Author: Hamdi Kumanova

Sot vazhdon gjykimi për ish-drejtorin e burgut “Shkup” në Shutkë, Filip Andonov–Sokol, pasi seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së disa të punësuarve. Nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit njoftuan se seanca ishte anuluar për arsye shëndetësore të prokurorit publik, ndërsa një pjesë e të akuzuarve duhej të merrnin pjesë në një varrim. Andonov dhe gjashtë policë të burgut akuzohen se u kanë mundësuar pesë të dënuarve privilegje që nuk u takonin sipas vendimeve gjyqësore, si dalja nga burgu për nevoja private. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për punë të pandërgjegjshme në shërbim,…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, prej sot deri më 15 nëntor do të marrë pjesë në “Kongresin global për popullsi, shëndet dhe zhvillim njerëzor”, që mbahet për herë të tretë në Kajro nën patronazhin e presidentit të Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi. Janevska, siç kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të jetë pjesë e disa panel diskutimeve kushtuar temave për zhvillimin njerëzor, zhvillimin dhe zbatimin e inovacioneve me theks në inteligjencës artificiale. Ajo do të ketë edhe fjalim hyrës në sesion kushtuar arsimit joformal si koncept i të mësuarit gjatë gjithë jetës. Gjatë kongresit,…

Lexo më Shumë

Ish-mesfushori legjendar, Andres Iniesta po hetohet nga shteti i Perusë. Kjo për shkak se futbollisti akuzohet për mashtrim ndaj disa biznesmenëve atje, me vlerën që kap shumën e 600 mijë dollarëve. Lidhja e kësaj me Iniestën, ka të bëjë me kompaninë e tij NSN Sudamerica SAC, kompani kjo që organizonte ngjarje futbolli dhe muzikore. Vetëm një ngjarje e premtuar ndodhi para se kompania të falimentonte në mesin e vitit 2024. Investitorët thonë se paratë e tyre u zhdukën dhe nuk u dhanë rimbursime. Iniesta dhe partnerët e tij mohojnë shkeljet, duke pretenduar se akuzat janë të…

Lexo më Shumë

Barcelona po përballet me mungesa të rëndësishme në mesfushë, por duket se Hansi Flick mund të marrë së shpejti lajme pozitive. Pas dëmtimit të rëndë në kofshë gjatë El Clasicos ndaj Real Madridit, Pedri po tregon përparim të dukshëm në procesin e rikuperimit. Sipas Marca, 22-vjeçari mund të jetë gati për sfidën ndaj Athletic Bilbao menjëherë pas pushimit ndërkombëtar. Megjithatë, stafi mjekësor dhe trajneri Flick nuk do të rrezikojnë rikthimin e parakohshëm të tij, duke qenë të vetëdijshëm për historinë e shpeshtë të lëndimeve që ka pësuar mesfushori. Edhe nëse Pedri do të rikthehej para muajit dhjetor,…

Lexo më Shumë

Futbollisti brazilian Oscar thuhet se është detyruar t’i japë fund karrierës së tij pasi është shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën. Oscar u shtrua në spital dje (e martë) pasi u ankua se nuk ndihej mirë, dhe lajmet e fundit thonë se për shkak të problemeve me zemrën ai do të duhet t’i japë fund karrierës dhe t’i përkushtohet rikuperimit. Sipas Daily Mail, Oscar ra pa ndjenja gjatë stërvitjes, më saktësisht gjatë përdorimit të një biçiklete stërvitjeje gjatë përgatitjeve me ekipin brazilian Sao Paulo. Braziliani ishte një yll i madh për Chelsean dhjetë vjet më…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të martën e 11 nëntorit, zgjati pezullimin e një urdhri gjyqësor që kërkonte nga administrata e presidentit Donald Trump të financojë plotësisht ndihmën ushqimore për 42 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta këtë muaj, në kushtet e mbylljes së qeverisë federale, edhe pse ligjvënësit po ndërmarrin hapa për t’i dhënë fund ngërçit. Ky vendim i gjykatës i lejon përkohësisht administratës të vazhdojë të mbajë pezull rreth 4 miliardë dollarë nga Programi i Ndihmës Ushqimore Shtesë, i njohur si SNAP ose kuponët ushqimorë, shkruan Reuters. Avokatët e administratës i thanë gjyqtarëve të hënën…

Lexo më Shumë

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, bëri të ditur se shumica e Kongresit amerikan mbështet heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Sirisë, pasi u takua të hënën në Washington me ligjvënës amerikanë. “Administrata amerikane është e një mendjeje se Siria meriton të ketë një mundësi për të qenë e qëndrueshme, për të ndërtuar ekonominë e saj dhe për të ruajtur integritetin territorial”, tha Sharaa për “The Washington Post” pas takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump. Sharaa tha se politikat e Trumpit tregojnë mbështetje për stabilitetin dhe unitetin territorial të Sirisë. “Është e qartë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur mundësinë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike duke mos e zvarritur procesin zgjedhor. Limaj ka theksuar se gjatë takimeve të saj me partitë politike është konfirmuar mungesa e vullnetit për të krijuar një shumicë të dytë parlamentare. “Para se të vije te mandatari i dytë, ne kemi qenë te presidentja, sic e kërkon kushtetuta, pra është konsultuar me të gjitha partitë politike. Presidentes, të gjitha partitë politike shqiptare, shumica edhe disa të minoriteteve, janë deklaruar qartë se mungon vullneti politik për…

Lexo më Shumë

Rusët kanë përdorur inteligjencën artificiale për qëllime propagandistike, duke prodhuar video që synojnë të dobësojnë moralin e ukrainasve. Këto video paraqesin ushtarë “të lodhur” dhe shpesh shfaqin rrëfime të montuara, të krijuara në mënyrë artificiale, që nuk pasqyrojnë realitetin. Qëllimi i këtij materiali është të ndikojë psikologjikisht tek shikuesit, duke krijuar një imazh të humbjes së besimit dhe të dëshpërimit mes trupave dhe qytetarëve ukrainas. Megjithatë, cilësia e këtyre videove është e lehtë për t’u dalluar; edhe një vështrim i shpejtë tregon qartë se ato janë të manipuluara dhe të rreme. Kjo praktikë është një…

Lexo më Shumë

Një autobus turistik u përplas me një kamion në provincën e Detit të Kuq të Egjiptit. Në aksident humbën jetën dy persona dhe u plagosën 39 të tjerë. Sipas hetimeve paraprake, viktimat përfshijnë 27 rusë, 2 lituanezë, 7 finlandezë dhe 3 egjiptianë (dy shoferë dhe një guidë turistike). Të plagosurit u dërguan në Spitalin Ras Gharib për ndihmë mjekësore.

Lexo më Shumë

Struktura prej druri e një ure në ndërtim e sipër në provincën Diyarbakir të Turqisë është shembur. Është nisur një operacion për të nxjerrë punëtorët e bllokuar nën rrënoja. Katër punëtorë që u plagosën rëndë gjatë incidentit u dërguan në spital. Nga punëtorët e dërguar në spital dhe të nxjerrë nga rrënojat, tre vdiqën dhe dy u plagosën. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonë.

Lexo më Shumë

Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi të martën se kishte urdhëruar forcat e sigurisë së vendit të tij të pezullonin shkëmbimin e informacionit me Shtetet e Bashkuara derisa të mbarojnë sulmet ajrore kundër anijeve që Uashingtoni thotë se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor. ” Lufta kundër drogës duhet t’i nënshtrohet mbrojtjes së të drejtave të popujve të Karaibeve”, deklaroi Petro në platformën X, duke iu referuar bashkëpunimit të gjatë dhe shpesh të tensionuar mes Kolumbisë dhe SHBA-së në luftën kundër trafikimit të narkotikëve. Ky vendim vjen në një moment tensionesh të rritura, pasi Bogota ka kritikuar qasjen ushtarake të…

Lexo më Shumë