Efikasiteti i energjisë ishte në fokus të takimit të mbajtur sot nga ministrja e Energjisë, Minierave
dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska me një delegacion të BERZH-it në vend. Në takim
morën pjesë përfaqësuesi i BERZH-it në Maqedoninë e Veriut, Fatih Turkmenoglu, dhe
drejtoresha e Departamentit të Infrastrukturës së BERZH-it në Evropë, Elena Gordeeva.
Theksi kryesor i takimit u vendos në realizimin e efikasitetit të energjisë në objektet publike në
shtet, i cili do të kontribuojë në një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe stabil.
Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Bozhinovska, në takim theksoi
angazhimin e Ministrisë për zbatimin e shpejtë të detyrimeve sipas të cilave parashikohet të
rikonstruktohet të paktën 3% e sipërfaqes totale të shfrytëzueshme të ndërtesave publike çdo vit,
ku masat e efiçiencës së energjisë janë pjesë e detyrueshme dhe e pandashme e çdo rindërtimi.
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, siç theksoi ministrja Bozhinovska, si
bartëse e kësaj reforme strategjike, po punon intensivisht për të siguruar burime financiare për
zbatimin e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave.
Realizimi i efiçiencës së energjisë paraqet një hap të madh drejt uljes së konsumit të energjisë,
përmirësimit të kushteve në institucione dhe zvogëlimit të ndjeshëm të emetimeve të gazrave të
dëmshëm – me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe shtetin.
Data 31.10.2026
Aktuale
- Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime
- Beqiri i del përballë Dimitrievskit: Nëse të pengon gjuha shqipe, largohu nga Qeveria!
- 18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi
- Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?
- Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit në Gaza, vriten dy palestinezë
- Pse Albulena Haxhiu e mbështet vazhdimin e Kurtit si kryetar të Vetëvendosjes
- Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT Shkupit para ndeshjes, ka të lënduar
- Thrive Holdings merr ADT-në për 15,3 miliardë dollarë: Një hap drejt sigurisë inteligjente






