Ekonomia globale është ende shumë e brishtë dhe sfidat janë të mëdha. Me rënie të BBV-së dhe humbje të mëdha përballen thuajse të gjitha industritë në botë, andaj zgjidhja është tek vaksinimi, thotë presidenti i shtetit, Stevo Pendravoski. Kësaj sfide globale ndaj njerëzimit duhet t’i kundërpërgjigjemi bashkërisht, ndërsa kujdes duhet pasur tek pabarazia gjatë shpërndarjes së vaksinave. “Me përpjekje individuale nuk mund t’i kundërvihem kësaj sfide e cila rrezikon gjithë civilizimin njerëzor. Ekonomia globale është ende shumë e brishtë dhe sfidat janë të mëdha. Ndryshe nga viti i kaluar, parashikimi i përgjithshëm ekonomik është përmirësuar, megjithëse rimëkëmbja, siç parashikohej, është…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtoria Doganore informon se ka zbatuar dy aksione të ndara, në të cilat ka parandaluar shitjen joligjore të duhanit dhe cigareve. Nga Drejtoria Doganore thonë se aksioni i parë është realizuar në dy lokacione në Shkup, me çka përkohësisht janë sekuestruar 280 kilogramë duhan i prerë. Nga Drejtoria e Doganave thonë se me këtë është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej rreth 500 mijë denarëve. Gjithashtu thonë se ndaj personit përgjegjës do të dorëzohet kallëzim adekuat, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në hetim paralel të pavarur në pikën kufitare Tabanoc, pas kontrollit të detajuar të një automjeti mallrash, inspektorët doganorë nga…
VMRO-DPMNE-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit. Kjo për shkak se pushteti ka dorëzuar 12 propozim ligje të reja në procedurë parlamentare me flamurin e Bashkimit Evropian. Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi se veprimi i këtillë i pushtetit bëhet me qëllim që ligjet të miratohen pa debat dhe larg syve të opinionit. Micevski tha se mes propozim ligjeve të cilat janë vendosur me flamurin evropian janë, propozim ligji për Marijuhanën, propozim ligji për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik si dhe propozim ligje të tjera. Ai apeloi deri tek shumica parlamentare që këto ligje ti tërheqin dhe ti…
Masat ekonomike kanë dhënë indikacione pozitive, thotë zëvendëskryeministri Bytiqi, ndërsa shton se një nga sektorët kyç për rritje të BBV-së pritet të jetë sektori energjetik. “Të gjitha ekonomitë duhet t’i përforcojnë investimet privato-publike. Planifikojmë të investojmë 8.2 miliardë nga të cilat 50 për qind e mjeteve janë investime private. Investime të fokusuara në tre drejtime kyçe që do të nxisin konkurushmërinë.”,- tha zëvendëskryeministri, Fatmir Bytiqi. Këto komente Bytyqi i bëri gjatë konferencës “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovid”, e cila po mbahet në Shkup në kuadër të Forumi Ekonomik.
Zëvendëskryeministri Ljupçe Nikollovski sot tha se është miratuar vendim i ri ku definohet dhe rregullohet përdorimi i automjeteve shtetërore. “Me rregullat e reja, çdo përdorim të automjetit zyrtar duhet të miratohet dhe arsyetohet, tha Nikollovski. Sipas tij, vendimi është bërë që t’i eliminojë keqpërdorimet potenciale të automjeteve zyrtare, “Me sistemin e ri për ndjekjen e përdorimit të automjeteve zyrtare dhe mënyrën se si sigurohen lejet për përdorim, mundësohet detektim të qartë”, tha Nikollovski. Ai shtoi se kj është edhe një masë qeveritare në drejtim të përdorimit të automjeteve zyrtare.
Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-së për zgjedhjet lokale të 17 tetorit filloi sot. Shefja e misionit Tana de Zulueta dhe përfaqësues të tjerë kanë takuar anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të filluar bashkëpunimin e tyre. Qindra vëzhgues do të vinë në vend për të monitoruar procesin zgjedhor. Ata thonë se do të zbatojnë rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga përhapja e virusit. ODIHR-ja do të dalë me një raport preliminar një ditë pas zgjedhjeve dhe raportin përfundimtar, tetë javë pas zgjedhjeve. “Ne gjithashtu do të vëzhgojmë zbatimin e rekomandimeve që kemi bërë nga e kaluara dhe zbatimin…
Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, sipas listave të prezantuara deri më tani nga partitë politike, vetëm 8 për qind e kandidatëve janë gra. Partitë duhet të finalizojnë listat për zgjedhjet lokale të tetorit deri më 11 shtator. Nga partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate, deri më tani, nga 65 kandidatët e prezantuar, vetëm pesë janë gra. Ndërkaq, partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE ka bërë të ditur vetëm gjysmën e emrave të kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit dhe nga 40 emrat e prezantuar, tri janë gra. Tepartitë shqiptare, përqindja e grave që do…
Për të dytën ditë rradhazi në sheshin e qytetit po qëndron i vendosur shtandi për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjidhje të problemit me qentë e pastrehë. Ky peticion i cili deri më tani ka mbledhur një numër të madh të nënshkrimeve nga qytetarët, ka treguar se problematika me qentë endacak është shqetësuese për të gjithë. Anëtari i iniciativës Gostivari që dua, Bedri Osmani, përmes një deklarate për media u shpreh se qentë e pastrehë janë një nga problematikat që kërkon zgjidhje urgjente, sepse nga to po rrezikohen të gjithë e me theks të veçantë fëmijët. Në deklaratë Osmani theksoi se…
Ndërsa afati për propozimin e kandidatëve për kryetarë komunash dhe listave të kandidatëve për këshilltarë po shkon drejt fundit, VMRO-DPMNE-ja akoma po zhvillon sondazhe për 5 komuna. Opozita nuk ka caktuar kandidatët për Strumicën, Manastirin, Aerodromin, Shuto Orizaren dhe Karposhin. Në Karposh partia e Hristijan Mickoskit mund ta mbështesë edhe për një mandat kryetarin e OQM-së Stevço Jakimovskin. Mickoski në një intervistë për 24Vesti deklaroi se për një vendim të tillë do të pritet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv e thirrur për ditën e mërkurë. Jemi partnerë të koalicionit dhe jemi në bisedime serioze me të. Nuk negociojmë, por bisedojmë.…
Për 27,3% ka rënë numri i rasteve pozitivë me Kovid-19 gjatë javës së shkuar, në krahasim me një javë më parë. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tregon se ka rënë edhe numri i testimeve. Nga 30 gusht deri më 5 shtator janë testuar rreth 39.000 materiale laboratorike që është një rënie prej 5,6% krahasuar me një javë më parë. Në periudhën nga data 30 gusht deri më 5 shtator janë regjistruar 4,623 raste pozitive nga 34 qytete të vendit që është 27,3% më pak krahasuar me javën paraprake. Pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë në…
Kreu i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski deklaroi sot se procesi i regjistrimit në vend po zhvillohet pa probleme dhe se regjistruesit janë pritur shumë mirë nga popullata. Simovski sot qëndroi në Kumanovë për të pa nga afër se si po zhvillohet procesi i regjistrimit. Simovski nënvizoi se për personat që janë të infektuar me kovid-19, apo që janë në izolim do të mund të kryhet regjistrimi në bazë të protokolleve të parapara shëndetësore. “Sot është dita e tretë e regjistrimit të popullsisë në RMV, po shkojmë në terren, po vazhdojmë me këtë aktivitet dhe shpresojmë se do ta…
Prindërit dhe kujdestarët e nxënësve në vitin e ri shkollor 2021-2022 përmes ditarit elektronik do të marrin raporte javore mbi aktivitetet e fëmijëve të tyre në shkollë. Ata do të jenë në gjendje t’i shikojnë raportet thjesht duke u kyçur në sistem, për të cilin është zhvilluar një udhëzim i përshtatshëm i cili mund të shihet në linkun e mëposhtme. Raportet javore përmbajnë informacione rreth përmbajtjeve mësimore që realizohen, si dhe për aktivitetet, notat dhe sjelljen e nxënësve gjatë qëndrimit në shkollë. Në mënyr shtesë, prindërit dhe kujdestarët do të marrin mesazhe SMS në pajisjet e tyre celulare çdo javë,…

