Author: Hamdi Kumanova

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, ka votuar të dielën në shkollën “Zhviko Brajkovsi” në Butel. Ai ka thënë se këto zgjedhje janë paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë së Veriut. Reka është shprehur optimist se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike. “Sot ditë e madhe, paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë. Besoj se këto zgjedhje do të jenë fer dhe demokratike dhe se me këtë do të dëshmojmë se jemi të gatshëm për integrim drejt BE-së”, ka thënë ai.

Lexo më Shumë

Në Komunën e Zhelinës që gjendet afër qytetit të Tetovës, në zgjedhjet presidenciale për vitin 2019 ku po garojnë Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska dhe Blerim Reka, deri në ora 10 kanë realizuar të drejtën e votës vetëm 429 votues, shkruan Almakos. Në Komunën e Zhelinës të drejtë vote kanë 23.524 persona, ndërsa në kampanjë zgjedhore nuk ka ndihmuar as Albin Kurti nga Lëvizja Vetvendosje për t`i motivuar votuesit për këto zgjedhje. Nëse votuesit deri në ora 10 i kthejmë në përqindje i bie vetëm 1 % të kanë votuar.

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet presidenciale dhe lokale për Republikën e Maqedonisë Veriore dhe për Komunën e Dibrës deri në ora 10 kanë votuar vetëm 561 persona, shkruan Almakos. Edhe përskaj një kampanjë zgjedhore me përkrahje edhe nga Kosova, Lëvizja Vetvendosje për Blerim Rekën dhe AAK me Daut Haradinajn për kandidatin e BDI-së për kreun e komunës, përsëri dibranët kanë vendosur që fjalën përfundimtare ta thuan para përfundimit të orarit të zgjedhjeve. Në përqindje nga gjithsejtë 18.574 votues që kanë të drejtë vote, kanë votuar vetëm 561 persona ose 3 %.

Lexo më Shumë

Votimi për zgjedhjet presidenciale në të gjithë vendin është në rrjedhë e sipër dhe po zhvillohet pa probleme. Në 13 burgjet e Maqedonisë, të drejtë vote kanë 1.640, numri më i madh është në burgun e Shkupit. Kryetari i Komisionit zgjedhor në burgun e Shkupit, Elvis Haidar, tha për AIM-në, se qendrat e votimit ishin të hapura në orën shtatë të mëngjesit dhe votimi po zhvillohet pa probleme. Deri në orën 11:00, kanë votuar 67 të burgosur, ndërsa tre nuk kanë votuar sepse nuk ishin në listën e votuesve. Zëdhënsja e KSHZ-së, Ljupla Guguçevska, në konferencën e sotme për shtyp…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës së Tokës, më 22 Prill 2019 në Tetovë organizohet një aksion i madh pastrimi nga vullnetarë, aktivistë të organizatave të ndryshme që funksionojnë në qytetin e Tetovës dhe me përkrahje të vetë organizatave dhe disa bizneseve private. Grumbullimi i vullnetarëve do bëhet në sheshin Iliria me fillim në ora 12.45, kurse aksioni i pastrimit fillon në ora 13.00. Janë paraparë të pastrohen shtatë zona të ndryshme në qytet, përfshirë qendrën sportive, skejt parkun, dy anët e lumit Shkumbin (nga ura e gurrit deri tek rruga industriale), hapësirat e gjelbërta midis dhe anash bulevarit Iliria, rrënjët e…

Lexo më Shumë

Shoqata “Atlantiku”ka mbajtur një konferencë për media për të përmbledhur aktivitetet që u zhvilluan për vizitën e ish-pjesëtarëve të Batalionit “Atlantiku”, të cilët erdhën në Kosovë 20 vjet pas luftës. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha se kjo vizitë i solli shumë emocione atij. “Kjo vizitë ishte shumë emocionuese për mua, më janë përzier ndjenjat e dhimbjes dhe krenarisë. Historia do të shkruajë për heronjtë e luftës”. “Gjatë gjithë udhëtimit jemi përshëndetur me flamuj të vendosur gjithandej nëpër rrugë. Në luftë gjithkush dha diçka ndërsa dikush dha gjithçka. Është nga mëshira e Zotit që Batalioni “Atlantiku”…

Lexo më Shumë

Në komunat e Tetovës Zhelinë dhe Bogovinë nuk ka të paraqitur të cilët për shkak të sëmundjes sot do të votonin nga shtëpia. “Në komunën e Bogovinës nuk janë paraqitur të sëmurë, prandaj atje sot nuk ka votime”, bëri të ditur kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Bekir Bekiri. Në komunën e Jegunovcit deri në orën 15 kanë votuar 21 persona nga 22 sa janë paraqitur. Në Komunën e Bërvenicës tre persona e kanë realizuar të drejtën e votës. Në komunën e Tearcës kishte gjashtë votues, përderisa në Komunën e Tetovës nga 14 të paraqiturit kanë votuar dy. Në gjashtë komunat…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka dërguar lëndën e Almir Aliut për referim në Prokurorinë e Lartë. Organi i lartë i akuzës në kolegjiumin që duhet mbaj do të shqyrtojë procedurën nga fillimi, duke verifikuar dëshmitë dhe procedurat gjyqësore në përputhje me Ligjin mbi Procedurën Penale. Lënda për vogëlushin nga Kumanova referohet në Prokurori Publike për herë të dytë. Ky veprim i Gjykatës së Apelit vjen pas kërkesës që mbrojtja juridike e familjes Aliu e bëri në gjyqin e shkallës së dytë, për delegimin e kompetencave të Gjykatës Themelore të Kumanovës në Gjykatën Themelore të Shkup. Ekspertët vlerësojnë se Gjykata e Kumanovës…

Lexo më Shumë

Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica” Drejtoria e Doganave dje zbuloi dhe konfiskoi rreth 45 kilogramë drogë. Shoferi dhe bashkudhëtarja e tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogram hashash. Siç informuan sot në pres konferencë nga Drejtoria e Doganave, dje në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me materie të…

Lexo më Shumë

Vaksinim i detyrueshëm, kontrolle të vazhdueshme në teren, veçanërisht në shkollat fillore dhe kopshte për fëmijë, ndalim i të gjitha vizitave në kopshtet e fëmijëve si dhe spitale, si dhe krijimi i mundësisë për vaksinim edhe mbi moshën 14 vjeç në qendrat e shëndetit publik, janë një pjesë e masave që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, pasi Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, të martën shpalli epidemi të fruthit në gjithë territorin e vendit për të parandaluar shtrirjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse. Nga fillimi i këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar katër viktima nga fruthi, kurse mbi 1 mijë…

Lexo më Shumë

Georgi Prvanov, presidenti bullgar nga 2002 në 2012, i kërkoi Bullgarisë dhe Maqedonisë që të arrijnë një marrëveshje tjetër të veçantë vetëm për kryengritjen Ilindenit, e cila “do të përcaktojë historinë e përbashkët”. Këtë e theksoi Prvanov në prezantimin e vëllimit të dokumentuar nën editorialin e tij “Kryengritja Ilindenit e vitit 1903 sipas pikëpamjeve të diplomatëve evropianë”. Ai tha se nuk është kundër fqinjëve që të ndërtojnë një identitet të ri, por se ai nuk do që kjo të bëhet në llogari të bullgarëve. “Me kalimin e kohës, nevoja për një marrëveshje të re politike-diplomatike midis Shkupit dhe Athinës do…

Lexo më Shumë