Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar opinionin se e kanë mbyllur një objekt pa leje në Vizbeg dhe se është duke vijuar procedura e prishjes së atij objekti. “ Nga ana e inspektorit të ndërtimit sot në Vizbeg ishte i mbyllur një objekt ilegal, vijon largimi! Sot e filluam procedurën për largimin e një objekti pa leje në Vizbeg, momentalisht nga ana inspekcionit ndërtimor, objekti u mbyll. Përskaj procedurës për largimin e këtij objekti do të vijoje edhe padi adekuate për ndërtim pa leje dhe uzurpim të tokës shtetërore. Askush nuk guxon që të jetë përmbi ligjin!”,…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë investimet infrastrukturore në komunën e Gostivarit. Së fundmi është promovuar njëri nga katër segmentet e asfaltuara të rrugëve në fshatin Banjicë e Epërme. Në ceremoninë e promovimit, përkrah banorëve lokalë, mori pjesë edhe kryetari i komunës Valbon Limani, i cili bëri të ditur se kostoja e përgjithshme e projektit kap vlerën prej 9 milionë denarësh. Limani tha se tre segmentet e mbetura pritet të asfaltohen në periudhën në vijim, nëse kushtet atmosferike do ta lejojnë këtë. “Sot vizituam fshatin Banjicë e Epërme në promovimin e një segmenti nga katër pjesë të cilat janë planifikuar në Banjicë të…

Lexo më Shumë

Dëshironi të rinovoni shtëpinë, të blini një automjet ose të shkoni në një destinacion të ëndërruar, por paga juaj nuk mjafton për të mbuluar kënaqësinë e tillë? Ka zgjidhje! UNIBanka ofron një kredi konsumatore pikërisht për këto nevoja. Mund të aplikoni në internet, pa patrokës, dhe shpejt e lehtë të arrini te shuma që do t’ju mundësojë të kënaqeni me gjërat që kanë rëndësi për ju. Kredia Konsumatore e UNIBankës ju ofron deri në 2.000.000 denarë fonde të gatshme, me një normë preferenciale kamate që fillon nga 4.5%, për të gjithë periudhën e shlyerjes, dhe pa kërkesë për patrokës. Është…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2025–2026, përcjell TV21. MASH informon se të gjithë aplikuesit do ta marrin vendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk, në seksionin “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokumenti i vendimit”, dhe se aplikuesit e pakënaqur nuk duhet të paraqesin ankesa ose kundërshtime para se të marrin vendimin. “Pas marrjes së vendimit, ankesat paraqiten në Komisionin Shtetëror për Vendosje në Procedurë Administrative, Procedurë nga Marrëdhënia e Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në shkallën e dytë, brenda 15 ditëve nga pranimi i vendimit. Hapësirat e Komisionit Shtetëror…

Lexo më Shumë

Prokuroria në Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një 23-vjeçari nga Vollkova për kryerje të akteve të tjera seksuale ndaj një vajze pesëvjeçare, vepër e parashikuar nga neni 188 i Kodit Penal. Ngjarjet dyshohet të kenë ndodhur mes majit dhe korrikut të këtij viti, në shtëpinë e të pandehurit, i cili e ka kërcënuar viktimën të mos tregojë. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit, transmeton Portalb.mk. “Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 23-vjeçari nga Vollkova, pasi janë siguruar prova se ai ka kryer akte të tjera seksuale me një vajzë nën moshën 15 vjeç,…

Lexo më Shumë

Pas vetëm gjashtë muajve pasi deputetët e shumicës qeverisëse hoqën nga lista 12.000 pensionistë nga rritja e dytë e pensioneve (të parën prej 2.500 denarësh e morën në vitin 2024), personat e dëmtuar kanë paraqitur ankesa dhe tashmë kanë fituar raste në Komisionin për Mbrojtje dhe Parandalim të Diskriminimit. Komisioni thotë: “Këta 12.000 bashkëqytetarë tanë janë diskriminuar”, dhe i jep afat prej 180 ditësh (6 muajsh) Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Qeverisë dhe Kuvendit, që t’i ndryshojnë nenet e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, të cilat shkaktojnë trajtim të pabarabartë të pensionistëve që nuk jetojnë në Maqedoni,…

Lexo më Shumë

Kombinati i duhanit në Prilep sot fillon me blerjen e duhanit nga rekolta e këtij viti në 34 pika, paralajmëroi dje ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski gjatë takimit të tij të punës në Kombinat. “Kombinati i duhanit në Prilep është gati të fillojë blerjen e duhanit nga rekolta e këtij viti nesër dhe do t’i paguajë prodhuesit të duhanit dy herë në javë. Do të marrë 2.300 tonë duhan të rënë dakord”, deklaroi dje Tripunovski. Ministri theksoi se jemi në fillim të sezonit të blerjes së duhanit nga rekolta e vitit 2025 dhe se, sipas procedurave, mostrat duhej…

Lexo më Shumë

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në kalimet kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. KUJDES: LAMM (Lidhja Auto Moto) rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Lexo më Shumë

As Qeveria, as Banka për Zhvillim nuk i zbulojnë të dhënat për kompanitë private që kanë përfituar nga kredia hungareze. E vetmja institucion që ka shprehur interes për ta hetuar këtë “logjikë” është Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Deri tani, vetëm një kompani ka vendosur vetë ta publikojë emrin dhe shumën e marrë nga ky kredi, përcjell INA. Bëhet fjalë për gjigantin në fushën e ndërtimit “Granit”, i cili vetë njoftoi se ka marrë 3 milionë euro nga e ashtuquajtura kredi hungareze. Në raportin e dorëzuar në Bursën e Maqedonisë për rezultatet e nëntëmujorit të parë të vitit,…

Lexo më Shumë

Berat Buzhala komentoi zhvillimet rreth hetimeve për tenderin e Llogarasë dhe rolin e ministres Belinda Balluku, duke theksuar se projekti në fjalë ka qenë “shumë më i madh se një vendimmarrje ministrore” dhe se, sipas tij, në këtë proces ka ekzistuar hierarki e qartë vendimmarrjeje, pra personi kryesor është kryeministri Rama. Buzhala tha se bëhet fjalë për një projekt kombëtar, duke nënvizuar se nuk mund të trajtohet si një tender i zakonshëm “xhepi”. Sipas tij, përmasat e projektit dhe lidhjet e forta të asaj kohe mes qeverisë shqiptare dhe Turqisë kanë ngritur dyshime për ndikime të jashtme.Duke sjellë shembuj nga…

Lexo më Shumë

Qendërmbrojtësi Albian Hajdari ka dhënë një intervistë të shkëlqyer për gazetën zvicerane “bluewin”, ku deklaroi se kualifikimi i mundshëm në Kupën e Botës do të ishte shpresë për tërë gjeneratën. Hajdari ka qenë i jashtëzakonshëm që kur iu bashkua Kosovës, të cilët nuk dinë për humbje me yllin e Hoffenheimit në lojë. Në një intervistë për gazetën zvicerane, ai fillimisht foli për vendimin që të kalojë te Kosova, si dhe përballjen me Zvicrën. “E kuptoj reagimin e publikut. Ishte vendim i vështirë edhe për mua, e kam diskutuar me shumë kujdes me rrethin e ngushtë, miqtë dhe familjen. Pastaj, dua…

Lexo më Shumë