Agjencia kreditore “Fiç” konfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me “BB+” me perspektivë negative. Në raport, agjencia “Fiç” thekson se rejtingu i konfirmuar sa i përket kushteve të pandemisë është si rezultat i zbatimit të politikave të mira të qeverisjes, zhvillimit të kapitalit njerëzor si dhe politikës makroekonomike dhe financiare kredibile dhe koherente që është konsistente me kursin afatgjatë fiks devizor.
Agjencia parasheh rritje të ekonomisë së Maqedonisë nga 4.1% në vitin 2021 dhe nga 4.3% në vitin 2022, si rezultat i kushteve të favorshme ekonomike në tregjet kryesore të eksportit. Disponueshmëria kreditore vendase, rritja e vazhdueshme e pagave dhe investimet publike do ta përkrahin kërkesën vendore, por rimëkëmbja në tërësi do të varet nga zhvillimi i pandemisë dhe shkalla e vaksinimit të popullatës, thesojnë nga “Fiç”.



