Ajo që unë dua të bëj është të garantoj një llogaridhënie dhe transparencë radikale, digjitalizim, dhe kushte pune që një prokuror të mund të kryejë punën e tij pa pengesa, në një mënyrë efektive dhe dinjitoze. Ndër të tjera, dhe ajo që shpesh komentohet është sigurimi i burimeve financiare, edhe pse fokusi vihet te pagat, pagat nuk janë problemi më i madh, por kushtet për të punuar. Nuk mund të luftosh me një institucion të varfër kundër të pasurve të krimit, tha në një intervistë për AIM-n, Nenad Saveski, i cili sot pritet të zgjidhet nga Kuvendi si kryeprokuror. Më…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Demokratik për Integrim sot del me të dhëna konkrete dhe një analizë të detajuar lidhur me mosintervenimin e Qeverisë përballë rritjes dramatike të çmimeve të derivateve të naftës. Duke u bazuar në konsumin vjetor, mujor dhe ditor në Maqedoninë e Veriut, rezulton se konsumi i derivateve të naftës për transport arrin rreth 720.000 ton në vit, përkatësisht: • Konsumi mujor: 60.000 ton (60 milionë litra) • Konsumi javor: 15.000 ton (15 milionë litra) • Konsumi ditor: 2.000 ton (2 milionë litra) Mosndërhyrja e Qeverisë po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685.000 euro në ditë, ose mbi 5.15 milionë…
Më datë 18.03.2026, në ora 02:35, në lagjen Plitishta të Strugës, zyrtarë policorë nga DPB Strugë kanë privuar nga liria personat J.M. (31) nga Shkupi dhe S.K. (30) nga Ohri. Ata dyshohen se rreth orës 00:20, në rrugën “Momçillo Jordanovski” në Ohër, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, kanë sulmuar fizikisht personin A.K.S. (52) nga Ohri. Shtetasja V.M. (41) nga Ohri ka arritur ta mbrojë A.K.S. dhe pasi që të dy kanë hyrë në banesën e saj, personat e lartpërmendur e kanë sulmuar sërish, duke përdorur edhe sende të forta me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në…
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Thomas Waitz, ka paraqitur një amendament në raportin e tij të fundit, duke kërkuar një shpjegim dhe sqarim të të gjitha paqartësive që lidhen me Protokollin e dytë të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë me Bullgarinë, i cili është pjesë e Kornizës Negociuese të BE-së dhe lidh progresin e vendit me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Në amendamentin 108, Waitz, në emër të të Gjelbërve, propozon që teksti i rezolutës së ardhshme të përfshijë që Parlamenti Evropian “i bën thirrje shërbimit ligjor të Këshillit të sqarojë urgjentisht të gjitha paqartësitë në lidhje…
Më datë 17.03.2026, në ora 23:40 në Strumicë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë kanë privuar nga liria personin S.H. (26) nga Strumica. Ai është zënë në flagrancë duke kryer “vjedhje të rëndë” në kishën katolike “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, me ç’rast ka vjedhur të holla. Sipas informacioneve, ai ka hyrë me forcë në objektin e kishës, ndërsa pas denoncimit të rastit, policia e ka gjetur në vendngjarje dhe e ka arrestuar. Së bashku me të ka qenë edhe djali i tij i mitur, për çka është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Strumicë, e cila ia ka dorëzuar fëmijën gjyshes…
Zv/ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se janë realizuar pagesa në vlerë prej mbi 280 milionë denarësh për më shumë se 4.700 përfitues, në kuadër të programeve për mbështetje financiare në bujqësi. Sipas njoftimit, këto mjete janë destinuar për disa kategori kyçe të prodhimit bujqësor, duke përfshirë pagesat për qumështin e lopëve, deleve dhe dhive, mbështetjen për krerë gjedhi të rritur ose të therur si dhe për zogj njëditorë broilerë dhe pula njëditore për vezë. Zv/ministri Hoxha theksoi se këto masa përfaqësojnë mbështetje konkrete për fermerët dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit vendor. “Këto janë masa konkrete që…
Banorëve të Strugës ju ndanë faturat e ujit për muajin shkurt edhe pse për shkak të turbullirës nuk e përdorën ujin nga ujësjellësi i qytetit, përdorimi i të cilit u ndalua pikërisht për këtë arsye. Këshilli i Komunës së Strugës vendosi që Komuna t’i marrë përsipër detyrimet e qytetarëve bazuar në faturat e ujit për muajin shkurt, por banorëve sërish iu dërguan fatura të ujit, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. Drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” Strugë, Jovanço Meçkaroski, thotë se vendimi u mor pasi faturat tashmë ishin dorëzuar. “Faturat dorëzohen nga data 1 deri në datën 10 të muajit, ndërsa…
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit, tre gradë nën zero. Në Hanet e Mavrovës, Krushevë dhe Lazaropole janë matur 0°C, në Berovë 1°C, në Kriva Pallankë dhe Pretor 3°C, në Manastir, Prilep dhe Vinicë 4°C, në Ohër, Tetovë dhe Shtip 5°C, në Kumanovë dhe Veles 6°C, ndërsa në Shkup – Zaçev Rid, Shkup – Petrovec, Strumicë dhe Kavadar 7°C, dhe në Demir Kapinë dhe Gevgelinë 8°C. Derisa deri në orën shtatë të mëngjesit, reshjet e regjistruara për 24 orët e fundit ishin: 10 litra për metër katror në Kodrën…
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti në rrjetin social Facebook ka publikuar mesazhet e Kuvendit, ku shihet të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. Bexheti për mosrespektimin e gjuhës shqipe ka akuzuar kreun e Kuvendit, Afrim Gashin. Statusi i plotë i deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti “Kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut relativizon përdorimin e gjuhës shqipe dhe e përjashton atë edhe nga komunikimet bazike, si SMS-të për gjobat në trafik, ndërsa menjëherë pas kësaj i njëjti standard zbatohet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njëkohësisht një nga liderët e VLEN,…
Deputetja e VLEN, Saranda Imeri-Stafai ka reaguar ndaj deputetit të Frontit Europian, Blerim Bexhetit, i cili përmes një shkrimi i reagoi kreut të Kuvendit, Afrim Gashi, respektivisht tha se SMS mesazhet nga Kuvendi i ka pranuar vetëm në gjuhën maqedonase, përcjell TV21. Imeri-Stafai ka deklaruar se mënyra se si bëhet kërkesa ndikon edhe në gjuhën e mesazheve që dërgohen. “Ashtu si e bën kërkesën, ashtu vijnë edhe mesazhet. Blerim(Qoseto)Bexheti kerkesen e ke vetëm në gj.maqedone.Goxha shume ishe lodh tu shkrujt. Mua kështu më vijnë. P.S.Atë që nuk e bëri Talati për 7 vjet(mesazhet ne gj.shqipe),Afrim Gashi e beri per 7…
Çmimet e derivateve në vend janë rritur përsëri. Edhe pse Hristijan Mickoski kishte paralajmëruar ulje të çmimeve, në vend të kësaj qytetarët po përballen me një rritje të re prej 7 denarë për litër. Një tjetër mashtrim i Mickoskit që godet drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve. Këto janë masat e koalicionit të tenderëve VMRO/ZNAM. Qytetarët po trajtohen si të paditur. Në vend të uljes prej 2.5 denarësh – rritje prej 7 denarësh. Kjo është rritja e dytë serioze, ndërsa qeveria nuk ndërmerr asnjë masë për mbrojtjen e standardit jetësor, thuhet në reagimin e LSDM-së. Ata theksojnë se rritja e çmimeve të…
Kuvendi ka planifikuar të mbajë seancën e 94-të sot, ku në rend të ditës do të jetë propozimi për zgjedhjen e Nenad Saveskit si Prokuror i ri Publik i Shtetit. Saveski, i cili aktualisht është gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, u propozua nga Qeveria për Prokuror Publik i Shtetit më 10 mars, dhe për të marrë këtë pozicion, atij i duhen të paktën 61 vota parlamentare. Kandidatura e tij vjen pas dorëheqjes së ish-prokurorit Ljupço Kocevski, dhe pas procedurës në të cilën morën pjesë pesë kandidatë. Nenad Saveski ka lindur në vitin 1976, jeton në Gostivar dhe ka…

