Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar një plan për të ndarë 1 miliard euro për mbështetje ushtarake për Ukrainën në vitin 2026. “E informova Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për masat e reja mbështetëse për qeverinë spanjolle, të cilat do të përqendrohen në dy fusha prioritare. E para është një angazhim i ri prej 1 miliard eurosh për mbështetje ushtarake për vitin 2026. Kështu, mbështetja totale nga Spanja që nga fillimi i konfliktit do të arrijë në afërsisht 4 miliardë euro”, tha P. Sanchez. Sipas kreut të qeverisë, një pjesë e konsiderueshme e ndihmës do të drejtohet për prodhimin e…

Lexo më Shumë

Pentagon i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë që të paraqesë në Kongres një kërkesë për financim emergjent në vlerë prej 200 miliardë dollarësh, me qëllim mbulimin e kostove të luftës kundër Iranit, e cila tashmë ka hyrë në javën e tretë. Sipas një raportimi të The Ëashington Post, që citon burime nga administrata, kjo shumë tejkalon ndjeshëm shpenzimet e deritanishme për bombardimet ajrore dhe lidhet me nevojën urgjente për rritjen e prodhimit të sistemeve të avancuara të armatimit. Buxheti i kërkuar pritet të përdoret kryesisht për rritjen e prodhimit të armëve kritike, të përdorura nga forcat e SHBA-së dhe Izraelit…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit të Shteteve të Bashkuara, Joe Kent, është vënë nën hetim nga FBI, sipas disa burimeve të cituara nga CBS News. Sipas raportimit, hetimi lidhet me rrjedhje të informacioneve të klasifikuara dhe kishte nisur përpara dorëheqjes së Kent në fillim të kësaj jave, e cila erdhi në sfondin e luftës me Iranin. Në një intervistë të fundit me komentatorin konservator Tucker Carlson, Kent u shpreh kritik ndaj operacionit të përbashkët SHBA-Izrael që çoi në vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei. Ai deklaroi se ky veprim “ishte gjëja e fundit që duhej të kishim…

Lexo më Shumë

Hajdar Aranitasi Karakteristikat e punës për periudhën 1946-1957 “Duhet thënë se gjatë vitit 1955, ka qenë i zënë me punë, por, duke marrë parasysh, nga njëra anë volumin e punës së sektorit të tij dhe nga ana tjetër gjendjen e tij shëndetësore, propozoj që të shikohet mundësia e zëvendësimit të tij. Ai ka dëshirë që të vazhdojë studimet dhe këtë gjë ia ka ngritur edhe ministrisë së tij”. Me kaq mbyllen karakteristikat e punës nga ambasadori Prifti. Duket e çuditshme që në dosje nuk gjenden karakteristika pune për vitet 1956 dhe 1957, aq më tepër që atë vit, ai do…

Lexo më Shumë

Shqetësimi u ngrit në Uashington pasi dronë me origjinë të panjohur u panë mbi një bazë ushtarake ku banojnë zyrtarë të lartë qeveritarë. Prania e këtyre dronëve ka ngritur alarmin dhe ka çuar në rritjen e masave të sigurisë, ndërsa autoritetet përpiqen të sqarojnë origjinën e tyre. Sipas një raporti të Washington Post , zyrtarët amerikanë kanë vëzhguar vazhdimisht dronë që fluturojnë mbi Fort McNair, një bazë ushtarake në Uashington ku ndodhen Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth. Origjina e dronëve mbetet e panjohur, gjë që ka alarmuar agjencitë përkatëse dhe ka çuar në rritjen…

Lexo më Shumë

Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e vendosjes së mijëra trupave amerikane për të forcuar operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa konflikti me Iran hyn në javën e tretë. Sipas zyrtarëve amerikanë dhe burimeve të njohura me çështjen, ky hap synon t’i japë më shumë opsione Uashingtonit, përfshirë sigurimin e kalimit të cisternave të naftës në Ngushtica e Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë globale të energjisë. Burimet bëjnë të ditur se në skenarët e diskutuar përfshihet edhe mundësia e vendosjes së trupave në bregdetin iranian, si dhe në ishullin Kharg, që përpunon rreth 90%…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në dhe LSM se po humbin mbështetjen e qytetarëve dhe se protesta e fundit e sindikatës ishte e politizuar, duke pretenduar se u udhëhoq nga struktura partiake dhe jo nga punëtorët. Sipas tyre, drejtuesit e LSM-së veprojnë në interes të LSDM-së dhe jo të punëtorëve, ndërsa besimi i anëtarëve po bie gjithnjë e më shumë. “Në vend që në protestë të ishin punëtorët e vërtetë, protesta e LSM u udhëhoq nga drejtuesit e degëve lokale të LSDM, të cilët me bluza partiake ishin në rreshtat e parë. Autobusët e organizuar nga persona të LSDM-së, që udhëtonin bosh…

Lexo më Shumë

Në një reagim zyrtar, Konfindustria i bën thirrje qeverisë që të hartojë një paketë lehtësuese fiskale, për rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Konfindustria propozon edhe disa masa që duhen ndërmarrë për të shmangur një krizë të tejzgjatur. Së pari, kërkohet që të gjitha të ardhurat shtesë në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimet e rritura të karburanteve, krahasuar me periudhën para krizës, të rikthehen drejtpërdrejt tek qytetarët dhe bizneset përmes uljes së çmimit final. Së dyti, Konfindustria propozon uljen e taksës së qarkullimit të automjeteve deri në nivelin e rritjes së…

Lexo më Shumë

Një 32-vjeçar është arrestuar për drejtim të automjetit pa patentë shoferi. “Më 18.03.2026 në ora 01:40 në rrugën magjistrale Tetovë–Gostivar, policia ndaloi një automjet ‘Opel’, ku u konstatua se drejtuesi L.B.(32) nga fshati Llacë nuk posedonte patentë shoferi”, njofton policia për Tetovasot. Automjeti është sekuestruar dhe ndaj tij do të ndërmerren masa ligjore.

Lexo më Shumë

Dy pacientë nga Shkupi dhe Kumanova u diagnostikuan me malarie pasi u kthyen nga udhëtimet në Zanzibar dhe Sierra Leone. Rastet nuk tregojnë përhapje lokale, por ato janë një kujtesë se udhëtimi pa përgatitje mjekësore mund të paraqesë rreziqe serioze edhe pas kthimit në shtëpi. Malaria e lidhur me udhëtimin është përsëri një temë e nxehtë në Maqedoni, pasi dy raste u regjistruan në shkurt tek persona të moshës 40 deri në 60 vjeç nga Shkupi dhe Kumanova. Të dy u trajtuan në spital dhe u liruan në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Këto janë raste të importuara, pra…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme e hodhi poshtë kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Vasill Jovanov, i cili vitin e kaluar në kalimin për këmbësor në Shkup shekli Frosina Kulakovën. Me këtë vendim, dënimi me 13 vjet burg mbetet në fuqi, ndërsa personi i dënuar nuk ka më mundësi ligjore për uljen e tij. Në kumtesën e publikuar në faqen e internetit të gjykatës theksohet se vendimi u mor pas një seance të këshillit të mbajtur më 11 mars të këtij viti, duke konfirmuar dënimin me 13 vjet burgim për Jovanovin. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon opinionin…

Lexo më Shumë

Dy persona nga fshati Vishticë i Likovës, sot kanë pësuar lëndime në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Shkup-Kumanovë, në hyrje të Shkupit. Fatmirësisht ata kanë përfunduar vetëm me lëndime të vogla dhe janë transferuar në spital, shkruan Lideri.mk. “Sot në mëngjes pësuam në një aksident trafiku në rrugën Kumanovë – Shkup , në hyrje të Shkupit bashkë me vëllaun tim. Për momentin jemi ende në urgjencë të dy dhe falë All-llahut Fuqiplotë jemi me lëndime të vogla. Faleminderit që thirrni në tel mirepo nuk mund tua hap shkaku gjendjes. Zoti ju rujt dhe ju dhëntë shëndet!”, ka shkruar Ismail…

Lexo më Shumë