Author: Hamdi Kumanova

Agjencia kreditore “Fiç” konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me “BB+” me perspektivë negative. Në raport, agjencia “Fiç” thekson se rejtingu i konfirmuar sa i përket kushteve të pandemisë është si rezultat i zbatimit të politikave të mira të qeverisjes, zhvillimit të kapitalit njerëzor si dhe politikës makroekonomike dhe financiare kredibile dhe koherente që është konsistente me kursin afatgjatë fiks devizor. Agjencia parasheh rritje të ekonomisë së Maqedonisë nga 4.1% në vitin 2021 dhe nga 4.3% në vitin 2022, si rezultat i kushteve të favorshme ekonomike në tregjet kryesore të eksportit. Disponueshmëria kreditore vendase, rritja e vazhdueshme…

Lexo më Shumë

Mbi 600 milionë euro nga arka e shtetit do të shfrytëzohen për investime kapitale, ka bërë të ditur Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022. Ministri i Financave, Fatmir Besimi, tha se investimet kapitale për vitin 2022 janë më të larta se deficiti buxhetor duke arritur në një vlerë prej 37.8 miliardë denarëve, që është rreth 27 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021. Ministri Besimi tha se në këtë mënyrë arrihet rregulli i artë në financat publike. “Në vitin 2022, sipas të gjitha karakteristikave do të kemi ‘buxhet zhvillimor’. Komponenti zhvillimor i…

Lexo më Shumë

Rritje të çmimeve në muajt e fundit ka shënuar edhe sektori i hotelerisë në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit tetor të vitit 2021, krahasuar me muajin shtator të vitit 2021, është rritur për 0.4%. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin Ushqime për 0.5%, Pije Alkoolike për 0.3%, Pije Joalkoolike për 0.6% dhe Net të kaluara për 0.1%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Raportohet që në shtatorin e këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, rritja është…

Lexo më Shumë

Besoj se dorëheqja e fundit e Zoran Zaev nga udhëheqja e Maqedonisë së Veriut nuk i shërbeu qëllimit të stabilitetit që kërkojmë në rajon, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas, gjatë pjesëmarrjes së tij në “Thessaloniki Summit” dhe u bëri thirrje pasardhësve të Zaevit që të mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të rajonit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Unë sinqerisht shpresoj dhe përmes forumit në Selanik u bëj thirrje pasardhësve të Zoranit që të qëndrojnë fuqishëm dhe vazhdimisht të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të vendit të tyre dhe nevojës për fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët…

Lexo më Shumë

Deputetët e ASH-AAA bashkë me deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë nënshkruar për shkarkimin e Qeverisë, konfirmoi për TV21, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Për TV21, Gashi tha shkurt: “Po unë e kam nënshkruar”. Ndërsa nga ASH për TV21 deklaruan: “Edhe gjatë fushatës parazgjedhore, por edhe pas zgjedhjeve ne e kemi thënë dhe i qëndrojmë asaj se jemi të gatshëm të bëjmë Qeveri pa LSDM-në dhe pa BDI-në”. Ndërkohë pritet edhe vendimi i Lëvizjes BESA, nga ku thanë se sot dhe nesër do të zhvillojnë bisedime brenda partiake, për të parë se si do të vazhdojnë më tutje.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja filloi mbledhjen e firmave për formimin e shumicës së re. Nga partia e Hirstijan Mickoskit thonë se janë në proces të grumbullimit të 61 nënshkrimeve. Deri më tani kanë nënshkruar deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ata të koalicionit Aleanca-Alternativa. Alsat tentoi të marr qëndrimin e Mickoskit i cili gjatë ditës qëndroi në Kuvend, por i njëjti nuk u ndal për prononcim. Ndërkohë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nuk mbështet siç i quajti akrobacionet dhe se sipas tij largimi i Zaevit do të hapte kutinë e Pandorës. “Unë nuk dua të flas për situata hipotetike sepse çdo zgjidhje tjetër…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e LSDM-së sot ka pasur mbledhje në të cilën, kryetari në dorëheqje, Zoran Zaev, ka informuar për konsultimet dhe bisedimet me partnerët e koalicionit. Siç thonë, partia po riorganizohet dhe sot janë përcaktuar hapat e ardhshëm, por për ato do të informojnë javën e ardhshme, transmeton Portalb.mk. “Së bashku me kryetarin Zoran Zaev, udhëheqësia po punon në zgjidhje dhe vendime me të cilat LSDM po riorganizohet me qëllimin e vetëm që të vazhdojë t’i shërbejë popullit të tij në nivelit më të lartë të mundshëm dhe gjithsesi të jetë parti udhëheqëse në shumicën parlamentare që ruan kursin reformues dhe…

Lexo më Shumë

Kanë filluar negociatat me prodhuesin e ilaçit “Molnupiravir”, thanë për AIM, nga Ministria e Shëndetësisë, nga ku theksuan se do të informojnë me kohë për prokurimin e këtij ilaçi. Ilaçi “Molnupiravir” është në formë tabletash dhe mund të merret nga të gjithë pacientët që janë pozitivë për Covid-19. Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se ilaçi jepet në pesë ditët e para pas diagnostifikimit të virusit dhe nga provat e mëparshme klinike rezulton se shtrimi në spital me këtë medikament është reduktuar për 50 për qind. Lidhur me vendosjen e masave të reja, pasi numri i rasteve aktive me COVID-19 është…

Lexo më Shumë

Gjysma e rreth 4300 personave që morën pjesë në zbatimin e regjistrimit gjatë muajit shtator, ende nuk kanë marrë kompensim financiar për punën. Nga Enti Shtetëror i Statistikës thonë se pagesa bëhet me rradhë dhe se deri në mes nëntorit kompensimin e tyre për punën do ta marrin të gjithë regjistruesit dhe instruktorët rajonal. Të dhënat në terren po përpunohen, ndërsa rezultatet priten deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm. Nga gjithsejt 50 rajone në territorin e Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, për më shumë se gjysmën e pjesëmarrësve në regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive, që…

Lexo më Shumë

Vetëm brenda 24 orëve rreth 11 mijë qytetarë kanë shprehur interesim për tu vaksinuar kundër gripit stinor. Pavarësisht interesimit të lartë, Ministria e Shëndetësisë ende nuk e di se kur do të fillojë vaksinimi. ALSAT drejtoi pyetje deri te ky dikaster, ndërsa shkurt u përgjigjën se çdo kush që ka bërë termin do të njoftohet përmes sms porosisë, pa mos saktësuar datën e fillimit të procesit. Nga “Termini im” thonë se grup mosha mbi 65 vjeçare ka shprehur interesim më të lartë. “ Gjatë ditës së djeshme, 10.121 qytetarë kanë shprehur interesim për vaksinim kundër gripit stinor. Nga ky…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup dhe ka realizuar disa takime me përfaqësues të lartë shtetëror në RMV. Fillimisht Peleshi takua me homologen e tij Radmilla Shekerinska e cila i me pritje zyrtare, i dëshiroi mirëseardhje dhe theksoi se bashkëpunimi mes dy shteteve e forcon sigurinë në rajon.

Lexo më Shumë