Author: Hamdi Kumanova

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar propozim për vazhdimin e afatit për legalizim të objekteve pa leje për të cilat kanë aplikuar në komunat përkatëse, të cilat i kanë ndërtuar para vitit 2011. Nga VMRO thonë se shumë qytetarë kanë ngelur pa status të rregulluar juridik për shkak pengesave dhe vonesave administrative ndërsa afati aktual është deri më 3 mars 2026. Ky propozim vjen me kërkesë të Bashkësisë së njësive të Vetëqeverisjes lokale. “Ne këtë nuk do ta lejojmë dhe për këtë shkak me këtë propozim e vazhdojmë afatin për pesë vite të tjera dhe kështu në vend 15 vjet,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot njoftoi se nesër do të ketë bllokadë të Odës Ekonomike, Organizatës së Punëdhënësve dhe Konfederatës së Biznesit. Bllokada do të fillojë në orën 12:00 në kryqëzimin para Odës Ekonomike. “Të mos shqetësohen. Sërish do të jemi 21 përfaqësues të Sindikatës, aq sa nevojitet sipas minimumit ligjor për të dalë në rrugë dhe të bllokojmë. Para Odës Ekonomike, do të bllokojmë pronarët që kanë bllokuar punëtorët për 36 vjet. Pronarë që refuzuan të rrisin pagat e punëtorëve dhe pagën minimale deri në fund të vitit të kaluar, dhe që…

Lexo më Shumë

Ish-kreu i Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tenderë. Pjesë e grupit të personave që kanë rezultuar me përgjegjësi ligjore janë edhe Edmonda Harizi, Bersant Ylli, dhe Feta Hoxha. Prokuroria ka gjetur shkelje në një procedurë prokurimi që ka të bëjë me ujësjellësin në 8 fshatra. Gjolek Guci ka udhëhequr Bashkinë e Memaliajt për vite me radhë, deri kur kandidati i “Bashkë Fitojmë” Albert Malaj fitoi me një diferencë prej 312 votash. Për Gucin ka pasur edhe denoncime te tjera nga qytetarë, por edhe nga Partia Demokratike.

Lexo më Shumë

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka realizuar me sukses një ushtrim 36-orësh fushor, gjatë të cilit kadetët zhvilluan trajnim praktik në operacione mbrojtëse. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se gjatë ushtrimit, kadetët u angazhuan në një sërë detyrash operative, përfshirë fortifikimin e pozicioneve mbrojtëse, operacione zbulimi dhe mbrojtjen e zonës. “Pjesë e këtij ushtrimi ishin edhe tre kadetë nga Kolegji Mbretëror “Saint-Jean” i Kanadasë, të cilët po vijojnë studimet në QSU për një semestër. Ky aktivitet shërbeu për rritjen e gatishmërisë profesionale dhe përmirësimin e aftësive taktike të kadetëve, duke dëshmuar përkushtimin e QSU-së në përgatitjen…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së PD-së të martën e 10 shkurtit. Në një reagim në “X”, Rama kërkon që të vihet drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkohen ata që hodhën sende piroteknike, të cilat i quan si “armë me kapacitet vdekjeprurës. “Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e…

Lexo më Shumë

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi përmendi dëshmitarët ndërkombëtarë në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. “Ju keni dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë thënë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për krime lufte, ndërkohë që këto ngjarje po ndodhnin dhe po zhvilloheshin. Dëshmitarët ndërkombëtarë ju thanë se për këto ngjarje ishin të informuar përmes burimeve diplomatike, shërbimeve të inteligjencës dhe të tjera, si dhe përmes përvojave të tyre personale, përfshirë përvojat e tyre me Hashim Thaçin”, tha ai në deklaratën përmbyllëse në këtë rast gjyqësor. Misetic përmendi…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Grazit në Austri, studiuesit nga projekti RoboRoyale i financuar nga BE-ja po testojnë mikrorobotë që mund të forcojnë kolonitë e bletëve duke ndihmuar bletën mbretëreshë, e cila është thelbësore për riprodhimin. Plani parashikon që robotët të ushqejnë, pastrojnë dhe kujdesen për mbretëreshën, si dhe të ndihmojnë në shpërndarjen e barabartë të feromoneve të saj në të gjithë kosheren. Udhëheqësi i projektit Farshad Arvin, puna e të cilit koordinohet nga Universiteti i Durhamit me partnerë nga Republika Çeke dhe Turqia, theksoi se qëllimi nuk është zëvendësimi i bletëve, por përshtatja me realitetin. Ai vuri në dukje se ndryshimi…

Lexo më Shumë

Dy bashkëthemelues të kompanisë së inteligjencës artificiale xAI, të krijuar nga miliarderi Elon Musk, kanë dhënë dorëheqjen, duke u bërë pjesë e një vale largimesh që ka përfshirë kompaninë, raportoi të mërkurën Reuters. Tony Wu dhe Jimmy Ba njoftuan përmes postimeve në rrjetet sociale se janë larguar nga xAI, më pak se tre vjet pasi e themeluan atë së bashku me Muskun. Me këto dorëheqje, kompania mbetet tashmë me vetëm gjysmën e 12 bashkëthemeluesve të saj fillestarë. Sipas një raportimi të Financial Times, largimi i Ba-së ndodhi pas tensioneve brenda ekipit teknik lidhur me kërkesat për përmirësimin e performancës së…

Lexo më Shumë

​Prokurori Publik, Gavril Bubevski, përgënjeshtron ashpër shpifjet e paraqitura nga ish-prokurorja Lejla Kadriu në një intervistë në TV Alfa më datë 07.02.2026. Ai paralajmëron padi civile për shpifje nëse nuk merr kërkimfalje brenda afatit ligjor, duke theksuar se të gjitha pretendimet për veprimet e tij janë të pavërteta. ​Deklarata e plotë e Bubevskit: ​”Pretendimet që lidhen me veprimet e mia dhe punën e ish-Prokurorisë Speciale janë të pavërteta dhe janë krijuar me qëllim që të dëmtojnë integritetin tim personal dhe profesional. Për këtë arsye, fill pas emisionit, kam iniciuar procedurën për të kërkuar falje publike prej saj për gënjeshtrat e…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar vatra të reja të lisë te delet dhe dhitë në komunën e Likovës dhe njofton se po ndërmerren të gjitha masat e parapara për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Deri më tani janë konfirmuar raste në tri ferma në fshatin Llopat, ndërsa kafshët e infektuara janë asgjësuar në mënyrë të sigurt. Është vendosur zonë mbrojtëse prej 3 kilometrash dhe zonë nën mbikëqyrje prej 10 kilometrash, si dhe ndalim për funksionimin e tregjeve të bagëtive dhe organizimin e ngjarjeve me kafshë të ndjeshme. Lëvizja e kafshëve lejohet vetëm drejt thertoreve të miratuara. Nga…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do ta vizitojë Komunën e Bogovinës, si pjesë e një iniciative për informimin e publikut për afrimin në BE dhe procesin e integrimit të vendit deri në bashkësitë lokale. Vizitën do ta fillojë me takime me kryetarin e komunës Feti Abazi dhe anëtarët e këshillit komunal. Diskutimet do të përqendrohen në përfitimet e anëtarësimit në BE dhe do të theksojnë ndikimin konkret të mbështetjes së BE-së në jetën e përditshme në rajon. Ambasadori Rokas do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe Këshillin Rinor në Komunën e…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Kosovës pritet të votoj Qeverinë e re Kurti 3 të kryesuar nga lideri i VV-së, Albin Kurti. Me zgjedhjet e fundit, maxhoranca e re tashmë ka numrat stabil për të qeverisur. Siç mëson INA Qeveria “Kurti 3”, e cila do të ketë 19 ministri dhe tre zëvendëskryeministra. Në kabinetin e propozuar nga Kurti përfshihen tre zëvendëskryeministra dhe 16 ministra me portofol, si dhe dy ministra pa portofol të drejtpërdrejtë ekzekutiv. INA tashmë ka mësuar emrat e kabinetit të Qeverisë, që pritet të jetë final, edhe pse vijojnë akoma bisedime mes partnerëve të koalicionit. Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i…

Lexo më Shumë