midis komunizmit dhe nacionalizmit. “Ku është Millosheviqi dhe Mira, ky çift bashkëshortor. Millosheviqi asnjë fjali gabim nuk e ka thënë . Por debatoi me disa dëshmitarë, është tallur dhe ka shkuar në Rusi. Pse ku është Millosheviqi ndoshta është në Pozharevc, kush e ka bërë atë obduksion, kush i ka konstatuar të gjitha këto. Kuptohet e forcat e mëdha duhet ti mbrojnë njerëzit…
Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka stopuar ndërtimin e minaresë së xhamisë së Ali Pashës në qendër të Ohrit. Inspektorët e kësaj drejtorie në një raport të tyre kanë shkruar se ka parregullsi dhe lëshime në procesin e ndërtimit, ashtu që janë shqiptuar edhe dënime në adresë të investitorit, informon INA.Zvonimir Nikolovski, udhëheqës i sektorit për prevenim dhe mbikqyrje të trashëgimisë kulturore tha për TV24 se investitori nuk i është përmbajtur vendimit për konservim të këtij objekti gjatë procesit të meremetimit dhe ndërtimit. Xhamia daton nga shekulli 15 dhe se duhet të ndërtohet minareja me gjatësi prej 32 metrave.Shoqata…
Administrata e presidentit Tramp ka dorëzuar propozim-buxhetin për 2020 përmes të cilit parasheh zvogëlimin e mjeteve për programet ndërkombëtare të radios Evropa e Lirë, edhe ate për 22 për qind.Me këtë përfshihet heqja e tre shërbimeve, ku përfshihet edhe shërbimi në gjuhën maqedonase dhe ai malazez. Me këtë buxhet janë paraparë më pak mjete edhe për Zërin e Amerikës dhe Radion Azia e Lirë. Buxheti do të zvogëlohet në 87 milionë dollarë, për dallim që për këtë vit ishte 124 milionë dollarë. Megjithatë vendimin e jep Kongresi i SHBA, i cili vendos rreth buxhetit shtetëror. (INA)
Me 17.03.2019 në ora 18.55 në rrugën ‘Selaniku’ në Manastir një veturë e panjohur drejtuar nga një person i panjohur e ka goditur këmbësorin S.T.(4) nga Manastiri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Almakos. S.T. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.