Author: Hamdi Kumanova

Për shkak të mos plotësimit të kushteve që janë detektuar gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm, Qeveria nesër mund të ngre iniciativë për marrjen e licencave për gjashtë kompani të cilat prodhojnë kanabis për qëllime mjekësore. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk tregojnë se për cilat kompani bëhet fjalë dhe nëse numri i tyre mund të jetë më i madh. Sipas ligjit, licenca mund të rikthehet pas 2 deri në 5 vjetësh, varësisht nga shkeljet e konstatuara. Ministria njofton se, pas përfundimit të inspektimeve të jashtëzakonshme, do të shqyrtohen edhe ndryshime ligjore në bazë të parregullsive të evidentuara. “Pas përfundimit të inspektimeve të…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,24 % në raport me vendimin e datës 16.2.2026. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër. Nga data 24.2.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën 16–22 shkurt 2026, sistemi “Qyteti i Sigurt” regjistroi gjithsej 4.910 shkelje në qytete dhe korridore ku zbatohet ky sistem. Shumica, 4.691 raste, ishin për shpejtësi të madhe, 16 raste për kalim në semafor me dritë të kuqe dhe 203 raste për automjete me leje skaduar. Gjithashtu, u shqiptuan 117 masa “ndalim për drejtim të automjetit”, kryesisht për shpejtësi të madhe. “Për një javë janë konstatuar 4.910 shkelje trafiku përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, prej të cilave 4.691 për tejkalim të shpejtësisë. Në periudhën nga 16.02.2026 deri më 22.02.2026, nga sistemi “Qyteti…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, vlerësoi se Programi katërvjeçar i INOVA-s paraqet hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një ekonomie të bazuar në njohuri dhe inovacion. Në ngjarjen ku mori pjesë edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, Durmishi theksoi se programi përfshin grante, skema bashkë-investimi, mbështetje për digjitalizim, transferim teknologjie dhe gjelbërim të bizneseve. Sipas tij, prioritet mbetet fuqizimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe krijimi i kushteve të favorshme për rritjen e startap-eve inovative në Republika e Maqedonisë së Veriut. “Vetëm përmes inovacionit dhe sipërmarrësisë mund të arrijmë rritje të qëndrueshme ekonomike dhe standard më…

Lexo më Shumë

Tabelat e autobusëve urban të Shkupit, ku shkruan se autobusi duhet të vijë për disa minuta, më shumë shërbejnë si dekor dhe harxhojnë rrymë se sa për informim. Sipas qytetarëve oraret nuk janë të sakta, pasi autobusët vonohen më shumë se gjysmë ore. Sipas qytetarëve, pritjet zgjasin edhe me orë nëse jeton në periferi të Shkupit, e madje në disa fshatra, transporti publik nuk funksionon fare. “Ja tani kush e di se sa kohë do të pres për 19 apo 2-shin. Në tabelë shkruan diçka që për 20 minuta, 16 por jo se di, dhe në ora 13:00 kam caktuar…

Lexo më Shumë

Pas tre orësh në burgun e Shutkës në Shkup, Artan Grubi u dërgua me furgon për në Prokurori për t’u marrë në pyetje. Grubi ishte ndaluar më herët në një pikë kufitare, pasi u kthye vetë në vend pas më shumë se një viti qëndrimi jashtë shtetit. Ndaj tij ishte shpallur fletarrest, pasi kishte lënë Maqedoninë dy ditë para dorëzimit të kallëzimit penal, edhe pse ndodhej në të ashtuquajturën “stop-listë”. Megjithatë, një polic kufitar i kishte lejuar kalimin e kufirit. Hetimi kundër tij udhëhiqet nga Prokuroria e Shkupit dhe lidhet me dyshimet se, si drejtues i një seance qeveritare, ai…

Lexo më Shumë

Më datë 22.01.2026, në orën 23:40, në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, punonjësit policisë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë arrestuar një 16-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Ford” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte i mituri. ​Pas masave të ndërmarra, u konstatua se personi ishte i mitur dhe drejtonte mjetin pa pasur të kryer provimin për patentë shoferi. Me urdhër të prokurorit publik, personi është ndaluar, ndërsa automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

Lexo më Shumë

Gjatë këtij viti mund të priten të paktën 20-30 shërbime plotësisht të digjitalizuara, me përparësi regjistrimin e një të porsalinduri dhe lëshimin e certifikatës së parë të lindjes në më pak se 48 orë nga regjistrimi, shërbime në fushën e energjetikës dhe Fondit për Shëndetësi, si dhe shërbime për kompanitë, paralajmëroi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski. “Pres që gjatë pranverës të fillojmë me një projekt tjetër përmes programit evropian IPA, me të cilin do të digjitalizojmë një grup tjetër më të madh shërbimesh që qytetarët i konsiderojnë më të përdorurat. Paralelisht, po punojmë edhe në përmirësimin e shpërndarjes elektronike…

Lexo më Shumë

Kur kërkohet fati, edhe mrekullitë janë të mundshme – dëshmi për këtë është shorti i çastit “Titanium” i Lotarisë Shtetërore. Me një bast simbolik prej vetëm 100 denarëve, çdo lojtar ka mundësinë unike të bëhet fitues i njërit prej shtatë makinave Ford Focus Titanium, i njërit prej shtatë makinave Ford Kuga ST Line X ose i fitimeve të ndryshme monetare. Fatit prej titani iu gëzuan tashmë fitues nga qytete të ndryshme të vendit. Ata sot shijojnë një përvojë tjetër pas timonit. Për ta, vozitja nënkupton siguri dhe energji të re, por edhe gëzim e emocion. Fituesja e parë e çmimit…

Lexo më Shumë

Si këshilltarë në Këshillin e Komunës së Kumanovës, dënojmë ashpër dhunën dhe ofendimet e ndodhura në ndeshjen e futbollit ndërmjet FK “Vardar” dhe KF “Bashkimi”. Arena e sportit nuk është arenë për shprehjen e urrejtjes. Aq më e rëndë bëhet situata kur përgjegjësit për mbarëvajtjen e ndeshjes bëhen “qorrë e shurdhmemecë” përballë katrahurës dhe gjuhës së urrejtjes së shfrenuar. Kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të rastit. Nëse institucionet dëshirojnë të dëshmojnë se nuk ka pasur skenar të qëllimshëm kundër KF “Bashkimi” nga Kumanova, atëherë hetimet duhet të përfshijnë edhe personat kompetentë të angazhuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.Aktet e…

Lexo më Shumë

I arrestuari Artan Grubi, i cili u dorëzua këtë mëngjes rreth orës 06:00 të mëngjesit në pikën kufitare të Bllacës, po mbahet në burgun e Shutkës vetëm me një të burgosur tjetër, për arsye sigurie. Pranë qelisë së tij të burgut ka një roje sigurie speciale, 24 orëshe. Siç i thonë për “Sakamdakazam.mk” nga burgu i “Shkupit” në Shuto Orizare, para kontrollit të detyrueshëm mjekësor, Grubi u pyet nëse ndihej i sigurt apo jo, domethënë nëse kishte dijeni se në burg kishte n persona nga të cilët ndihej në rrezik, ai u përgjigj se nuk ndihej i sigurt. “I paraburgosuri…

Lexo më Shumë

Qytetarët nuk do të marrin përgjigje për skandalet, por do të marrin teatër si sot, thonë nga LSDM për ndalimin e Artan Grubit në pikën kufitare “Ballcë” Nga LSDM thonë se përmes rastit të Grubit, pushteti po mundohet të mbulojë, siç i quajnë ata, skandalet e qeverisë. “Secili që e ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet. BDI po e shpëton Mickoskin, i ka hedhur gomën e shpëtimit. Pas teatrit të sotëm në kufirin e Maqedonisë, tashmë të gjithë e kanë të qartë se arratisja e Artan Grubit ishte marrëveshje politike. Ashtu siç u morën vesh që ta lëshojnë, tani u…

Lexo më Shumë