Author: Hamdi Kumanova

Dorëheqja e kryeministrit Zaev ende nuk është dorëzuar në Kuvend, bëjnë të ditur shërbimet parlamentare për “TV21”. Kujtojmë se disa ditë më parë, partnerët e koalicionit qeverisës deklaruan se nuk pajtohen me vendimin e Zaevit. Ndërkaq udhëheqësi i opozitës Hristijan Mickoski sot deklaroi se shumica e re parlamentare do të përbëhet nga OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja Besa dhe E Majta.

Lexo më Shumë

Koncepti i ri mësimor që këtë vit shkollor nisi për klasën e parë dhe të katërt vazhdon të kundërshtohet ashpër nga nisma qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”. Drejtuesja e saj, Dragana Spasevska tha për Alsat se janë të shumta shkollat ku aspak nuk po gjen zbatim ky koncept për shkak të mungesës së kushteve për mësim. Madje, sipas Spasevskës, të gjitha këto mangësi, janë denoncuar edhe te Avokati i Popullit dhe Antikorrupsioni. “Vlerësojmë se duhet të hetohet gjithë situata për shkak se edhe pse janë marrë fonde të shumta nga Banka Botërore vlerësojmë se nuk janë shfrytëzuar…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha  Koalicioni me Mijallkovin dhe Gruevskin paska lind nga deshira per ta manifestuar patriotizimin e madh BDI dhe Koalicioni qe po pritet te nodh mes Partive opozitare shqiptare dhe Mickovskit e Apasievit te te majtes sipas interpretimeve te BDI-se na qenka turp dhe tradheti kombetare.Cilat ishin aktet patriotike te BDI-se qe nga viti 2008 deri ne vitin 2016 gjat jaranise me Mijallkovin dhe Gruevskin e VMRO-°DPMNE-se.Ne politikat e shteteve multietnike nuk ka vend per patriotizem po per interesa kete me se miri e kane deshmuar veprinet dhe aktet e partive si PPD,PDSH dhe BDI gjate 30 viteve te fundit…

Lexo më Shumë

Pas konferencës të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili deklaroi se shumica e re është e vetmja rrugëdalje për rrëzimin e kësaj Qeverie, me reagim dolën nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Nga atje thonë se Mickoski e konfirmoi se i intereson vetëm qeverisja, nuk ka ide politike, nuk ka vlera dhe nuk ka platformë për veprim, transmeton TV21. Ndër të tjera, nga LSDM-ja shtojnë: “U bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive demokratike dhe të gjithë deputetëve që janë për të ardhmen evropiane të vendit, për drejtësi dhe progres ekonomik që të bashkëpunojnë dhe të qëndrojnë me përgjegjësi në…

Lexo më Shumë

Me 05.11.2021 në ora 22.30 zyrtarët policor nga Kërcova i kanë arrestuar Sh.S.(44) nga fshati Zajas dhe A.M.(44) nga fshati Strogomishte e Epërme, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në veturën e tyre të tipit “mercedes” është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 05.11.2021 në ora 12.45 nga zyrtarët policor në Gostivar janë arrestuar I.Z.(25), V.S.(25) dhe Z.S.(25) , të gjithë nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se në fshatin Sretkovo në Gostivar kanë kryer dy vjedhje të rënda, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur më shumë prej mjeteve që janë vjedhur e të cilat janë kthyer te pronari. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 05.11.2021 në ora 23.30 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, zyrtarët policor nga SPB Tetovë e kanë arrestuar F.I.(34) nga fshati Sllatinë, Tetovë, pasi që tek ai është gjetur një material pluhur i bardhë, transmeton Almakos. Ai është arrestuar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka rraguar mbrëmë pas sigurimit të shumicës së re në Kuvend. Në gjendje paniku ai njoftoi se ka bërë telefonata dhe ka tentuar të kontaktojë me figura dhe qendra të ndryshme, por deri më sot askush nuk i ka dalë në ndihmë. Telefonatat dhe kontatet e kreut të BDI-së kanë rrezultuar pa sukses, ndërsa shumica e re po rritet në vazhdimësi. “Gjendjen e krijuar me dorëheqjen e Kryeministrit jemi duke e menaxhuar nëpërmjet të kontaktit intenziv më të gjitha palët, me përjashtim të atyre që e mohojnë Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë,…

Lexo më Shumë

Kreu i PDSH-së dhe deputeti nga kjo parti, Menduh Thaçi në një prononcim për “Sloboden Peçat” lidhur me ngjarjet e djeshme për shumicën e re parlamentare tha se është një teatër i madh, për ata që nuk mund të udhëheqin procesin politik në vend. – Ky është një tjetër teatër i madh i atyre që realisht nuk kanë fuqi të udhëheqin proceset politike në vend. Aktorët e djeshëm që i pamë në foton me Mickoskin, thjesht ia vendosin zarin Zaevit. Ndoshta pa e ditur, por ata e bëjnë atë një platformë për rikthimin e tij. Qeveria e ardhshme do të…

Lexo më Shumë

Në izolatorin e transformatorit në bllokun 3 në TEC Manastir sonte në ora 22:50 ka shpërthyer zjarri në izolatorin e transformatorit në bllokun 3, por tashmë është shuar dhe nuk ka persona të lënduar, njoftojnë nga Elektranat e Maqedonisë. “Ka rënë zjarr në bllokun 3 në TEC Manastir, njëri nga dy blloqet me të cilat aktualisht punonte uzina (bllok 1 dhe 3). Zjarri ka rënë në orën 22:50. në izolatorin e transformatorit të bllokut, jashtë termocentralit. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar shpejt”, thuhet në njoftimin e Elektranat e Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Votëbesimi i Qeverisë mund të parashtrohet më së paku nga 20 deputetë, ndërsa votëbesimin e Qeverisë e bëjnë pas kalimit të tri ditëve nga parashtrimi i votëbesimit, sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. “Qeveria dhe secili prej anëtarëve të saj përgjigjen para Kuvendit për punën e tyre. Kuvendi mund t’i votojë mosbesimin Qeverisë. Të paktën 20 deputetë mund t’i bëjnë pyetje Qeverisë. Votimi i besimit në Qeveri bëhet pas kalimit të tri ditëve nga shtrimi i çështjes së besimit”, thuhet në nenin 92 të Kushtetutës së RMV-së. Vendimi për mosbesimin e Qeverisë merret me shumicë votash nga numri i përgjithshëm…

Lexo më Shumë