Tre persona të rinj janë lënduar në një aksident trafiku mbrëmë në Kavadar. Mjeku kujdestar në Ndihmën e Shpejtë në Kavadar Ratko Grkov, për AIM tha se një vajzë dhe një djalë janë lënduar më rëndë. “Të rinjtë janë lënduar nga aksidenti i një biçiklete me një motor, i cili ka ndodhur në afërsi të shkollës komunale “Dimkata Angellov-Gaberot”. Pas ndihmës së parë, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Shkup, për shkak të seriozitetit të lëndimeve”, tha Grkov.
Author: Hamdi Kumanova
Përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale LSDM në Haraçinë ka njoftuar se po zhvillohen punime në kanalin që gjendet në hyrje të Haraçinës. Por kjo nuk është e vërtetë. Nëse shihni pak me më shumë vëmendje fotografitë duket qartë se kjo propagandë e LSDM është e rrejshme pasi fotografitë janë marrë nga punimet nderitmore që po zhvillohen në afërsi të Vodnos. Për këtë propagand të rrejshme reaguan edhe nga ASH-Haraçinë./ZYRTARE.net
Në fillim të vitit të ri shkollor në izolim janë disa paralele në Veles, Shtip, Prilep dhe Shkupi për shkak të nxënësve që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus. Në izolim është edhe një klasë në një shkollë fillore në Shkup, ndërsa raste me coronavirs janë paraqitur edhe në shkollat e mesme të Shkupit. Një klasë në Prilep prej sot është në izolim për shkak se një nxënës ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Në izolim janë edhe pesë mësues që kanë pasur kontakt me të. Në shkollat e Shtipit gjithashtu ka rast pozitiv, ndërsa dy nxënës në gjimnazin e Velesit dy…
Manifestimi qendror “30 Vjet pavarësi” do të mbahet më 8 shtator 2021 (e mërkurë) në Shkup dhe duke filluar nga ora 11:00 deri në fund të ngjarjes, për trafik do të jenë të mbyllura rrugët në vijim: – Bul. “Koço Racin” në drejtim të udhëkryqit me Bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” deri te rruga “Cirili dhe Metodi”; – Rruga ‘’11 Tetori’’ në drejtim prej rrugës ‘’Krushevska Republika’’ deri te rruga ‘’Dimitrie Çupovski’’; -rruga. “Filipi i Dytë” në drejtim prej Bulevardit “Goce Delç deri te rruga “11 Tetori”; – Keji “13 Nëntori” në drejtim deri te rruga “Filipi i Dytë” deri te…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17:00 në Gjevgjeli, zyrtarët policorë nga Sektori për bashkëpunim ndërpolicorë kanë privuar nga liria 41 vjeçarin Z.J. nga fshati Miravci i Gjevgjelisë, i cili është kërkuar me fletarrestim ndërkombëtarë pas urdhrit gjyqësor për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 7 vjetëve. I arrestuari u dërgua menjëherë në burgun e Idrizovës.
Hamdi Nuhiju Një batutë të cilën e lexova sot më bëri që të qesh dhe do të mundohem që lexuesve t`ua përcjell përmes frymës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti. Dy psikiatër janë ulur në një urë të lartë në të cilën kanë kaluar shumë turist. Njëri prej tyre tha:- Gjithmonë thua se je psikiatër më i mirë se unë. Nëse mund që të bindësh tre nga këto turist që të kërcejnë nga ura dhe të lëndohen, atëherë do ta jap dorën dhe do ta pranoj se je më i shkathët se unë.…
Në Spitalin e përgjithshëm në Dibër, ku mjekohen edhe të sëmurë nga komuna e Qendrës Zhupë, për herë të parë numri i të hospitalizuarve kovid tejkaloi numrin 40. “Në dy repartet ku mjekohen kovid pacientët, janë të hospitalizuar 41 pacientë, 31 prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. 15 persona mjekohen në ambulancë, ndërsa në institucionet shëndetësore në Shkup kemi gjashtë persona nga zona jonë”, deklaroi për MIA Baki Alili, drejtor i spitalit. Ai shton se në pesë ditët e fundit të këtij muaji, janë regjistruar 66 raste të reja, 34 janë përfshirë në listën e të shëruarve, ndërsa për…
Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve njoftojnë se Zoran Milevskit i është lejuar ndërprerje 30 ditëshe e vuajtjes së dënimit me burg për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore dhe se për këtë, Milevski ka dorëzuar raporti të specialistëve nga kontrollet e mjekëve. Në ato raporte, siaps DZS-së, ai është paraqitur në kontrol për shkak të ndjesisë së punës së përshpejtuar të zemrës, dhimbje në gjoks, dispne dhe agjitacion të dukshëm të cilat ishin lajmëruar pas stresit intensiv psikik dhe fizik. Milevski, ishte një nga pjesëmarrësit në aksidentin në komunikacion, i cili ndodhi të shtunën në aksin rrugor Gostivar –…
Për shkak të përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatorit, në rajonin e qendrës së Shkupit, nesër më 07.09.2021 (e martë), duke filluar nga ora 11:00 të mbyllura për komunikacion do të jenë: Rruga “11 Tetori” dhe rruga “Dimitrie Çupovski” në drejtim të rrugës “Vasill Gllavinov” deri te rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, ndërkaq në drejtimin e kundërt do të jetë i hapur, kurse nga ora 15:00 komunikacioni do të bllokohet në të dy drejtimet. Nga ora 23 të datës 07.09.2021 deri në ora 11:00 të datës 08.09.2021 në mënyrë shtesë do të mbyllen rrugët “Dame…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast ku ndaj një vajze të mitur kanë ushtruar dhunë dy meshkuj të mitur. Pas intervenimit të policisë, vajza është kthyer te prindërit e saj. “Më 05.09.2021 janë arrestuar dy meshkuj të mitur dhe me ata është realizuar bisedë informative pasi me një tjetër mashkull të mitur më 04.09.2021 në një shtëpi në Shuto Orizare kundërligjshëm kanë privuar nga liria një vajzë të mitur dhe e kanë sulmuar fizikisht. Vajza është dorëzuar te prindërit, kurse në koordinim me prokurorin publik dhe Qendrën për punë sociale janë ndërmarrë masa shtesë për zbardhjen…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej më 7 deri më 9 shtator do të marrë pjesë në Konferencën e pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve dhe Samitin e parë parlamentar për luftë kundër terrorizmit në Vjenë, Austri. Konferenca e pestë botërore e kryetarëve të parlamenteve është në organizim të UIP-së (IPU) dhe Parlamentit Austriak, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe në të pritet prezencë e më shumë se 110 kryetarëve të parlamenteve nga gjithë bota. Tema e konferencës globale dyditore e përfaqësuesve më të lartë të parlamenteve është: “Liderët parlamentarë në shërbim të…
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dha një lajm të madh sot për banorët e Xhepçishtit dhe jo vetëm , që ka të bëjë me rikonstruimin e rrugës së lidh qytetin me këtë zonë informon Tetovasot. Arifi u shpreh se ky projekt realizohet me përkrahje të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.Sipas saj sot filloi rikonstruimi i rrugës rajonale Tetovë – Xhepçisht, një investim shumë i rëndësishëm infrastrukturor që kap vlerën prej afër 40 milion denarë! . Prezent bashkë me të parën e Komunës ishte edhe vetë drejtori i ” Rrugëve Shtetërore” Ejup Rrustemi.Ai madje këtë lajm e pati paralajmëruar…

