Author: Hamdi Kumanova

Deputeti nga partia ZNAM dhe pjesë e shumicës qeverisëse, Mile Cekov, ka një mendim të ndryshëm nga udhëheqësia e partisë së tij dhe beson se vendi duhet të zbatojë sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, të cilat janë një kusht për të vazhduar rrugën e Maqedonisë drejt BE-së. Cekov deklaroi se nuk ka problem të votojë për një gjë të tillë. “Personalisht, qëndrimi im për këtë çështje është se nuk kam asgjë kundër fqinjëve tanë. Të gjitha komunitetet duhet të përfshihen në Kushtetutë. Nuk kam asgjë kundër votimit për ndryshimet kushtetuese.…

Lexo më Shumë

Zëvendësimi i kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, i cili u vra në një sulm ajror izraelit, nuk do të jetë një detyrë e lehtë, raporton CNN, duke u përpjekur të profilizojë pasardhësin më të mundshëm të ish-numrit të tij dy në Teheran. Sipas ligjit, presidenti iranian Masoud Pesekian do të jetë ai që do të emërojë këshilltarin e ardhshëm të sigurisë kombëtare, me thashethemet që tregojnë se zëvendësuesi më i mundshëm i Larijani do të jetë Saeed Jalili. Jalili ka shërbyer më parë si këshilltar i sigurisë kombëtare, ishte kryenegociator bërthamor dhe aktualisht është anëtar…

Lexo më Shumë

Presidenti Donald Trump tha të martën se po shtynte udhëtimin e shumëpritur në Pekin për t’u takuar me Presidentin kinez Xi Jinping, ndërsa lufta me Iranin përmbys politikën e jashtme të SHBA-së dhe vonon një përpjekje për të lehtësuar tensionet midis dy ekonomive më të mëdha në botë. “Po e rivendosim takimin”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. “Po bashkëpunojmë me Kinën. Ata e pranuan këtë.” Trump ishte planifikuar të udhëtonte për në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill për udhëtimin e parë atje të mandatit të tij të dytë 14-mujor. Udhëtimi tani do të zhvillohet brenda…

Lexo më Shumë

Nga bojkoti, invadimi i fushës, kaosi, protestat, VAR dhe deri tek magjia. Në Afrikë, në botën e futbollit, kemi dëgjuar dhe parë histori nga më të çuditshmet, por e fundit është me të vërtetë e pabesueshme. Dy muaj pas përfundimit të Kupës së Afrikës, Federata Afrikane e Futbollit(CAF) bëri publike një vendim të Gjykatës së Apelit, me këtë të fundit që i heq titullin Senegalit për t’ia akorduar Marokut. E besoni apo jo, por dy muaj pas finales që shkaktoi kaos dhe shumë debat, kurora e fituesit ndryshon pronar, tani kalon në Marok. Brahim Diaz me shokë shpërthyen në lot,…

Lexo më Shumë

Një plagosje me thikë është regjistruar në lagjen “Barrikadë” në Berat, ku një 48-vjeçar mbeti i lënduar pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Berat kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore. Falë reagimit të shpejtë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, gjatë një konflikti të çastit. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa…

Lexo më Shumë

SHBA-të thonë se mund të detyrohen të mbyllin disa aeroporte për shkak të bllokimit të financimit Një zyrtar i lartë i administratës Trump deklaroi të martën se, nëse bllokimi i financimit të qeverisë vazhdon, mund të detyrohen të mbyllen disa aeroporte më të vogla në javët në vijim për shkak të mungesës së personelit të sigurisë. Mbyllja e pjesshme e qeverisë, që ka hyrë në ditën e saj të 31-të, ka detyruar rreth 50,000 punonjës të sigurisë në aeroporte (TSA) të punojnë pa pagesë gjatë muajit të fundit, ndërsa rreth 10% e tyre nuk u paraqitën në punë të dielën.…

Lexo më Shumë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili gjatë një vizite në fabrikën e industrisë mbrojtëse “Milan Blagojeviç” deklaroi se eksportet e armëve “po ecin përpara”, duke shtuar gjithashtu se nevojat e Forcave të Armatosura Serbe po rriten. Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka shtuar bindjen tek Vuçiç se një aleancë e till drejtohet kundër Serbisë duke i dhënë më shumë preteks për tu armatosur. “Nëse nuk do të ishim mjaftueshëm të fortë, askush nuk do të na respektonte, do të na shtypnin dhe nuk do t’u interesonte…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur nga Komisioni Evropian. Gjatë debatit që është zhvilluar për Raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, konfirmoi heqjen e masave financiare. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian e ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, u shpreh ai. E në lidhje…

Lexo më Shumë

Katër shtetas nga Kosova kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, pas një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ngjarja tragjike u regjistrua pasditen e së martës në zonën e Alsergrundit dhe u përshkrua nga dëshmitarët si një skenë dramatike. Sipas mediave austriake, incidenti ndodhi rreth orës 14:00 në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën Porzellangasse. Gjatë punimeve për betonimin e një papafingoje, skela dhe struktura mbajtëse u shembën, në momentin kur pesë punëtorë ndodheshin mbi to. Zëdhënësi i zjarrfikësve bëri të ditur se pjesa e sapobetonuar u rrëzua në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme do të kenë ndikim global, duke prekur të gjitha vendet pa përjashtim. Në një reagim të publikuar në platformën X, ai theksoi se “vala e pasojave globale sapo ka nisur dhe do të godasë të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës”. Kreu i diplomacisë iraniane shoqëroi deklaratën e tij me një kopje të letrës së dorëheqjes së një zyrtari amerikan të angazhuar në luftën kundër terrorizmit, i cili ka protestuar ndaj zhvillimeve të fundit në konflikt. Araghchi shprehu gjithashtu kënaqësi për reagimet ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

Nga AGRON ARANITASI TË VËRTETAT QË BESOJ, AGJENTI FRANCEZ Liria u revoltua dhe i shkroi Manush Myftiut: “Kush është ai që kërkon të mbyllë derën e shtëpisë time”?! Sikur nuk e dinte! Vetëm njeri vendoste. Çuditërisht, Manushi ndërhyri (kuptohet se ku!) dhe i ktheu përgjigje: “Vladimirin do e lemë në Tiranë” (atë e çuan magazinier në një ndërmarrje të Tregtisë). “Për Agronin mos më kërko gjë”! Sa për Gëzimin, të cilin e përjashtuan nga partia, por pastaj e kthyen në kandidat, Kurbneshi ishte vendi më i përshtatshëm për të ribërë stazhin! Sigurisht do vinin gjëra më të rënda. Nga njerëz,…

Lexo më Shumë

Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 09:00, do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. “Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për sportin e xhudos dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Qendra Nacionale e Xhudos do të shërbejë si një hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve tanë, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e mëtejshëm të sukseseve që Kosova ka arritur në arenën ndërkombëtare”, thekson Federata e Xhudos. Të pranishëm në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kësaj qendre do të jenë kryeministri…

Lexo më Shumë