Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me këshilltarët e ri komunal kanë marrë certifikatat për mandatin e ri 4 vjeçar.Me këtë rast Ganiu është shprehur:Dua të cekë se Ky është një mandat i fituar me besimin e plotë të banorëve të Çairit, është mandat edhe të cilin plotësisht ia dedikoj banorëve të Çairit sikurse edhe katër vitet e kaluara.Dera e Komunës tonë çdoherë ka qenë dhe mbetet e hapur për të gjithë pa marrë parasysh se kush troket në te.Me ekipin tim, por edhe me këshilltarët e rinj komunal kuptohet do të mundohemi ta bëjmë më të mirën për Çairin tonë.Katër vitet e fundit kemi realizuar mbi 200 projekte në gjitha fushat nga arsimi, infrastruktura nëntokësore, kanalizimi, ndriçimi, gjelbrimi, efikasiteti energjetik, kultura, zhvillimi ekonomik lokal, Zero qen endakacak, digjitalizim i shërbimeve komunale. Por meqë Çairasit e mi e meritojnë më të mirën ne kemi përpiluar edhe Programin 2021-2025 të cilin tanimë pa humbur kohë e kemi filluar ta realizojmë dhe ky program është shumë real dhe tërësisht përkon me nevojat dhe mirëqenien Çairasve.Edhe njëherë ftoj të gjithë banorët e Çairit që së bashku të jemi partner dhe të udhëheqim Çairin, ashtu siç e kemi udhëhequr deri tani, sepse Çairi është krenaria jonë e përbashkët.Do të vazhdojmë me forca të reja, duke dëgjuar vetëm një zë – zërin e popullit dhe me plot projekte të reja vetëm për të mirën e Çairit.Çairi është tejet i veçantë dhe tejet i bukur dhe këtë e dijmë të gjithë. Andaj ju ftoj që me forca të bashkuara Çairin ta mbajmë në atë piedestal të ndritshëm.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



