Në lidhje me deklaratën e sotme të Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, për Ligjin paraprak për mbrojtjen nga duhani, Grupi për Prodhimin e Cigareve dhe Shoqata e Prodhuesve të Duhanit pranë Dhomës Ekonomike të Maqedonisë, anëtarë të së cilës janë Philip Morris International, Imperial Brands, British American Tobacco dhe Japan Tobacco International, shprehin shqetësim të thellë dhe zhgënjim me tekstin e plotësuar dhe të ndryshuar të zgjidhjes së propozuar ligjore, i cili na u dorëzua më 17 mars nga Ministria e Shëndetësisë. Pavarësisht faktit se synimi ynë gjatë gjithë kësaj periudhe të përgatitjes së ligjit ishte të ishim konstruktivë dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kredi banimi nga UNIBanka – hap i sigurt drejt shtëpisë së vet Blerja e shtëpisë së vet është një nga vendimet më të rëndësishme në jetë. Por, përveç emocioneve që sjell fillimi i ri, shpesh lindin edhe shumë pyetje: a është e mjaftueshme pjesëmarrja, a do të mbeten të qëndrueshme këstet, çka nëse ndryshojnë normat e interesit? Me qëllim që të sigurojmë më shumë qetësi dhe komfort për klientët, UNIBanka ofron kredi banimi për ta bërë rrugën drejt shtëpisë së vet më të thjeshtë, më të qartë dhe të parashikueshme. Stabilitet te i cili mund të mbështeteni Një nga avantazhet…
Pesë nëpunësit shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, të suspenduar më 25 dhjetor 2025 dhe të kthyer në punë më 30 janar 2026, janë larguar përfundimisht nga vendet e tyre të punës, shkruan gazeta KOHA. Vendimi i ri për suspendim pesë nëpunësve ju është dorëzuar sot nga Komisioni disiplinor i formuar nga ministri Ivan Stoilkoviq, ndërsa në të kanë marrë pjesë shtatë anëtarë: Gordana Bozhinovska-Stamatovska, Blerand Rexhepi, Gordana Dukadinoska, Kushtrim Alla, Marko Jovanoviq, Armend Qoku dhe Daniella Denkovska. Ndryshe nga Komisioni i shkallës së dytë i Agjencisë për Administratë që kishte konstatuar se largimi nga puna i pesë administratorëve shqiptarë…
Maqedonia e Veriut mbetet një vend “pjesërisht i lirë” këtë vit sipas nivelit të lirive civile dhe të drejtave politike, sipas raportit të fundit të “Freedom House”, “Liria në Botë”, i cili i referohet vitit 2025. Ashtu si vitin e kaluar, Maqedonia ka një indeks lirie prej 67 nga 100 të mundshëm. Në raport thuhet se vendi “vazhdon të luftojë me korrupsionin, dhe ndërsa media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe kërcënime”. Renditja e “Freedom House” bazohet në dy kritere, të drejtat politike dhe liritë civile. Të drejtat…
Kryeprokurori i ri, Nenad Saveski sot bëri betimin solemn në Kuvend, dhe para mediave tha se puna e tij do të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet, dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara dhe standardet ndërkombëtare, përcjell TV21. Saveski falënderoi për mbështetjen dhe qëndrimet korrekte lidhur me aspektet profesionale. “Kjo për mua është një përgjegjësi e madhe dhe në këtë moment dua t’i ftoj të gjithë prokurorët publikë që të jenë së bashku me mua, të cilët edhe ndërkohë që unë po jap këtë deklaratë, po e kryejnë punën e tyre. Puna e tyre as nuk fillon e as nuk përfundon me…
Qendra për Komunikime Qytetare publikoi sot hulumtimin mbikëqyrja publike e prokurimit publik, ku evidentohen parregullsi në tre tenderë publikë me vlerë miliona euro. Në tenderin për kuzhinat popullore në Shkup (1.5 milion euro), ushqimi shpërndahet në rrugë dhe jo sipas kontratës, ndërsa çmimet e vakteve janë më të larta se vlera reale. Rindërtimi i ish-ndërtesës së Bankës Komerciale është zvarritur për vite dhe kostoja është rritur me 32% përmes 51 aneks-marrëveshjeve, mbi kufirin ligjor. Ndërkohë, për 13 ekspertë në korridoret 8 dhe 10-d do të paguhen 3.8 milion euro, me tarifa mujore deri në 23 mijë euro dhe pa transparencë në përllogaritje,…
Një familje katëranëtarëshe në mars të këtij viti ka pasur nevojë për 67.818 denarë, ose 436 denarë më shumë se muajin e kaluar, për të përmbushur nevojat themelore, tregojnë të dhënat nga Shporta sindikale minimale që e përpunon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas LSM-së, me një banesë të marrë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet themelore për një familje katëranëtarëshe për muajin mars janë 83.193 denarë. “Rritja e vlerës së shportës minimale sindikale për tre muajt janar, shkurt dhe mars 2026 arrin në 2326.00 denarë, theksojnë nga LSM-ja.
Nëse ndjekim çmimet e naftës bruto në bursat botërore, ndoshta do të shohim një rritje të re dhe të ndjeshme të çmimeve të karburanteve të hënën. Çmimi i naftës bruto në bursat botërore tejkaloi 117 dollarë për fuçi këtë mëngjes, që është çmimi më i lartë i pranverës së vitit 2022. Aktualisht, çmimet e karburantit janë 86.5 denarë për litër benzinë dhe 92 denarë për litër naftë. Javën e kaluar, kompania OKTA u dha furnizuesve të saj një zbritje prej 2 denarë për litër, kështu që stacionet e benzinës që blejnë këtë karburant ofrojnë çmime që janë 2 denarë më…
Bilall kasami nga VLEN, në një deklaratë për Alsat shprehet i zhgënjyer me reagimin e zëvendëskryeministrit Arben Fetait lidhur me zhvillimet e fundit në koalicion. Kasami porositë Fetain që çdokush që nuk është në frymën e bashkimit, të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm. “Mua më vjen keq për zotëri Fetain, ne kemi vlerësuar punën e tij dhe nuk kemi pritur një reagim të tillë duke e pasur parasysh faktin që VLEN-i ka nisur rrugëtimin e tij dhe duhet të vazhdojë drejtë përmbylljes së këtij procesi. Çdokush që nuk është në këtë frymë, mendoj që duhet të vlerësojë veprimin e mëtutjeshëm politik.…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me kryetaren e Komitetit për Maternitet të Sigurt, Irena Aleksioska Papestiev, dhe shefin e Zyrës së OBSH-së në Maqedoni, Akim Ali, si dhe me përfaqësues të UNICEF-it dhe UNFPA-së, prezantuan rezultatet e raportit më të fundit të Grupit ndëragjencior të Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e vdekshmërisë së fëmijëve për vitin 2025. “Sipas rezultateve të raportit, vendi ynë renditet ndër vendet më të suksesshme në nivel global në uljen e vdekshmërisë neonatale dhe të vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesëvjeçare, duke u njohur si shembull për zbatim…
Më 18.03.2026, në ora 17:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.K. (30) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga e dashura e tij 30-vjeçare. Ajo ka raportuar se ai e ka ndjekur për një periudhë kohore në lokacione të ndryshme dhe në vendin e saj të punës, ndërsa po atë ditë rreth orës 15:00 e ka kërcënuar përmes telefonit. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
MPB njofton se me datë 18.03.2026, në ora 23:40 në DPB Gostivar, E.N. (47) nga fshati Negotinë ka denoncuar se në periudhën nga 15.03 deri më 18.03, nga shtëpia e saj në dy raste janë vjedhur rreth 3.000 euro. Këto para ishin dhuruar nga besimtarët për të ndihmuar familjet në nevojë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

