Author: Hamdi Kumanova

Më 26 prill të vitit 1992 filloi pavarësimi monetar i vendit. Valuta e Maqedonisë, Denari në Kuvend u prezantua nga kryeministri i parë i vendit, Nikolla Klusev. Në këto tre dekada ekonomia e Maqedonisë përjetoi disa tronditje serioze. Tronditja e parë më serioze ishte në vitin 1994 me vendosjen e embargos tregtare nga ana e Greqisë. Bllokada tregtare zgjati plot 18 muaj ndërsa vlerësimi i humbjeve nga kjo ishin diku 2 miliardë euro. Disa vite pas pavarësimit filloi edhe privatizimi i kompanive shtetërore sipas Ligjit për transformimin e ndërmarrjeve me kapital shoqëror-proces që në rrugë la mijëra punëtorë ndërsa drejtorët…

Lexo më Shumë

Nga sheshi Skënderbeu e deri para zyrave të Bashkimit Evropian u protestua për rastin “Monstra” dhe rastet tjera gjyqësore. Bedri Hajdari nga Këshilli Organizativ tha se protesta është simbolike me numër të vogël të protesuesve me qëllim mbrojtje nga Covid-19. Kërkojnë rigjykimin e lëndës “Monstra” dhe hetim ndërkombëtarë të rastit. Të bëhën ekspertiza të reja mbi rastin sepse sic thonë të parat ishin falsifikuar nga pushteti i atëhershëm.

Lexo më Shumë

“Thelb ose dekor”, me këto fjalë fillon një kapitull i analizës së gjerë statistikore, botuar nga Fondacioni Vestminster për Demokraci, i cili i referohet pjesëmarrjes politike të grave në vend, shkruan ALSAT. Përfundimet thonë, ndër të tjera, se përfaqësimi i grave në politikë, edhe pse i promovuar, është relativisht i vogël. Maqedonia e Veriut 30 vjet pas pavarësisë, ende nuk ka pasur të emëruar një grua në krye të tre institucioneve kyçe në vend, Presidencës, Qeverisë dhe Kuvendit. Të kujtohemi. Që nga pavarësia e vendit tonë, nuk ka pasur asnjë grua në vendin e parë në institucionin legjislativ, në…

Lexo më Shumë

Organizimi i manifestimit me rastin e shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë do të kushtojë gati 190 mijë euro. Byroja e Prokurimit Publik ka shpallur marrëveshjen që Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë ka nënshkruar me kompaninë DVD PLUS. Sipas të dhënave, oferta e kësaj kompanie ishte unike. Sipas kontratës publike, DVD PLUS duhet të sigurojë listë të interpretuesve për pjesën muzikore të programit, ndriçimin, sistemin e zërit dhe skenën. Kompania është angazhuar për të siguruar pesë mijë shishe ujë prej gjysmë litri për audiencën, fishekzjarre që do të zgjasin të paktën pesë minuta, si dhe një video promovuese prej një…

Lexo më Shumë

Besimi i liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, strukturave të partisë, si dhe përkrahja e vazhdueshme që po marr nga qytetarët e Gostivarit për kandidimin tim për Kryetar komune në zgjedhjet e 17 Tetorit, më kanë bërë të ndjehem njeriu më me fat që jam banor i Gostivarit dhe njëkohësisht anëtar i familjes sonë të madhe, BDI. Për mua besimi i njerëzve ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe. Falë besimit dhe përkrahjes tuaj, jam në skenën politike dhe angazhohem që besimin tuaj ta arsyetoj me shërbesë, punë, përkushtim dhe korrektësi maksimale. Para nesh kemi një proces zgjedhor…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit me rastin 30-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Meta i ka dërguar mesazh urimi homologut të tij Stevo Pendarovski, duke theksuar se miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shtrihet në të gjitha fushat dhe sipas tij u shërben marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve, interesave dhe të ardhmes së qytetarëve. “Jam besimplotë se përpjekjet tona të përbashkëta dhe të vazhdueshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve tona do t’i kapërcejnë me sukses sfidat,…

Lexo më Shumë

Kanë mbërritur edhe ankesat e para lidhur me procesin e Regjistrimit. Pikërisht në Kumanovë, banorë e lagjes shqiptare “Kiro Fetak” (Orta Bunar) të Kumanovës, kanë shpalosur revoltën e tyre lidhur me përbërjen etnike të regjistruesve, vetëm maqedonas. “A besoni se ato e pyesnin nanën teme maqedonisht, kurse ajo asnjë fjalë maqedonisht nuk e kupton. Mbet tu i shiku në sy nana”, ka thënë për Gazetën Lajm, Skendër T. duke shtuar se “disa shprehje kur mi parashtrojshin, as unë vetë nuk i kuptojsha, e leje më nana”. Ai ka thënë se shumë banorë shqiptarë të kësaj lagjeje Kumanovare, në qendër të…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në vilën Vodno dekoroi me medaljen “8 shtatori”, kryetarin e parë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Stojan Andonov si dhe deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën e mandatit nga viti 1990 deri më 1994. Gjatë ceremonies Pendarovski tha se deputetët e përbërjes së parë parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë dhe kryetari i parë (i Kuvendit), Stojan Andonov kanë rol historik në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran. “Deputetët e përbërjes së parë parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetari i parë, Stojan Andov, kanë rol historik…

Lexo më Shumë

Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar informacioni për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes për vendosjen e një sistemi elektronik për parashtrim të ankesave elektronike dhe paraqitje që lihen me shërbimet e administratës publike. “Sistem elektronik për parashtrim të paraqitjeve, shkresave dhe propozimeve do të mundësojë që qytetarët dhe personat juridik në çdo kohë të denoncojnë dyshime për korrupsion në organet shtetërore, si dhe të denoncojnë problem me procedura për marrjen e shërbimit të caktuar”, sqarojnë nga Qeveria. Sistemi është paraparë që të zbatohet si modul i veçantë në kuadër të Portalit kombëtar për shërbime…

Lexo më Shumë

Në suazat e Konferencës së pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve që mbahet në Vjenë, Austri, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë Kaha Kuçava. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që pas vendosjes së marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë në vitin 2019, bashkëpunimi bilateral në nivelin e lartë lëviz në vijën përpjetë, dhe konfirmim për këtë është vizita e Presidentes së Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili në vendin tonë në maj të këtij viti. Ai foli për avancimin e bashkëpunimit ndër-parlamentar, duke theksuar se në të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme policia, njësiti për tregti të palejuar të drogës dhe armëve ka arrestuar tre persona. Rreth orës 14:00 në qendër të Shkupit është arrestuar 36 vjeçari D.M.M. i lindur në Beograd, ndërsa jeton në Shkup, sepse tek ai është gjetur një qese me mbetje nga marijuahna. Ndërkohë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) është kryer bastisje në shtëpinë e E.R. nga Shkupi, ku është gjetur kokainë, një kilogram marijuhan dhe një peshore digjitale. Ndërsa në oborrin e objektit është privuar nga liria 33 vjeçari A.P. nga Shkupi, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Pas…

Lexo më Shumë

Lokali “Intermezo” në Shkup mbrëmë është mbyllur nga Inspektorati i Shtetëror i Tregut pasi që nuk ka respektuar protokollet anti-Covid-19, shkruan sakamdakazham.mk Mbrëmë ka pasur aheng me DJ Roxher Sançez. Në një aksion të koordinuar, Komunës Qendër, Ministrisë së Brendshme dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë vërtetuar se ka pasur më shumë persona se sa e lejuara dhe lokali u mbyll. Mysafirët kanë pasur certifikatë vaksinimi, tek dera policia ka identifikuar mysafirët dhe ka kërkuar certifikatë të vaksinimit, por problemi u shfaq më vonë kur restoranti ishte plot me mysafirë dhe kishte më shumë persona se sa ishte e lejuar.…

Lexo më Shumë