Procesi i unifikimit të VLEN-it tashmë ka hyrë në fazën e vendimeve të guximshme dhe të pakthyeshme. Ajo që shihej si nevojë politike, sot po merr formë konkrete si rezultat i vullnetit të konsoliduar për ndërtimin e një subjekti të vetëm, të përbashkët dhe përfaqësues.
Vendimi i Alternativës për t’u bashkuar në subjektin e ri politik VLEN vetëm sa e konfirmon atë që tashmë është e qartë për këdo që e ndjek me vëmendje këtë zhvillim. Procesi i unifikimit ka nisur dhe nuk ndalet. Edhe subjektet tjera përbërëse të VLEN-it, si Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe ASH, që e ndërmorën këtë hap më herët dhe pezulluan organet e tyre, dëshmojnë pjekuri politike dhe vetëdije të lartë për domosdoshmërinë e këtij konsolidimi.
Çdo hap që po hidhet në këtë drejtim dëshmon se VLEN po ecën sigurt drejt konsolidimit në një parti të vetme, si përgjigje e qartë ndaj kërkesës së shqiptarëve për bashkim, forcë dhe përfaqësim të denjë. Pikërisht për këtë arsye, ky proces po përcillet me shpresë nga shqiptarët dhe me shqetësim nga ata që për vite me radhë e kanë trajtuar përfaqësimin si pronë të tyre private.
Unifikimi i VLEN-it buron nga nevoja e kahershme e shqiptarëve për përfaqësim të bashkuar, dinjitoz dhe të përgjegjshëm. Sot bëhet gjithnjë e më e qartë se e ardhmja u përket atyre që kanë vizionin dhe guximin për ta ndërtuar atë, jo atyre që mbeten të lidhur pas logjikës së vjetër.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Hijenat dhe hijet
- Të gjithë dasmorët sytë tek dyshja, Kida dhe Ajbi bëjnë vallëzimin e parë si burrë e grua – ka një detaj që mori vëmendjen
- Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen dy familje
- I njihni pothuajse të gjithë, këta janë personat që Kida i ka ftuar në dasmë, por duket se është dikush që mungon
- I mituri i trembur dhe duke qarë, qytetarja shpërthen ndaj policisë: Duhet të na mbronit
- Toshkovski: Informacionet për “Mazutin” do ta tronditin opinionin publik
- BOTA NË FOKUS | Beteja Britani – Argjentinë për ishujt Falkland, Izraeli në mes
- “Stop terrorit dhe dhunës!”/ Berisha reagon pas tensioneve te Kryeministria: Rama urdhëroi policinë të sulmonte protestuesit



