Paga minimale në muajin mars 2026 do të rritet rreth 2,000 denarë tha Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, përcjell TV21.Ndërkaq, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdojnë të qëndrojnë në kërkesën për arritjen në 500€ paga minimale. Aktualisht, në vend paga minimale është 24, 379 denarë neto në muaj.
Author: Hamdi Kumanova
Një burrë 50-vjeçar nga Kosova u rrah për vdekje me shkop bejsbolli të dielën në qytetin Annecy (Haute-Savoie) të Francës. Një hetim për vrasje me dashje është hapur pas këtij rasti, tha policia për AFP. Incidenti ndodhi rreth orës 13:30 të 9 nëntorit. Sipas policisë, viktima u godit në fytyrë nga një ose më shumë persona të cilët më pas ikën në këmbë. Sipas raportimeve të mediave në Francë, burri rreth të pesëdhjetave u dërgua në spital para se ta ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra. Hetimi, i hapur për vrasje me dashje i është…
Nga Policia Financiare njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj tetë personave, ish-funksionarë dhe punonjës të Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, si dhe ndaj një inxhinier mbikëqyrës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimin zyrtar, moskujdesit në punë dhe për falsifikimit ose shkatërrimit të librave zyrtarë, përcjell TV21. “Drejtoria për Policinë Financiare ka parashtruar kallëzim penale pranë Prokurorisë Themelore Publike – Shkup kundër: B.B., në cilësinë e ish-kryetarit të komunës, S.Sh. dhe Q.K., në cilësinë e ish-sekretarëve në Komunën e Sarajit, A.S. dhe Q.A., në cilësinë e drejtuesve të sektorit për urbanizëm në Komunën e…
Në seancën e sotshme me numër 157, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi konkluzionin për përfundimin zyrtar të Zgjedhjeve Lokale 2025. Anëtari i KSHZ-së, Abdush Demiri, njoftoi se me këtë vendim mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor, duke përmbyllur të gjitha procedurat ligjore dhe administrative që lidhen me këtë cikël zgjedhor. “Në seancën e sotshme nr.157 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, miratoi konkluzionin për përfundimin e Zgjedhjeve Lokale 2025”, ka shkruar Demiri.
Tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga sëmundjet infektive në botë, duke marrë jetën e rreth 1,23 milion njerëz vetëm vitin e kaluar, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke potencuar brishtësinë e progresit në luftën kundër sëmundjes. Numri i rasteve të vdekjeve nga tuberkulozi u ul me tre për qind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i rasteve të sëmundjes u ul me pothuajse dy për qind, theksohet në raportin vjetor të OBSH-së. Është vlerësuar se në vitin 2024, 10,7 milionë njerëz në mbarë botën u sëmurën me tuberkulozë: 5,8 milionë burra, 3,7 milionë…
Drejtuesit e grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje bazë për mënyrën se si do të organizohet shërbimi ushtarak i ardhshëm në Gjermani, raportoi televizioni ARD. Marrëveshja u arrit pas konsultimeve mes ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) dhe përfaqësuesve të partive të koalicionit. Në takim morën pjesë drejtuesit e grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD, Jens Spahn (CDU) dhe Matthias Miersch (SPD), si dhe ekspertë të mbrojtjes nga të dyja partitë. Detajet pritet të bëhen publike të sot, të enjten (13 nëntor), por sipas mediave gjermane, modeli i rënë në ujdi parashikon kontroll mjekësor…
“Marr rrogë 24.000 denarë, por fatura për këtë muaj ka shkuar mbi 6.000 denarë. Përdorim ngrohjen vetëm në orët më të ftohta dhe përpiqemi të kursejmë energji në maksimum, por shuma është e papërballueshme.” Kështu shkruan tek INA një qytetar nga Shkupi, i cili si shumë të tjerë, po përballet me faturat e larta të energjisë elektrike dhe frikën se dimri që po afron do të jetë edhe më i shtrenjtë. Ankesat dhe letrat shqetësuese vijnë nga banorë edhe nga vendbanime tjera. “Vazhdimisht kursejmë, por prap fatura të larta duke marrë parasysh standartin tonë. Kemi fëmijë të…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë Kurti, duke e akuzuar për keqqeverisje dhe neglizhencë ndaj qytetarëve më të ndjeshëm të vendit. Në reagimin e saj publik, Bajrami tha se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) është duke u përballur me mungesë të materialeve për procesin e hemodializës. ” Edhe hemodializën e kanë lënë pa material – kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit. Kurti që ka marrë vendim për tender sekret të rezervave shtetërore, që i ka zhvilluar negociatat në restorantin ‘Bukë…
Në mëngjes moti i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 14 deri 20 gradë. Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë. Vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë me mëngjese më të…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh. Dy të dyshuarit tashmë janë sjellë në Gjykatë. Gjykatësi Rrahman Beqiri në hyrje të seancë tha se janë njoftuar që Bedri Shabani ka marrë tretman mjekësor, dhe se i njëjti nuk është mirë me shëndet. Ndërsa, i akuzuari Bedri Shabani kërkoi që seanca të mos mbahet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. “Po kam marrë trajtim shëndetësor, por nuk jam mirë me shëndet. Ju kisha lut që kjo seancë mos të mbahet. Jam në mbikëqyrje…
Në bllokun e saj të apartamenteve të epokës sovjetike në periferi të Kievit lindor, Oksana Zinkovska-Boyarska jeton me ndërprerje të përditshme të energjisë elektrike. Ashensori për në apartamentin e saj në katin e tetë shpesh ndalet, dritat fiken dhe ndonjëherë pompat që mbajnë presionin në ngrohjen qendrore me gaz prishen. Ajo ka një bateri të madhe të rikarikueshme për të mbajtur ndezur pajisjet, por kushton 2,000 euro (1,770 paund) dhe zgjat vetëm për një kohë të caktuar. Burri i saj, Ievgen, një avokat, shpesh duhet të punojë nën dritën e pishtarit. Vajza e tyre dyvjeçare, Katia, luan gjithashtu nën…

