“Sa duhet të nxjerrësh në ditë?” Sa? Do të them se sa. 2000 denarë. Më thonë, shko fito 2000 menjëherë. Është e vështirë për ty? E kam të vështirë t’i nxjerr”. Ky është fati i një numri të madh të fëmijëve që lypin rrugëve të Strugës këtë verë. Ky fëmijë tetëvjeçar, siç mund të dëgjoni nga videoja që na kanë dërguar pronarët e një kafeneje në qytet, ka për detyrë të fitojë 2000 denarë në ditë nga lypja. Ky fenomen është përhapur shumë dhe është i organizuar mirë nga grupe kriminale. Lypës kryesisht janë të mitur dhe nëna me foshnje. Edhe ambasada…
Author: Hamdi Kumanova
Rajoni i Ballkanit Perëndimor, për fat të keq, është harruar nga Bashkimi Evropian. Kështu deklaroi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, që sipas tij bllokimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave po rrit më shumë euroskepticizmin. Pendarovski për Radio Evropën e Lirë, tha se është i shqetësuar për këtë fakt i cili padyshim është në rritje, jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon. “Ne jemi në margjinat e agjendës evropiane, pjesërisht për arsye që qëndrojnë në kryeqytetet tona këtu, pjesërisht sepse Evropa ka vite që merret me veten, praktikisht me dekada. Pas atyre referendumeve të dështuara mbi Kushtetutën Evropiane…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot shpalosi platformën e re dhe pesë përbetimet kryesore të cilave me doemos do t’i përmbahen kandidatët për kryetar të komunave nga kjo parti. Ahmeti në video mesazh theksoi se në këto zgjedhjet risi është politika zero që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero ndërtime pa leje, zero korrupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu dhe zero qytetarë të lënë pas dore”, ka thënë Ahmeti. https://www.facebook.com/watch/live/?v=254930853027370&ref=watch_permalink&t=36
Më 04.09.2021 rreth orës 15:30 është denoncuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre automjete një Mercedes me targa të Kërçovës i drejtuar nga Z.M (41) nga Ohri, BMW me targa të Tetovës e drejtuar nga E.N (23) dhe një kamion mallrash me targa të Gostivarit e drejtuar nga B.L (32). Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë S.E (34) nga Gostivari. Lëndime të rënda kanë marrë personat P.ZH (51) dhe M.M (42) të dy nga Republika e Serbisë, pasagjeri M.K (31) dhe shoferi i kamionit të mallrave (B.L). Z.M dhe…
Këshilli i diasporës kërçovare, nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave, janë të zhgënjyer nga partitë politike në Maqedoninë e Veriut e sidomos nga mos bashkimi për një kandidat të vetëm shqiptar në Komunën e Kërçovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Nga ky këshill thonë se nuk do të mbajnë përgjegjësi nëse humbet Kërçova. Komunikata e plotë “Nga mesi i muajit prill 2021, Diaspora e Bashkuar Kërçovare u bëri thirrje me shkrim Bashkimit Demokratik për Integrim, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që të bëjnë marrveshje dhe në zgjedhjet lokale, në Kërçovë, të dalin me një kandidat të përbashkët për kryetar të…
Në aksidentin tragjik që ndodhi të shtunën në magjistralen Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Novo Sellë, viktima ishte Evzal Selimi, 30 vjeçar nga Gostivari. Selimi ishte një sipërmarrës i ri në qytetin e Gostivarit. Me punën e tij të ndershme, Selimi kishte fituar zemrat e njerëzve që punonte, por edhe të shoqërisë, fqinjve dhe familjes. Selimi jetonte bashkë me familjen e tij në Gostivar, kurse prindërit i jetonin në Austri. Pas vetës, Selimi ka lënë dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshorten e tij.
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët Idri Istrefi për kryetar komune të Strugës vijon takimet me qytetarët dhe banorët e fshatrave të Strugës, njofton in7 Istrefi përmes një postimi në faqen zyrtare të tij ka falenderuar të gjithë përkrahësit që këtë kandidaturë po e bëjn edhe më të fortë e gjithëpërfshirëse dhe se kjo është e shumëpritura Lëvizja Strugane. Postimi i plotë: “Faleminderit! Prej ditës që kam shpallur kandidaturën për të qënë kryetar i Komunës së Strugës jeta ime ka ndryshuar vetëm në një aspekt. I mësuar si aktivist prej shumë vitesh, puna në terren është kthyer prej kohësh në mënyrë…
Aktivisti Arianit Xhaferi ka komentuar në rrjetin social fejsbuk takimin e djeshëm në Gostivar të Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani i cili foli para qytetarëve gostivaras për dislokimin e kazinove dhe bastoreve nga qendra e këtij qyteti, përcjell in7 Postimi i Arianit Xhaferi në facebook: Bujar Osmani sot në Gostivar foli për kazinot dhe bastoret! Vallë mos ka harruar Bujar Osmani se ishte pikërisht ai (Bujar Osmani) që më 21 Maj 2019 i dha leje kompanisë MaxBet të Sasho Mijallkovit për të hapur 25 kazino të reja… Ai mund të ketë harruar por ne…
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistik në një dalje për media tregoi se si duhet të duket një regjistrues i cili do të trokas në derë për regjistrim. “Regjistruesit do të kenë të gjitha bluza (REGJISTRIMI) dhe çdo regjistrues duhet të ketë legjitimitet ku do të jetë i shkruar emri mbiemri të cilën mund të identifikohet nga pranuesi. Kështu janë të gjithë. Ai i cili nuk ka kështu legjitimitet le të mendojnë qytetarët se është ndonjë provokator i cili dëshiron të bëjë diçka ndryshe. Të mos e lejojnë asnjë njeri të bëjë regjistrim i cili nuk ka legjitimitet. Është normale…
Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për Radio Evropën e Lirë ka komentuar operacionin statistikor të regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive në vend, transmeton Alsat. Sipas tij me kalimin e kohës duhet që përkatësia etnike të hiqet gjatë procesit të numërimit. “Edhe po të duam, ne nuk mund plotësisht të dalim nga kjo matricë e numërimit sipas përkatësisë etnike sepse në Kushtetutën tonë ekziston një dispozitë që thotë se të drejta dhe statuse të caktuara u përkasin atyre komuniteteve jo shumicë që janë së paku 20 për qind e popullsisë, kështu që kjo është një dispozitë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit,…
Zëvendësdrejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Ilmi Selami sot bëri apel që qytetarët të mirëpresin regjistruesit dhe të mos dëgjojnë zërat që bëjnë thirrje për bojkot të procesit të regjistrimit, shkruan Alsat. “Më e mira është të hapni derën. Të pranoni regjistruesit, madje në mënyrë festive. Të regjistroheni duke deklaruar të dhënat që iu kërkohen sepse ky është një proces që shkon në interes të të gjithëve. Do iu kisha bërë apel të mos dëgjoni, të mos i vëni re, të mos i regjistroni aspak apelet e disa subjekteve politike minore, të disa personave, të disa grupeve të interesit të…
Lideri i ASH-së, Ziadin Sela sot ka bërë thirrje tek shqiptarët që të regjistrohen. Sela gjithashtu ju bën thirrje edhe diasporës që të shfrytëzojë këtë periudhë të mbetur për regjistrim elektronik. “Sot fillon një proces i rëndësishëm për vendin në përgjithësi dhe për ne shqiptarët në veçanti. Duke patur parasysh se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, fatkeqësisht janë të lidhura ngushtë me shifra dhe përqindje, duhet të jemi edhe më të vëmendshëm dhe përgjegjshëm për të përmbyllur me sukses këtë operacion. Përveç kësaj, regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të jetë i rëndësishëm edhe për planifikimet…

