Author: Hamdi Kumanova

Kërkesa e ministrit të Mbrojtjes i Turqisë, Hullusi Akar për arrestim të pjesëtarëve të Organizatës “Feto” (Fetullah Gyleni), të cilët Presidenca e Shqipërisë i shpalli “terroristë”, ka bërë që Kolegji “Jahja Kemal” të jetë në cak të mediave të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), si pjesë e rrjetit “gylenistë”, transmeton Portalb.mk. Ndaj kësaj, sot kanë reaguar nga “Jahja Kemal”, duke thënë se për çdo vit, në periudhën e regjistrimit të nxënësve, nga qendra të caktuara, përhapen akuza dhe shpifje të rrejshme. “Shkollat ​​tona u themeluan me vendim nr.23-2407/1 të Qeverisë së atëhershme të Republikës së Maqedonisë më 16.09.1996. Prej atëherë e deri në ditët…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike përmes një kumtese për media informon se pas studimit gjithëpërfshirës të dokumentacionit të pranuar dhe pas njoftimeve nga organet kompetente në lidhje me tregtinë me foshnja, prokurori publik ka marrë vendim se nuk ka vend dhe nevojë për intervenimin e Prokurorisë. Ata thonë se informacionet që janë raportuar në media janë hetuar dhe sipas tyre, nuk ka dyshime dhe fakte për kryerjen e veprave penale me foshnjat. “Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në dhjetor 2018, pas raportimeve në media, ka hapur lëndë. Mediat raportuan gjetjet e Avokatit të Popullit se ekziston…

Lexo më Shumë

Kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Milorad Dodik, ka thënë se Republika Serbe është shtet i pavarur. Sipas tij, për këtë pavarësi Republikës Serbe i mungojnë “letrat”, për të cilat paralajmëron se për t’i marrë, mund ta shpallë pavarësinë. Dodik shpalljen e pavarësie së Republikës Serbe e ka ndërlidhur me Kosovën. Ai gjatë një interviste për mediat serbe ka thënë se në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë e vet. “Në momentin që Kosova bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Republika Serbe do ta shpallë pavarësinë…

Lexo më Shumë

Me 14.04.2019 në ora 13.15 në vendkalimin kufitar Qafthanë, gjatë kontrollit të pasaportës, personi Z.C.(46) nga Republika e Shqipërisë është vërtetuar se gjendet në stop listën me kërkesën e Interpolit në Shkup, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Strugë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 13.04.2019 rreth orës 21.45 në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë parkimit të furgonit Mercedes me targa nga Shkupi, e drejtuar nga I.S.(49) nga fshati Gllumovë, Shkup, është gjetur një grua pa dokumente për identifikim, transmeton Almakos. Gjatë bisedës me zyrtarët policor ajo ka deklaruar se quhet N.S.(18) nga Kosova. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 14.04.2019 në ora 15.45 në rrugën Vojvodina në Prilep, vetura e tipit “Pezho” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga S.Gj.(50) nga Prilepi, e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga Prilepi, transmeton Almakos. Fëmija është lënduar rëndë dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e qytetit në Prilep. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.

Lexo më Shumë

Ish-deputeti në Kuvendin e Maqedonisë Izet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook thekson se qeveria ka përfitime nga ikja e qytetarëve nga vendi. Ai thotë se me migrimin e qytetarëve, ulet numri i shfrytëzuesve të ndihmave sociale. “Lëvizjet migruese gjegjësisht shtegtimet ekonomike kurbetçare të shqiptarëve të Maqedonisë kanë qen dhe janë të shumta, jo pse rajonet ku jetojnë shqiptarët janë regjione pasive ekonomike, por si rezultat i papunësisë dhe krizës ekzistenciale. Nëse i analizojmë shkaktarët e këtyre shtegtimeve (migracioneve), mundë të konstatojmë se lëvizjet e këtilla në kohën e fundit bëhen nga ndikimi i rrethanave ekonomike”, ka shkruar Zeqiri. Sipas…

Lexo më Shumë

Në sallën e madhe të Komunës së Çairit sot do të promovohet pulla e re postare e Jashar Bej Shkupit. Organizatorë të këtij evenimenti janë Postat e Maqedonisë, Instituti për trashëgimi kulturore dhe Komuna e Çairit. Të pranishëm gjatë këtij momenti me peshë të madhe historike e kulturore do të jenë: drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi, drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve, Skender Asani dhe kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, të cilët do të kenë edhe fjalë rasti.

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Ritmi dhe stili i ndryshimit politik vendoset nga kombet shume më të përparuara se Maqedonia dhe ky është fati joni i mirë; kombe që falë energjisë dhe ndikimit me përmasa të mëdha botrore shkaktojnë imitim edhe tek më të largëtit duke mos lënë në izolim asnje shtetë . Në Maqedoni nga dita në ditë rritet hendeku social mes elitave politike dhe masës së gjërë dhe nuk përjashtohet situata ku Maqedonia te mbetet pa pjesen me vitale te saj , pra rinine. Nga ana tjeter nëse shihen trendet zhvillimore të shkencës nëpër bote, situatën kurrë bota po debaton për…

Lexo më Shumë

Një shofer dhe një bashkudhëtar janë lënduar rëndë, ndërsa nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta në 11 nga gjithsej 24 fatkeqësi të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin e SPB Shkup. Nga komunikacioni janë përjashtuar 77 vozitës, prej të cilëve pesë fillestarë, ndërsa 71 para se të pajisen me patent shofer. Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe 52 automjete, 50 të paregjistruara dhe dy të mbingarkuara. Janë shqiptuar 21 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karotreci” ka larguar 145 automjete. Policia sanksionoi edhe 13 vozitës për kalim në dritë të kuqe, pesë për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve në vendkalim të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në tubimin qendror të LSDM-së në Shkup, ka folur për rezultatet ekonomike të qeverisë së tij dhe ka premtuar se në vitin 2020 rroga mesatare do të tejkaloj shifrat e 500 euro. “Nuk ishte lehtë, por u bashkuam kundër regjimit. Kemi vendosur reforma dhe shtet ligjor. Ne jemi pjesë e NATO-s. Po ecim drejt BE-së, presim që Unioni të vlerësoj rezultatet e reformave dhe gjatë verës të marrim datë për fillimin e bisedimeve. Kemi numër rekord të investimeve prej 624 milionë euro. Papunësia u ul në 19.4 për qind. Rrogën mesatare për një vit e…

Lexo më Shumë

E veja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq Millosheviq është ndar nga jeta në moshën 76 vjeçare. Ajo ka vdekur sot rreth orës 15:30 në Rusi, raportojnë mediat serbe Ajo konsiderohej krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore, nga politikat e të cilit më së keqi e pësuan shqiptarët, boshnjakët e kroatët. Ajo ka lindur më 10 korrik 1942. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë