Me 05.11.2021 në ora 10.20 është lajmëruar se në Manastir në rrugën “Gjeneral Vasko Karangelevski”, vetura e tipit “Pezho 306” me targa nga Prilepi, e drejtuar nga M.Sh.(21) nga Orizari i Epërm të Manastirit, e ka goditur bicikletën e drejtuar nga GJ.Z.(77) nga Manastiri, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë biciklisti, lëndime këto të konstatuara në Spitalin Klinik në Manastir. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir.



