Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi sot dekleraoi se shumica parlamentare është stabile, shkruan TV21. I pyetur nëse Lëvizja Besa do të lëshojë përbërjen e qeverisjes, Thaçi tha se deputetët e Besësë janë deputetë të LSDM-së. “Mendoj se nuk do të ketë tronditje brenda shumicës parlamentare. Besa është pak e irrituar me vendvotimin në Zhelinë, deputetët e Besës janë të LSDM-së, edhe formalisht edhe joformalisht”, deklaroi mes tjerash Thaçi.
Author: Hamdi Kumanova
Ne nje paraqitje per Televizionin nga Tirana “A2 CNN”, Fejzi Hajdari analist politik dhe pronar i Gazetes Lajm, ka shpalosur opinionin e tij lidhur me mungesen e kryeministri maqedonas Zoran Zaev ne takimin per “Open Balkan’ ne Beograd. “Mungesa dhe mosparaqitja e Zaevit tanimë kater dite me radhe dhe sidomos dergimi i ministrit te Jashtem Dimitrov ne Beograd, ne takimin e Open Ballkan”, ne menyre illustrative flet per qasjen e tij ndaj ketij projekti qe doli si produkt i incimit te presidentit serb Aleksandar Vuciq. Po te kishte patur nje qasje serioze ndaj OpenBalkan, te pakten gjate ketyre diteve do…
“Me rëndësi është që ne fituam, gjithçka tjetër është e parëndësishme”, kështu e komentoi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi kalimin e Azem Sadikit në radhët e ASH-së, duke shtuar se ai është njeri i ndershëm dhe se nuk tradhton. “Me rëndësi është që Azemi ka fitu, këto të tjerat janë të parëndëishme. Merreni me mend mos të kishte fitua, sa do të ishin akuzat e treta, kjo është e rëndësishme, tjerat janë të parëndësishme. Me rëndësi është se Azemi ka fitua, krejt Studeniçani e din se mos me pas dasht ky gjoks, Azemi nuk fitonte, por unë jam njeri i…
Përpara gjykatësit të procedurës paraprake prej mbrëmë është një agjent nga Agjencia për Siguri Nacionale (ish DSK) dhe një i akuzuar për sulmin e organizuar më 27 prill të vitit 2017-të, i cili më vonë u amnistua. Të dy akuzohen për mashtrim të një biznesmeni, për shkak një paraqitjeje të rrejshme për gjoja, hetim kundër tij, njofton Portalb.mk. Biznesmeni, sipas njohurive të SDK, është nga Manastiri, i cili i sigurt se nuk ka bërë kurrfarë vepre penale, menjëherë është dyshuar dhe i ka paraqitur mashtruesit në MPB. Me urdhër të MPB-së, biznesmeni u ka dhënë mashtruesve para të shenjëzuara nga…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka thënë se vendimi i kryeministrit Zoran Zaev për të dhënë dorëheqjen nuk është mirëpritur nga partnerët e koalicionit dhe as nga komuniteti ndërkombëtarë. “Arsyeja e z. Zaev është se ai tashmë e ka bërë dhe nuk mund të tërhiqet sepse ka të bëjë me dinjitetin e tij, por përballë dinjitetit ai ka mospajtueshmëri edhe nga të gjithë partnerët e koalicionit por edhe nga të gjithë komuniteti ndërkombëtar, në veçanti, Brukseli, Uashtingoni dhe NATO, të cilët presin që shteti të përparojë në drejtim të zbatimit të politikave qeveritare”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.…
Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me këshilltarët e ri komunal kanë marrë certifikatat për mandatin e ri 4 vjeçar.Me këtë rast Ganiu është shprehur:Dua të cekë se Ky është një mandat i fituar me besimin e plotë të banorëve të Çairit, është mandat edhe të cilin plotësisht ia dedikoj banorëve të Çairit sikurse edhe katër vitet e kaluara.Dera e Komunës tonë çdoherë ka qenë dhe mbetet e hapur për të gjithë pa marrë parasysh se kush troket në te.Me ekipin tim, por edhe me këshilltarët e rinj komunal kuptohet do të mundohemi ta bëjmë më të mirën…
Alsat nga burime brenda grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së mëson ekskluzivisht se partia e Hristijan Mickoskit është duke mbledhur nënshkrime për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Për momentin opozita shqiptare është koordinim për të marr qëndrim nëse mbështet një nismë të tillë ose jo. E Majta akoma nuk ka nënshkruar, ndërsa jo zyrtarisht opozita maqedonase pretendon edhe votat e LDP-se dhe Lëvizjes Besa ne Kuvend.
Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku për mediat tha se ai ka garuar PDSH, por në rrethin e dytë ka pasur, siç thotë ai, tradhëti nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi. “Unë deri në fund kam qenë PDSH dhe si kandidat i PDSH-së i fitova zgjedhjet me emblemën e PDSH-së, por fatkeqësisht pas rrethit të parë ku unë fitova bindshëm me 706 diferencë, kryetari i PDSH-së më shiti shumë lirë. Unë se kam çmimin aq. Ata kishin përgatit një kurth bashkë me BDI-në që vullnetin e popullit në Studeniçan ta ndryshojnë”, tha Sadiku. Ai tha se…
Kreu i integristëve Ali Ahmeti deklaroi sot se për partnerët e koalicionit qeveritarë njëzëri janë kundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev. Ahmeti me këtë rast tha se përveç partnerëve të koalicionit ndërkombëtarë, dorëheqja e Zaevit kundërshtohet edhe nga komuniteti ndërkombëtarë. “Nuk kemi kohë për të hyrë në negociata për riformatim të Qeverisë, apo për ndryshime në partneritet qeverisë. Gjërat janë në kuadër të normalitetit. Arsyeja e Zaevit është se tanimë e ka bërë dhe nuk mund të tërhiqet sepse ka të bëj me dinjitetin e tij. Por përball dinjitetit ai ka mos pajtueshmëri të madhe nga gjithë partnerët e koalicionit…
Ministria e Shëndetësisë publikoi analizën e të vaksinuarve me rastet pozitive nga periudha 6 gusht deri më 4 nëntor. Për persona të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinave dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga doza e dytë e pranimit të dozës. “Në periudhën nga 06.08 deri 04.11 në Maqedoni 48.955 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa prej tyre 28% kanë qenë plotësisht të vaksinuar, përkatësisht 13.866 persona. I madh është numri i personave të pavaksinuar që janë infektuar me coronavirus. Sipas të dhënave për këto dy muaj, 35.069 qytetarë ose 72% që…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot nuk do ta dërgojë kërkesën për shpalljen e gjendjes së krizës energjetike. Ndonëse njoftimet e djeshme ishin të tilla, megjithatë Ministria e Ekonomisë do të formojë komision, që do të analizojë dhe do të vendosë nëse ka nevojë për shpalljen e krizës. Deri në fund të ditës, Komisioni Rregullator, kompanitë energjetike dhe Qeveria do të duhet të caktojnë përfaqësues për këtë komision të ri. Nesër ajo do të duhet të mbajë mbledhje dhe aty të vendoset nëse ka krizë energjetike në vend. Informacionet nga ekonomia deri te të cilat ka ardhur sot Alsati, janë…
Nevojën që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë menjëherë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, theksoi përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e gjashtë të Selanikut në Selanik, njofton MIA nga Athina. “Për mua, pyetja nuk është nëse, por kur, dhe si hap i parë, do të rekomandoja fillimin pa vonesë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe dhënien e një regjimi pa viza për qytetarët e Kosovës. Lajçak tha se kjo është e rëndësishme që rajoni ta shohë BE-në si një “partner serioz, të…

