Author: Hamdi Kumanova

Mbrëmë (19.03.2026) në ora 00:10, pranë pikës së pagesës në Gostivar, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Gostivar i kanë privuar nga liria E.E. (40), B.S. (48), të dy nga Gostivari, si dhe Q.R. (70) nga fshati Vranovcë, rajoni i Gostivarit. Gjatë ndërmarrjes së masave, policia i ka vërejtur personat në një automjet udhëtarësh “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, ku E.E. ka hedhur një paketim me substancë të ngurtë me ngjyrë kafe dhe një tjetër me substancë pluhur po ashtu me ngjyrë kafe, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar. Personat janë…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me 18.03.2026, në ora 14:15 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.T. (19) nga Tetova. Pas një aksidenti trafiku me dëme materiale, B.T. është sjellë në mënyrë agresive ndaj H.B. (34) nga fshati Tenovë, duke i kërkuar para për dëmin dhe më pas me një send të fortë i ka dëmtuar automjetin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijë kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Konflikti në Lindjen e Mesme vuri në dukje edhe një herë ndasitë brenda NATO-s, veçanërisht mes SHBA dhe vendeve të mëdha europiane. Shqipëria rezulton ndër 5 vendet anëtare që kanë dalë hapur në mbështetje të operacioneve ushtarake që amerikanët dhe Izraeli po kryejnë prej tre javësh kundër Iranit. Revista “Forbes” ka listuar edhe Kosovën mes mbështetësve të SHBA, për faktin që NATO ka baza ushtarake aty. Në artikull theksohet se qëndrimi i Tiranës zyrtare përforcon linjën e saj tradicionale pro aleancës. Kryeministri Edi Rama e lidhi këtë qëndrim me konfliktet e mëparshme me Iranin, duke e paraqitur Shqipërinë si një…

Lexo më Shumë

Kjo ëmbëlsirë është gatuar në forma të ndryshme përgjatë shekujve dhe versioni i parë daton që prej shekullit të tetë para lindjes së Krishtit në Asiri. Mirëpo, ishin osmanët ata që e përsosën lavdinë e ngjitshme të bakllavasë, shkruan the Economist. Thuhet se kuzhinat perandorake në pallatin Topkapi në Stamboll mbushnin tabakë me bakllava në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ata e gatuanin këtë ëmbëlsirë me një veçanti më të madhe në ditën e 15-të të Ramazanit kur sulltani vizitonte një relikt që besohej se ishte manteli që i takonte profetit Muhamed. Kështu, bakllavaja u shërbehej jeniçerëve të tij. Ishte ëmbëlsirë që…

Lexo më Shumë

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më 16 mars goditi një 11-vjeçare në rrugën “Vasil Gjorgov” në Shkup dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për S.B. nga Shkupi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB-ja u bë e ditur se pas aksidentit, në orën 16:10, nga Qendra Emergjente e kompleksit spitalor “Nëna Terezë” është raportuar se në spital është sjellë një vajzë me lëndime të rënda trupore. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi rreth orës 13:20 në kryqëzimin mes rrugës “Vasil Gjorgov”, rrugës së shërbimeve dhe rrugës “Fronti Popullor”, kur një automjet goditi…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (19.03.2026) në ora 00:10, pranë pikës së pagesës në Gostivar, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Gostivar i kanë privuar nga liria E.E. (40), B.S. (48), të dy nga Gostivari, si dhe Q.R. (70) nga fshati Vranovcë, rajoni i Gostivarit. Gjatë ndërmarrjes së masave, policia i ka vërejtur personat në një automjet udhëtarësh “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, ku E.E. ka hedhur një paketim me substancë të ngurtë me ngjyrë kafe dhe një tjetër me substancë pluhur po ashtu me ngjyrë kafe, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar. Personat janë…

Lexo më Shumë

Të paktën tetë persona u vranë gjatë një operacioni policor në një lagje të varfër në qendër të Rio de Janeiro, në vazhdën e aksioneve të përgjakshme në zonat e favelave. Sipas autoriteteve braziliane, operacioni kishte në shënjestër një drejtues të grupit kriminal Komanda e Kuqe, i cili u vra gjatë përplasjes së armatosur së bashku me disa të dyshuar të tjerë. Një civil humbi jetën pasi mbeti i kapur në mes të zjarrit, shkruan Aljazeera. Dëshmitarët raportuan se anëtarë të grupit kriminal reaguan duke bllokuar rrugët dhe duke djegur një autobus. Policia njoftoi gjithashtu për disa arrestime, ndërsa…

Lexo më Shumë

Një rast i kanosjes është raportuar në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe djalin e tij. Ngjarja është raportuar më 18 mars 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Idriz Gjilani”, ku viktima V.G. ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj B.G. Sipas deklarimit, i dyshuari kishte kontaktuar me djalin e tyre të përbashkët dhe gjatë bisedës, pasi ishte pyetur për dhunën ndaj nënës, ka reaguar me fyerje dhe kërcënime, duke thënë se do ta përsërisë veprimin dhe duke kanosur edhe djalin. Po ashtu, ndaj viktimës janë përdorur shprehje kërcënuese për jetën, ndërsa i gjithë komunikimi dyshohet të jetë…

Lexo më Shumë

Partia Popullore Evropiane (PPE) është një forcë politike kryesore në Evropë, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç me rastin e 50-vjetorit të partisë së cilës i përket, Bashkimit Demokratik Kroat. Kryeministri kroat, i cili mbërriti në Bruksel për samitin e BE-së të mbajtur të enjten, mori pjesë gjithashtu në festimin e 50-vjetorit të PPE-së. “Gjatë 50 viteve të fundit, PPE ka qenë një forcë politike kryesore në Evropë, e cila gjithmonë ka qëndruar fort pranë qytetarëve. Përballë sfidave të shumta, ne po ndërtojmë të ardhmen e BE-së mbi parimet themelore të politikës sonë – solidaritetin, prosperitetin, sigurinë dhe një Evropë të…

Lexo më Shumë

Lumturia është një dëshirë universale, dhe 20 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Lumturisë – është një kujtesë se çdo njeri duhet të besojë tek ajo dhe se duhet t’i japë një shans asaj t’ju befasojë. Dëshmi se vlen të besosh te fati janë fitimet dhe momentet e gëzimit dhe emocionit që krijojnë lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore. Çdo ditë, përmes Loto 7 dhe Xhoker, Keno, Topthave fatlumë, Lotarisë së Çastit dhe lojërave online të fatit, Lotaria Shtetërore e kthen shpresën në histori të fituesve të vërtetë. Lumturia është nën gishtat tuaj – dhe kjo nuk është vetëm një metaforë.…

Lexo më Shumë

Konkursi për 155 të punësuarit në spitalin klinik të Tetovës ende nuk është mbyllur, pasi që ka pasur ankesa në shkallën e dytë nga kandidatë të tjerë. Sipas drejtorit të spitalit një pjesë e tyre është pranuar në punë, ndërsa pjesa tjetër pret vendimin përfundimtarë. “Për konkursin 155 të punësuar në spitalin klinik të Tetovës në vendimin i kemi dhënë dhe presin dhe përfundimin e procedurave ligjore që të jepen edhe vendimet. Ashtu siç në dhjetor kemi dhënë 28 vendime pune për specializantët për në spitalin klinik të Tetovës të cilët tash më japin kontributin e tyre në këtë spital…

Lexo më Shumë

Procesi i unifikimit të VLEN-it tashmë ka hyrë në fazën e vendimeve të guximshme dhe të pakthyeshme. Ajo që shihej si nevojë politike, sot po merr formë konkrete si rezultat i vullnetit të konsoliduar për ndërtimin e një subjekti të vetëm, të përbashkët dhe përfaqësues. Vendimi i Alternativës për t’u bashkuar në subjektin e ri politik VLEN vetëm sa e konfirmon atë që tashmë është e qartë për këdo që e ndjek me vëmendje këtë zhvillim. Procesi i unifikimit ka nisur dhe nuk ndalet. Edhe subjektet tjera përbërëse të VLEN-it, si Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe ASH, që e ndërmorën…

Lexo më Shumë