Si legalistë, duam ta respektojmë parimin normativ se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen, sidomos jo nga partitë politike, sepse kjo automatikisht mund të interpretohet si presion politik. Megjithatë, para së gjithash si njerëz, e pastaj edhe si parti, nuk mund t’i shmangemi përshtypjes se kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese më shumë i ngjan një elite politike jugosllave sesa instancës më të lartë gjyqësore në vend.
Përdorimi i gjuhës shqipe është e drejtë themelore e njeriut dhe një nga vlerat themelore të Kushtetutës. Institucionet shtetërore kanë detyrimin ta garantojnë të drejtën e çdo qytetari që të informohet në gjuhën e tij amtare, përfshirë edhe për detyrimet që i lindin si pasojë e veprimeve apo sjelljes së tij.
Kjo vlen edhe për sistemin “Safe City”. VLEN ka qenë i qartë dhe mbetet i palëkundur në qëndrimin se kur shteti njofton, paralajmëron apo ndëshkon qytetarin përmes këtij sistemi, ai ka për detyrë ta bëjë këtë edhe në gjuhën shqipe. Kjo nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues dhe respektim i një të drejte themelore. Pikërisht për këtë, VLEN do ta mbrojë këtë parim me të gjitha mjetet juridike dhe institucionale, deri në zbatimin e plotë dhe pa asnjë dilemë.
Fakti që sot ende hapen dilema për çështje që prej kohësh është dashur të jenë të mbyllura, është pasojë e drejtpërdrejtë e papërgjegjësisë dhe manipulimeve të atyre që për dekada sunduan dhe rrejshëm mburreshin se i kishin zgjidhur të gjitha çështjet madhore për shqiptarët, ndërkohë që pasuroheshin mbi kurrizin e popullit. Për fat të keq, ata na lanë një sistem tërësisht të eroduar në të gjitha nivelet, të cilin tani duhet ta riparojmë me durim.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Monika Lubonja reagon edhe njëherë pas publikimit të PAMJEVE me Adi Hilën – kësaj radhe paska goditur rëndë
- Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime
- Beqiri i del përballë Dimitrievskit: Nëse të pengon gjuha shqipe, largohu nga Qeveria!
- 18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi
- Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?
- Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit në Gaza, vriten dy palestinezë
- Pse Albulena Haxhiu e mbështet vazhdimin e Kurtit si kryetar të Vetëvendosjes
- Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT Shkupit para ndeshjes, ka të lënduar



