Si këshilltarë në Këshillin e Komunës së Kumanovës, dënojmë ashpër dhunën dhe ofendimet e ndodhura në ndeshjen e futbollit ndërmjet FK “Vardar” dhe KF “Bashkimi”.
Arena e sportit nuk është arenë për shprehjen e urrejtjes. Aq më e rëndë bëhet situata kur përgjegjësit për mbarëvajtjen e ndeshjes bëhen “qorrë e shurdhmemecë” përballë katrahurës dhe gjuhës së urrejtjes së shfrenuar.
Kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të rastit. Nëse institucionet dëshirojnë të dëshmojnë se nuk ka pasur skenar të qëllimshëm kundër KF “Bashkimi” nga Kumanova, atëherë hetimet duhet të përfshijnë edhe personat kompetentë të angazhuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.Aktet e këtilla nuk janë të parat por janë bërë përditshmëri me pushtetin aktual të heshtur nga të përzgjedhurit e VMRO-së!
Shprehim mbështetje të plotë për lojtarët e KF “Bashkimi”, për sportivitetin dhe dinjitetin që kanë dëshmuar ndër vite.
Data 03.11.2026
Aktuale
- Gazetari: Rama e pranon vetë se orienton SPAK-un
- Veliaj denoncoi kërcënimet e Ramës/ Plarent Ndreca tregon telefonatën me kryeministrin: Patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje
- Rikthimi i publikimeve të Hashim Thaçit në rrjetet sociale
- Analiza/ Lutfi Dervishi: Atë që ta bën lufta brenda llojit, nuk ta bën as Ir(f)ani, as Rusia, as Amerika!
- Bejta i heq syzet LIVE në Prime – kjo është pamja e tij dhe këta janë sytë e përlotur
- Bujar Osmani për rikthimin e Mexhitit në BDI: Të bëhemi bashkë për ta ndalur hovin e poshtërimit shqiptar
- Agjencia britanike e sigurisë detare: Anije goditet nga një predhë e panjohur në brigjet e Omanit
- Sllaveski: Klientët e Alta Bankës mund të tërheqin deri në 10.000 denarë në javë



