Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka stopuar ndërtimin e minaresë së xhamisë së Ali Pashës në qendër të Ohrit. Inspektorët e kësaj drejtorie në një raport të tyre kanë shkruar se ka parregullsi dhe lëshime në procesin e ndërtimit, ashtu që janë shqiptuar edhe dënime në adresë të investitorit, informon INA.
Zvonimir Nikolovski, udhëheqës i sektorit për prevenim dhe mbikqyrje të trashëgimisë kulturore tha për TV24 se investitori nuk i është përmbajtur vendimit për konservim të këtij objekti gjatë procesit të meremetimit dhe ndërtimit. Xhamia daton nga shekulli 15 dhe se duhet të ndërtohet minareja me gjatësi prej 32 metrave.
Shoqata maqedonase “Vetëdija” tashmë dy vite po proteston kundër meremetimit të kësaj xhamie, duke e lënë vetëm si objekt muze pa minare. (INA)
Data 05.10.2026
Aktuale
- Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme/ Kryeministri Pedro Sanchez dorëzohet përballë protestave masive që përfshinë vendin
- Presioni në rritje: Protestuesit kërkojnë miratimin e ligjit për Specialen, çfarë do të ndodhë në Kuvend?
- LSDM: Dy vjet e gjysmë të Mickoskit sollën izolim dhe largim nga BE-ja dhe rënie të ekonomisë së vendit
- Zhegrova impresionon italianët, mediumi i njohur i thur elozhe numrit 10
- Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit
- Ukraina po krijon “Starlink”-un e saj, Zelensky zbulon projektin: Po zhvillojmë edhe raketa të vogla
- Google shpall “luftë” ndaj profileve të rreme dhe përmbajtjeve me AI, ja çfarë ndryshon në kërkime
- “Shoku Manush, armiqtë do të thonë se ‘Ramiz Alia i pastroi kundërshtarët’, në intervistat e Dr. Pashkos te ‘Zëri Amerikës’, ka plot gjepura…”!/ Debatet e Ramiz Alisë në plenum, 7 korrik ‘90


