Fondet private të pensioneve, kompanitë e sigurimeve dhe bankierët mbeten financuesit më të mëdhenj të shtetit. Kreditë që ata ia dhanë Qeverisë në bazë të letrave shtetërore me vlerë “llogariten” në disa miliarda euro. Në fund të shkurtit të këtij viti, borxhi i shtetit në bazë të letrave shtetërore me vlerë arriti në 4.310.000.000 euro, me një tendencë rritjeje të vazhdueshme në periudhën e kaluar. Madje 52,3% e kredive nga kreditorët vendas kanë një afat maturimi prej 15 vitesh, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Për vetëm 5 vjet, borxhi ndaj kreditorëve vendas pothuajse është dyfishuar Bankat, fondet e pensioneve,…
Author: Hamdi Kumanova
38-vjeçari i vrarë këtë mëngjes në qytetin e Gjakovës është Rasim Binakaj. Kjo u bë e ditur edhe përmes postimeve të familjarëve në rrjetet sociale, të cilët shprehën dhimbjen për humbjen e tij. Sipas burimeve të Klankosova.tv, viktima është vrarë nga i dyshuari Nexhdet Zymberaj, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Nga ky rast tragjik ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, 29-vjeçari Edin Mehmeti, i cili po merr trajtim mjekësor. /Klankosova.tv
Një incident shqetësues ka prishur sigurinë në komunën e Aerodromit të Shkupit, pasi një grup të miturish kanë ndaluar dhe sulmuar fizikisht tre persona në rrugë. Sulmi nuk është ndalur vetëm në një përleshje fizike, por të miturit kanë hedhur edhe vezë mbi viktimat, duke shkaktuar kaos dhe ankth shtesë tek kalimtarët. MPB njofton se në mbrëmjen e 14-15 marsit në orën 00:45, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e komunës së Aerodromit, M.B. (22) nga Manastiri, B.K. (23) nga Strumica dhe B.S. (20) nga Shkupi janë sulmuar fizikisht nga një grup të miturish, të cilët i kanë…
Ish-zyrtari i LSDM-së, Petre Shilegov, thotë se kjo parti opozitare “është bërë bosh sa i përket personelit” dhe njoftoi se së shpejti, siç tha ai, një grup më i madh socialdemokratësh do të kërkojë dorëheqjen e udhëheqjes aktuale. “Do të përpiqemi të arrijmë në një logjikë të shëndoshë politike dhe t’u kërkojmë njerëzve që udhëheqin partinë të ndalojnë së bëri më këtë. Le të vijnë të tjerët të udhëheqin partinë”, tha Shilegov në “Sitel”. Ai shtoi se do të jetë një “proces” i udhëhequr nga njerëz që janë rritur politikisht në LSDM. Ai beson se LSDM-ja e dobët po i…
Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë quhet Maqedonia e Veriut. Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata të cilët do të rrëmbenin armët, sërish nën siglën UÇK. Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila do tentonte që me grykën e pushkës ta ndryshonte fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar shtypjen e elementit shqiptar. Shqiptarët që gjeografikisht duhej…
Një vit më vonë, dhe dhimbja është ende gjallë. Një vit që nga zjarri tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan – një tragjedi që mori 63 jetë të reja dhe la një boshllëk të pashlyeshëm në familjet, miqtë dhe në të gjithë vendin e tyre. Një qytet që dikur ishte i mbushur me të rinj dhe muzikë, në një çast u shndërrua në një simbol trishtimi dhe kujtimi. Sot, Koçani qëndroi në heshtje – me qirinj, lot dhe kujtime për ata që u larguan shumë shpejt. Si shenjë respekti dhe përkujtimi, familjet, miqtë dhe qytetarët do të mblidhen për t’u…
Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit që publikon online identitetin e personave të dënuar për abuzim seksual ndaj fëmijëve. Sipas ky është një hap i mirë, por jo i mjaftueshëm. Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajon që me qëllim parandalues u ka mundësuar qytetarëve qasje online në identitetet e personave të dënuar me vendim përfundimtar për vepra që lidhen me pedofilinë, përfshirë fotografitë e tyre, pseudonimet, adresat e vendbanimit dhe veprat për të cilat janë dënuar. Kushdo mund t’i shikojë këto të dhëna me vetëm disa klikime. Në regjistrin e pedofilëve, i…
Nafta nga rezervat strategjike të International Energy Agency (IEA) pritet të dalë shumë shpejt në tregjet globale, pasi vendet anëtare të agjencisë vendosën të çlirojnë një total prej 411.9 milionë fuçish – një sasi rekord – nga rezervat e tyre emergjente. Sipas IEA, qeveritë e vendeve anëtare janë zotuar të nxjerrin në treg 271.7 milionë fuçi nga rezervat shtetërore, 116.6 milionë fuçi nga rezervat e detyrueshme të industrisë, si dhe 23.6 milionë fuçi nga burime të tjera. Agjencia bëri të ditur gjithashtu se 72% e sasisë së planifikuar për t’u hedhur në treg përbëhet nga naftë bruto, ndërsa 28% janë…
Donald Trump tha se mund ta kuptojë pse nuk kanë shpërthyer protesta masive në Iran, duke pretenduar se udhëheqja iraniane po kërcënon me dhunë kundër atyre që përpiqen të protestojnë. Duke folur me gazetarët në Air Force One, presidenti amerikan e përshkroi udhëheqjen e Teheranit si “banditë” dhe tha se ata i kanë paralajmëruar qytetarët se kushdo që shkon në protesta do të rrezikojë të qëllohet. “Mund ta kuptoj plotësisht pse ata nuk dalin në rrugë”, tha ai, duke iu referuar qytetarëve iranianë. Kujtohet se Trump më parë u kishte bërë thirrje iranianëve të dilnin në rrugë dhe të rrëzonin…
Ish-drejtori i ALUIZNI-t Gentian Meçaj është ndarë nga jeta në moshë të re. Lajmin e ka dhënë përmes një shënimi në rrjetet sociale, miku i tij, Mareglen Disha, i cili është kryetari i Bashkisë së Librazhdit. Disha shkruan se do ta kujtojë gjithmonë Meçajn si një njeri korrekt dhe të qetë. Po ashtu ai i ka ofruar ngushëllime edhe familjarëve për humbjen e madhe. “Me shumë dhimbje mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kolegut dhe shokut tim, @gentimecaj . Kam pasur kënaqësinë të punoj me të në Kadastër dhe do ta kujtoj gjithmonë si një njeri korrekt,…
Ali Maksuti Në dekadat e fundit, ekonomia dhe tregtia globale është ndërtuar mbi një model të globalizimit relativisht të hapur, të karakterizuar nga integrimi i tregjeve, rritja e tregtisë ndërkombëtare dhe zgjerimi i zinxhirëve globalë të furnizimit. Megjithatë, zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike të viteve të fundit tregojnë se sistemi ndërkombëtar po hyn në një fazë transformimi, sidomos rasti Ukrainës, Venezuelës dhe së fundmi Iranit. Rivaliteti strategjik midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, së bashku me përpjekjet e Bashkimi Evropian për të rritur autonominë e tij strategjike, po riformësojnë arkitekturën e ekonomisë globale të zhvillimeve në botë.…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë LSM sot në Shkup në protestën e re për paga më të larta deklatuan se pa punëtorë, nuk ka shtet, dhe nuk ka as qeveri Protesta filloi nga Shtëpia e Punëtorëve, do të kalojë pranë Parlamentit dhe Dhomës së Tregtisë, për të përfunduar para Qeverisë. Kërkesat ishin të njëjta – paga minimale të rritet në 600 euro dhe një rritje lineare e të gjitha pagave të punëtorëve me 6,000 denarë. Sipas të dhënave nga Zyra e të Ardhurave Publike, të cilave u referohet sindikata, rreth 160,000 punëtorë marrin një pagë nën kufirin e varfërisë.

