Me 25.03.2019 në ora 09.00 në Stacionin Policor në Gazi Babë, Xh.F.(61) nga fshati Inxhikovë, Shkup, ka lajmëruar se nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij B.F.(25), transmeton Almakos. Po merren masa për gjetjen e personit.
Author: Hamdi Kumanova
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër S.R.(21) nga Agino Selo për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale vjedhje, transmeton Almakos. Në periudhën nga nëntori i vitit 2018 deri me 24.02.2019 në eterin e fshatit Agino Selo, afër fshatit Rrahmanli, nga depot në pronësi të M.S. dhe R.K. ka kryer prerje pa leje të druve prej bagremit.
Me 25.03.2019 në ora 07.00 zyrtarët policor pas aktiviteteve të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera në rrugën Maksim Gorki në Prilep e kanë arrestuar S.S.(38) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 237 nga Kodi Penal dhe S.S. nga ana e gjykatësit kompetent iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Almakos. S.S. është i dyshuar për vjedhje të kryer me 24.03.2019 në një shitore në rrugën “Bregu i 1 majit” në Prilep ku duke e kërcënuar të punësuarën ia ka vjedhur paratë nga qarkullimi ditor.
Me 24.03.2019 rreth orës 02.30 në Stacionin Policor në Berovë është lajmëruar se është shkaktuar një zjarr në shtëpinë në pronësi të Z.M.(56) nga fshati Rusinovo, Berovë, në momentin kur kanë qenë duke fjetur anëtarët e familjes, transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa nga zjarri është djegur në tërësi shtëpia. Zjarri, me ndihmën e fqinjëve është shuar nga ekipi i zjarrfikësve në Berovë. Është kryer kontroll nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Berovë dhe inspektori për zjarre nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Me 25.03.2019 në ora 10.40 është lajmëruar se në drejtimin rrugor nga fshati Goshincë për në fshatin Llukarë, Komuna e Likovës, në anën e majtë të rrugës, është shkaktuar një zjarr, transmeton Almakos. Ekipet e Ekonomisë së Pyjeve janë duke ndërmarr masa për shuarjen e zjarrit, ndërsa nga Qendra për menaxhimin me krizat kanë informuar se janë aktivizuar edhe avion për shuarjen e zjarrit në këtë regjion.
Me 25.03.2019 në ora 05.30 në vendkalimin kufitar ‘Aerodrom-Shkup’, gjatë kontrollit është konstatuar se letërnjoftimi francez i I.P.(25) nga Kosova ka qenë i falsifikuar, transmeton Almakos. Ai është arrestuar në Stacionin Policor, pas së cilës ka dhënë të dhëna tjera për veti, gjegjësisht se është I.V.(24) nga Kosova. Më vonë është dorëzuar te inspektorët nga Qendra Regjionale për punë kufitare Veri për procedurë të mëtutjeshme.
Këshilltari i Presidentit Erdogan, Sabri Demiri është dekoruar nga Republika e Kosovës me titullin “Ambasador i Vullnetit të Mirë”. Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dekoratën ja dorëzoi Ambasadori Avni Spahiu, më që rast shfrytëzoi rastin që edhe njëherë ta falënderoi përzemërsisht z.Demiri për punën dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Ankara të Turqisë.
Me 25.03.2019 në ora 12.20 në autostradën Nënë Tereza- qarkorja e qytetit të Shkupit, pas rrethit për në Stajkovci, vetura e tipit “BMV” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.S.(33) nga fshati Straçincë, Shkup ka dal nga rruga dhe është përplasur me dru, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar shoferi të cilit iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vend ngjarje nga ekipi i SPB Shkup.
Me 25.03.2019 rreth orës 06.50 në rrugën “Marksi” në Prilep, vetura e tipit “Folksvagen Vento” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga Zh.N.(48) nga fshati Drenovci, Prilep, e ka goditur këmbësorin A.S.(44) nga Prilepi, transmeton Almakos. Nga goditja, A.S. është lënduar rëndë dhe pas ndihmës mjekësore në spitalin në Prilep është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.
Departamenti i mbrojtjes dhe sigurisë pranë Aleancës për Shqiptarët reagon ashpër ndaj moszbatimit të ligjit të gjuhëve dhe injorimit që po i bëhet gjuhës shqipe nga institucionet që dalin nga ministria e mbrojtjes dhe vet ministrja dhe zv. ministri i këtij dikasteri.Në konkursin e organizuar nga ministria e mbrojtjes dhe akademia ushtarake për krijimin e një eseje me titull “NATO dhe UNË” që do ti përkushtohej krijimit të 70 vjetorit të NATO-s dhe para anëtarësimit të Maqedonisë së veriut si anëtare e 30 e organizatës, ministria injoron dhe e shkel ligjin e gjuhës shqipe duke marrë vendim se ky aktivitet…
LSDM-ja dy vite e shkatërroi shtetin. Ekonomine e cila po fundoset, qytetarë të varfër të cilët mezi presin që të largohen nga vendi dhe shteti jofunksional juridik është pasqyra për Republikën e Maqedonisë pas dy viteve pushtet të LSDM-së. Qeverisja e LSDM-së do të mbahet mend për rastet bru.tale të montuara politike, të zbatuara përmes Ruskovskës prokurorisë dhe gjyqësorit të Kacarskës, të cilat në vend se sipas drejtësisë, ndiqnin dhe gjykonin sipas urdhrave të Zaevit. Inkui.zicioni bashkëkohor të cilin e zbatoi Zaevi është turp për shtetin. Ky drejtim vendosi në bu.rg persona të pafajshëm, të cilët pa kurrfarë dëshmi janë…
Gjatë fundjavës së kaluar, disa shenja u vendosën në qendër të Suboticës për ndalimin e pranisë së grupeve të fesë islame. Shenjat ku shihet minarja e xhamisë dhe hëna – simbol i njohur islamik – u vendosën nëpër objekte komerciale te ndryshme. Bashkësisë Islame në Serbi shprehu shqetësim lidhur me atë se si Subotica lejoi të zgjohej në prani të këtyre mesazheve. “Një mesazh i qartë për myslimanët që jetojnë në këtë vend prej shumëkombësh: ndërtesa e tyre e vetme fetare, Xhamia Muhajer, është e padëshirueshme në këtë qytet, dhe me të, anëtarët e islamit të cilët tradicionalisht kanë pasur…