Kreu i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski tha procesi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive po vijon me sukses dhe se për momentin nuk ka asnjë problem, transmeton Alsat. Simovski u bëri thirrje qytetarëve që të kyçen në mënyrë masive të kyçen në zbatimin e këtij operacioni statistikorë. “Deri më tani, ja për më shumë se gati tre orë regjistrimi po zhvillohet me sukses. Nuk kemi informacione se ka dikund ndonjë problem, qoftë për refuzim të regjistrimit ose ndonjë problem teknik. operacioni gjithkund vijon me sukses. Ju bëj thirrje të gjithëve që masoovikisht të kyçemi në këtë operacion. T’i…
Author: Hamdi Kumanova
Një shtetas shqiptar që kishte dalë për të peshkuar gjatë mbrëmjes në Liqenin e Prespës ka ndërruar jetë tragjikisht. Bëhet e ditur se 45-vjeçarit me iniciale S. V., iu përmbys varka si pasojë e dallgëve të forta në liqen e për pasojë është mbytur. Shërbimet e Policisë Kufitare të Shqipërisë kanë kryer hetimet ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sot nis regjistrimi i popullsisë, banesave dhe amvisërive. Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Nga Enti Shtetërorë i Statistikave dje deklaruan janë gati për ta zbatuar operacionin statistikor, pasi ka përfunduar edhe trajnimi i instruktorëve rajonal dhe regjistruesve. Kreu i Entit Shtetërore për Statistika, Apostoll Simovski në një intervistë për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve tha se institucioni që ai drejton pritet të jep rezultatet përfundimtare të operacionit statistikor brenda katër muajve. “Sipas Ligjit për Regjistrimin, Enti është i detyruar të publikojë të dhënat 6 muaj pas përfundimit të aktiviteteve në terren, por besojmë se do…
Deri tani, pak qytetarë të moshës madhore kanë treguar interesim për verifikimin e të dhënave të tyre në listën zgjedhore. Deri një ditë më parë , gjithsej 11.788 persona u kontrolluan në listën e zgjedhësve, u paraqitën gjithsej 46 kërkesa për regjistrim në listën e votuesve, 28 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista e votuesve dhe 22 kërkesa për ndryshimin e të dhënave në listën e zgjedhësve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informon se procedura për shqyrtimin publik të Listës zgjedhore do të zgjasë deri më 9 shtator 2021. Gjithashtu, gjithsej 36 kërkesa janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor…
Spitalet në të gjithë botën janë plot me pacient të pavaksinuar, ne e dime se si do të ecë pandemia… Spitalet në të gjithë botën janë plot me pacient të pavaksinuar, ne e dime se si do të ecë pandemia, vetëm vaksinimi do ta ktheje jetën në normalitet thotë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Lidhur me vdekshmërinë e të rinjve, ai tha se kjo është diçka që ata i kushtojnë vëmendje të veçantë, por, siç tha ai, për fat të keq, janë njerëz të pavaksinuar. “Ne e dimë saktësisht se si trajtohen të gjithë pacientët dhe të gjithë trajtohen…
Nga 6 shtatori Suedia vendosi ndalesë për hyrje për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, raporton TV21. Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Suedia vendosi ndalesë për hyrje edhe për shtetasit e Malit të Zi, SHBA-së, Izraeli dhe Libanit. Siç informojnë autoritetet suedeze, kjo masë vendoset për të parandaluar përhapjen e virusit korona./TV21
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka akuzuar qytetarët se nuk e përdorin Urën në Bit Pazar. Megjithatë, ajo që ka harruar të cek Ganiu është fakti se Ura është në gjendje të mjerueshme. Që nga lëshimi në përdorim të Urës, ashensorët asnjëherë nuk kanë funksionuar, shkallët janë të thyera, aroma e urinës të ndanë frymën dhe plehra mund të hasen gjithandej. Hapësira rreth urës është bërë depo për shitoren afër, të cilën Ganiu ka thënë se nuk do ta heqin ngase ka leje për funksionim. E përderisa për katër vite gjatë mandatit nuk ka gjetur zgjidhje për këtë…
Me rastin e Ditës së Pavarësisë në zonën qendrore të qytetit në Shkup më 8 shtator, do të mbahet festimi qendror “30 vjet pavarësi”. Për shkak të provës së përgjithshme për këtë ngjarje, nesër (e diel, 5 shtator), nga ora 07.30 deri në 12.30 dhe nga ora 15.30 deri në orën 20.00, do të mbyllen për trafik: Bulevardi Koço Racin deri në kryqëzimin me Bulevardin Kuzman Josifovski Pitu në rrugën Kiril i Metodij. Rruga ’11 Oktomvri’ deri në rrugën Krushevska Republika dhe në rrugën Dimitrie Cupovski. “Policia rrugore do të marrë masa për regjim të posaçëm komunikacioni në këto rrugë,…
Ditëve të fundit në fusha e Pollogut u regjistruan dhjetëra zjarre, të cilat kryesisht janë si pasojë e pastrimit të arrave dhe ndezja e mbeturinave. Disa zjarre madje dolën jashtë kontrolli, duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella. Mijëra hektarë tokë e mbjellë me grurë është djegur. Një ndër të dëmtuarit është bujku Bashkim Vejseli, të cilit, ditë më parë, ia janë djegur afër tetë mijë metra katror tokë e mbjellë me grurë. “Po ja kjo është 5000 metra plus 3000 tjetra tetë mijë, nëntëdhjetë për qind është djegur. Në si e llogarisin në dekar nga 500 kilogram, në…
Shumë ambulante në gjendje të mjerueshme po zëvendësohen me objekte modulare. Pjesa më e madhe e tyre janë në Butel, Kisella Vodë e Gjorçe Pterov dhe në 7 komuna të tjera. Ministri i Shëndetësisë thotë se prishja e tyre dhe vendosja e kontejnerëve është më pak e kushtueshme. Pamë që ky model është me të vërtetë i mirë. Për kohë shumë të shkurtër bëmë reparte Kovid që do të thotë se modeli është i shpejtë, efikas, për kohë të shkurtër mbulojmë nevojat në territori të Qytetit të Shkupit dhe nuk ekziston model tjetër për të cilin dhjetë objekte do të…
Një aksident i rëndë e i frikshëm ka mdodhur në afërsi të Strazhës në rrugën Gostivar – Kërçovë. Dy automjete të fuqishme janë përplasur me njëra tjetrën. Ende nuk ka informata për fatin e udhëtarëve, por nga ajo që duket në fotografitë e ardhura në in7.tv, situata nuk duket e mirë. Konfirmim dhe detaje zyrtare nga ana e Policisë do të jepen në orët në vazhdim ose gjatë ditës së ardhshme./in7.tv
Të mërkurën rreth 187.000 nxënës në shkollat fillore dhe rreth 70.000 nxënës në shkollat e mesme, u rikthyen në bankat shkollore pas një pauze të gjatë si shkak i masave të virusit korona. Por këta numra janë tejet të ulëta në krahasim me numrin e nxënësve të regjistruar në shkollat fillore dhe të mesme gjatë vitit shkollor 2000/2001. Sipas numrave të nxënëseve të regjistruar gjatë vitit 2000/2001 dhe numrave të këtij viti shkollor, shkollat e Maqedonisë së Veriut, kanë humbur rreth 85.000 nxënës. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), shkollat fillore do të kenë 62.000 nxënës më…

