Author: Hamdi Kumanova

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti po dëshiron të konsumojë edhe javën e fundit të vonesës së qëllimshme për krijimin e institucioneve. Hamiti: Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, sa më herët aq më mirë Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Albin Kurti po dëshiron të konsumojë edhe javën e fundit të vonesës së qëllimshme për krijimin e institucioneve. Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme. Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se sa më shpejt ndodhin ato…

Lexo më Shumë

Jozyrtarisht, TV21 mëson se shefi i kabinetit të Izet Mexhitit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikin Hapësinor, Nedim Rama pritet të emërohet drejtor në NOMAGAS. Ky ndryshim në operatorin e sistemit të transmetimit të gazit natyror në Republika e Maqedonisë së Veriut vjen pasi drejtori paraprak, Muhamed Elmazi,në zgjedhjet e 19 nëntorit, u zgjodh kryetar në komunën e Sarajit.

Lexo më Shumë

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha është shpërblyer nga Dinamo Zagreb me një kontratë të re afatgjatë, pas formës mbresëlënëse që ka treguar në fillim të këtij sezoni. Klubi kroat pritet ta zyrtarizojë shumë shpejt marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë 27-vjeçarin në “Maksimir” deri në verën e vitit 2029, dy vite më shumë se kontrata aktuale. Sipas burimeve pranë klubit, Hoxha do të përfitojë një pagë të përmirësuar, që kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në vit, një shpërblim i merituar për paraqitjet e tij të shkëlqyera në kampionat dhe në Europë. Në 16 paraqitje këtë…

Lexo më Shumë

Shqipëria dhe Italia do të mbajnë sot në Romë Samitin e parë ndërqeveritar, ku tri do jenë çështjet kryesore: mbrojtja, industria dhe emigrantët. Mbledhja e parë mes qeverive të dy vendeve e cila do të drejtohet nga Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni dhe Kryeministri Edi Rama është konfirmuar nga qeveria italiane përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ku thuhet se Samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri do të mbahet të enjten, më datë 13 nëntor, ora 11:30. Ndërsa gazeta italiane “Formiche” ka publikuar një shkrim duke dhënë detaje nga ajo çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e përbashkët…

Lexo më Shumë

Për gjeneratat e reja, Millennials dhe Gen Z, të posedosh një shtëpi tënden duket si diçka e largët dhe e paarritshme, prandaj ata e shtyjnë blerjen e shtëpisë së parë dhe zgjedhin të jetojnë me qira ose të bashkëjetojnë me persona të afërt. Arsyet janë të ndryshme – kulturore, pasiguri për të ardhurat e ardhshme, hezitimi, por ndonjëherë edhe për shkak të mungesës së fleksibilitetit nga institucionet financiare, të cilat nuk ofrojnë produkte kreditore të përshtatura për të rinjtë. Pikërisht këtë e ka parashikuar UNIBanka, e cila si një bankë dinamike dhe moderne, ka sjellë në treg një kredi banimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nuk dha detaje se kur do të ndodhë takimi mes partnerëve të koalicionit qeverisës për rikonstruktimin e qeverisë, por u shopreh shkurt se ka komunikime dhe se është i bindur që do të arrihet një marrëveshje e pajtushme për të dyja palët. ” Nuk mendoj që marrëveshja ose vendosja e kushteve duhet t a bëjmë përmes mediave, me respekt maksimal për mediat, nuk dua të më keqkuptoni, por mendoj se janë çështje që fillimisht duhet t’i dakordojmë mes vete, ndërsa më pas t’i njoftojmë. Ashtu krijohet besimi, kur funksionon si ekips”,…

Lexo më Shumë

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij jashtë vendit, pas sanksioneve ndaj naftës që vendosi Presidenti amerikan, përcjell TV21. Kreu i Komisionit Rregullator të Energjisë (KRRE), Marko Bislimoski, deklaroi sot se duhet t’i jepet një shans “Lukoil Maqedoni” dhe se kompania mund të furnizohet me derivatet e naftës edhe nga vende të tjera. “Kam pasur një takim me përfaqësuesin e Lukoil Maqedoni, dhe ai do të marrë të gjitha masat që këta punonjës të mos mbeten pa punë. Pra, Lukoil mund të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot mori pjesë në një konferencë kushtuar krijimit të vendeve të punës së gjelbër në Maqedoni, të organizuar nga Ambasada Austriake në Shkup. Gjorgjievski, i cili e shënoi këtë si fjalimin e tij të parë në një konferencë që nga marrja e detyrës si kryetar bashkie, shprehu kënaqësinë që tema e vendeve të punës së gjelbër është në fokus të këtij takimi ndërkombëtar. Ai theksoi se Shkupi dhe komunat e tjera, në koordinim me Qeverinë, duhet ta adresojnë seriozisht çështjen e menaxhimit të mbeturinave. “Jam i bindur se Shkupi, por…

Lexo më Shumë

Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar ngërçin rreth emërimit të të besuarve nga ana e qeverisë në Gostivar dhe Vrapçisht duke theksuar se të besuarit e qeverisë duhet të jenë të besuarit e popullit, përndryshe, deformimi i vullnetit është thirrje për rezistencë, shkruan Top24 ■ Të besuarit e Qeverisë duhet të jenë ata që janë të besuarit e popullit përmes votës në ato komuna; përndryshe, deformimi i vullnetit është thirrje për rezistencë. Këshillat Komunalë përkatës, si bartës të sovranitetit lokal, duhet të mbajnë seanca me një pikë të rendit të…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori, Christopher Hill tha se Adem Demaçi ishte gjithmonë shumë i rreptë dhe strikt për çdo temë. Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill shtoi se i ndjeri, asokohe kishte një lloj mllefi pasi kishte qenë i burgosur, dhe sipas tij, dihej dhe njihej si një person me opinione të egra ndaj Serbisë. “Jo vetëm në Kosovë, por edhe pjesa tjetër e Jugosllavisë e dinte këtë. Nuk ishte person me të cilin mund të bashkëpunoje. Nuk ishte person që mund të punoje me një dokument, kishte opinione të forta lidhur me disa rrethana në jetë, dhe shumë mirë që…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Ardit Gjeçin, 33-vjeçarin i cili përpalsi për vdekje me makinë dy vëllezërit. Ndaj 33-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Aksidenti tragjik ndodhi në oret e para të mëngjesit të së shtunës në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë, ku u përplasen dy automjete, e për pasojë gjetën vdekjen vëllezërit Ramazan dhe Agim Harapi nga Melgusha e Shkodrës. Pas hetimeve të kryera rezultoi se shoferi ishte i dehur. Aksi Lezhë-Milot vijon të jetë ndër problematikët sa i përket aksidenteve rrugore…

Lexo më Shumë

Sot pritet të zhvillohet takimi vendimtar mes koalicionit shqiptar VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, ku do të diskutohen ndarja e resorëve dhe struktura e ardhshme qeveritare pas zgjedhjeve lokale ku disa vende ministrash janë vakante, përcjell INA. Burime nga brenda koalicionit bëjnë të ditur për INA se VLEN synon të forcojë pozicionin e vet në raport me marrëveshjet fillestare, duke argumentuar se rezultati zgjedhor i jep legjitimitet për një pjesëmarrje më të gjerë dhe më të peshës në qeveri. Në këtë takim pritet të kërkohen më shumë poste ministrore dhe kontroll mbi sektorë strategjikë, përmes të cilëve koalicioni…

Lexo më Shumë