Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është vetëm edhe një dëshmi shtesë, pas shumë rasteve të ngjashme të mbivotimit etnik dhe vendimeve të padrejta të cilat sillen sipas vullnetit personal të shumicës së gjykatësve maqedonas, e që majorizojnë shqiptarët dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike në vend. Ky rast vetëm se konfirmoi nevojën urgjente për vendosjen e parimit të Badenterit gjatë votimit të ligjeve që sillen me Badenter në Kuvend, ose ligjeve dhe dispozitave të tjera që prekin të drejtat dhe barazinë e bashkësive etnike në vend. Aleanca për Shqiptarët dhe Kryetari, Ziadin Sela, si të parët që ngritën…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmë, një aeroplan special me 151 pasagjerë nga Lindja e Mesme, konkretisht nga Katari, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtines, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. Nga numri i përgjithshëm i pasagjerëve, 109 ishin shtetas të Maqedonisë, ndërsa pjesa tjetër vinin nga vende të ndryshme të tjera. Mucunski theksoi se me këtë fluturim të tretë të organizuar, shtetasit e RMV-së nga rajoni u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me një plan të përgatitur më parë, në koordinim të ngushtë me institucionet kompetente. Pasagjerët u transportuan…
Në vend që të dalë në shitje të hënën përmes një ankandi elektronik, automjeti luksoz Audi A6, me të cilin Ramiz Merko u vozit për disa vite dhe që kryetari aktual i Strugës, Mendi Qyra, kishte paralajmëruar se do ta shiste, është bllokuar nga një përmbarues për shlyerjen e borxheve që komuna i ka ndaj subjekteve juridike, mëson ekskluzivisht Alsat. Edhe në vetë automjetin, i cili ende ndodhet para ndërtesës së komunës, që nga dita e djeshme është vendosur një ngjitëse me mbishkrimin “I KONFISKUAR”, ku thuhet se ndalohet tjetërsimi, ngarkimi apo çfarëdo lloj disponimi me këtë send. Përmbaruesi thotë…
Në Bashkimin Evropian në vitin 2024 kanë lindur 3,55 milionë foshnja, që paraqet një rënie prej 3,3% krahasuar me vitin 2023. Norma totale e fertilitetit në BE për vitin 2024 është 1,34 fëmijë të lindur gjallë për grua, më e ulët se 1,38 në vitin 2023, përcjell TV21. Edhe në Maqedoninë e Veriut norma e fertilitetit në dhjetë vitet e fundit është në rënie, duke kaluar nga 1,52 në vitet 2004 dhe 2014, në 1,49 në vitin 2023 dhe 1,44 fëmijë për grua në vitin 2024. Kjo normë është dukshëm nën nivelin 2,1 fëmijë për grua, që konsiderohet i nevojshëm…
Në pikën kufitare Bllacë, doganierët parandaluan kontrabandimin e 120 kg duhanpër narghile me vlerë 384 mijë denarë, të destinuar për tregun maqedonas, përcjellTV21. Personi përgjegjës, shtetas i Maqedonisë, fshehu produktet në bagazh dhe nuk i deklaroi. Kundër tij është ngritur aktakuzë për kontrabandim. “Doganierët në pikën kufitare Bllacë, gjatë hyrjes në vend, kanë parandaluar një përpjekje për kontrabandim të gjithsej 120 kilogramëve duhan për narghile, me vlerë prej 384 mijë denarësh, të destinuar për shitje në tregun e Maqedonisë. Kundër personit të përfshirë, Departamenti i Hetimeve ka ngritur aktakuzë për veprën penale “kontrabandim”, e ndëshkueshme sipas Kodit Penal. Me këtë…
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se deklaratat e fundit nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk janë një incident i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një klime politike që është krijuar në vend. “Kur në qeveri ke një përfaqësim të dobët, të kapur dhe të nënshtruar si VLEN, atëherë forcat antishqiptare ndihen të inkurajuara dhe të fuqizuara. Sot po shohim deklarata dhe veprime që më parë as nuk guxonin të artikuloheshin publikisht. Në vend që të mbrojnë të drejtat kushtetuese dhe arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësuesit e Vlen në qeveri kanë zgjedhur heshtjen dhe servilizmin. Kjo heshtje po interpretohet…
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës mbrëmë mbërriti fluturimi i tretë i organizuar me pasagjerë të cilët u evakuuan me sukses nga Katari, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Bahreini. Siç njoftoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pasagjerët fillimisht u transportuan me organizim deri në Riad, prej nga me një fluturim special u larguan në mënyrë të sigurt nga rajoni. Në avion ndodheshin 151 pasagjerë, prej të cilëve 109 ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa të tjerët shtetas të disa vendeve të tjera. Evakuimi u realizua sipas një plani të përcaktuar paraprakisht dhe në koordinim me…
Efikasiteti i energjisë ishte në fokus të takimit të mbajtur sot nga ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska me një delegacion të BERZH-it në vend. Në takim morën pjesë përfaqësuesi i BERZH-it në Maqedoninë e Veriut, Fatih Turkmenoglu, dhe drejtoresha e Departamentit të Infrastrukturës së BERZH-it në Evropë, Elena Gordeeva. Theksi kryesor i takimit u vendos në realizimin e efikasitetit të energjisë në objektet publike në shtet, i cili do të kontribuojë në një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe stabil. Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Bozhinovska, në takim theksoi angazhimin e Ministrisë për zbatimin e…
Si legalistë, duam ta respektojmë parimin normativ se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen, sidomos jo nga partitë politike, sepse kjo automatikisht mund të interpretohet si presion politik. Megjithatë, para së gjithash si njerëz, e pastaj edhe si parti, nuk mund t’i shmangemi përshtypjes se kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese më shumë i ngjan një elite politike jugosllave sesa instancës më të lartë gjyqësore në vend. Përdorimi i gjuhës shqipe është e drejtë themelore e njeriut dhe një nga vlerat themelore të Kushtetutës. Institucionet shtetërore kanë detyrimin ta garantojnë të drejtën e çdo qytetari që të informohet në gjuhën e…
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në fjalimin e tij në forumin global “Trasforming Transportation 2026” që po mbahet në Uashington, në organizim të Bankës Botërore, e theksoi rëndësinë e korridoreve dhe investimeve që po bëhen. Siç publikoi Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk, në forumin ekonomik në Uashington, ai e theksoi rëndësinë e pozicionit gjeostrategjik të Maqedonisë ku kryqëzohen dy korridoret pan-evropiane. Investimet në korridoret në Maqedoni kombinojnë biznesin dhe sigurinë. Ne u dërgojmë sinjale pozitive investitorëve, shkroi zëvendëskryeministri Nikolloski dhe postoi një video të fjalimit të tij në forumin global.
VMRO-DPMNE akuzoi LSDM-në se është “armiku më i madh i shtetit” dhe pengesa kryesore në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë. “Nuk ka armik më të madh të shtetit sesa LSDM-ja e Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes”, thanë nga VMRO-DPMNE në një deklaratë, duke shtuar se gjatë gjithë historisë, shteti “ka vuajtur më shumë nga armiqtë dhe tradhtarët e tij të brendshëm”. Partia pretendon se ish-qeveria bëri lëshime serioze për të mbetur në pushtet. “Ata ndryshuan kushtetutën, emrin e shtetit, nënshkruan marrëveshje tradhtare, vetëm për të rrëmbyer pushtetin dhe për të qëndruar në pushtet edhe një ditë më shumë”, thuhet…
Mbrëmjen e së mërkurës, në rrugën “Garcie Lorka” në Prishtinë, dyshohet se në një lokal u përfshi qëllimshëm nga flakët. Sipas policisë, lokali iu përket disa grave, ndërsa ende nuk ka ndonjë person të identifikuar lidhur me rastin. “Rr. Garcie Lorka, Prishtinë/ 11.03.2026 – 21:00. Është raportuar se lokali i viktimave femra kosovare është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet se është shkaktuar në mënyrë të qëllimshme. Zjarri është lokalizuar, ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

