Dje janë vaksinuar gjithsej 16.737 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 16.737 qytetarë. Janë aplikuar gjithsej 1.358.067 doza të vaksinave ndërsa 603.795 qytetarë janë rivaksinuar. Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të…
Author: Hamdi Kumanova
Gjithsej 14,921 persona kanë kryer kontroll në listën zgjedhore, në konkludim me ditën e djeshme deri kur ishte afati për kontroll, informuan sot nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. “Në sektorët rajonal dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, gjithsej 14,921 persona janë kontrolluar në listën zgjedhore, janë paraqitur gjithsej 281 kërkesa për regjistrim në listën zgjedhore, 99 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista zgjedhore dhe 74 kërkesa për ndryshimin e të dhënave të listës zgjedhore”, thuhet në kumtesën e KSHZ-së. Deri tek Komisioni shtetëror zgjedhor, gjithashtu, në e-mail adresën upisis”sec.mk janë parashtruar gjithsej 114 kërkesa.
Ekspertizën për zjarrin e shkaktuar në spitalin e Tetovës, do ta kryejnë ekspertë nga Gjermania. Këtë e ka bërë me dije Qeveria përmes një komunikate për media. Siç bëjnë me dije ekspertë gjermanë nga Policia Kriminalistike Federale arrijnë këto ditë në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në hetimin rreth fatkeqësisë në Tetovë “Mëngjesin e sotëm është konfirmuar mbështetja nga aleati i NATO-s, Gjermania, me të cilën aprovohet në vend të arrijnë persona ekspertë me nivel më të lartë të ekspertizës për hulumtime gjatë fatkeqësive për të ndihmuar në përcaktimin e arsyeve për zjarrin në kovid qendrën modulare në Spitalin…
Opinioni i gjerë e di se unë jam një nga dy kandidatët e vetëm që arrita të mbledh vetë nënshkrimet për kandidaturën time dhe si kandidat i pavarur jopartiak thjesht i bëj thirrje shkupjanëve, të gjithë atyre që mendojnë se i kam ato cilësi dhe kompetenca të cilat ata konsiderojnë se janë të duhurat për të udhëhequr Qytetin e Shkupit, të ma japin mbështetjen e tyre. Dhe ata më dhanë mbështetjen e tyre. Në të njëjtën kohë, u bëra thirrje të gjitha subjekteve politike në vend, të gjithë aktorëve shoqërorë dhe më gjerë, veçanërisht atyre që kanë ndikim në qytetin…
Mes viktimave nga zjarri në Spitalin Modular të Tetovës tetë janë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 ishin të hospitalizuar si pacientë në kovid qendrën. Nga viktimat, dy persona dhe atë bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një pacienteje janë persona nga jashtë të cilët nuk ishin të hospitalizuar, mëson Alsat nga burime në Prokurori.
LSDM-ja ka reaguar ndaj VMRO-DPMNE-së duke thënë se “VMRO-DPMNE” dëshiron ta minojë hetimin e pavarur, objektiv dhe efikas për zjarrin në spitalin modular në Tetovë”. “Nuk do të lejojnë që gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së të ndikojnë ndaj hetimit. Institucionet kanë profesionalitet dhe kapacitet për të zbatuar hetim efikas. Përfshirja e ekspertëve të huaj në zbulimin e arsyeve të zjarrit është vërtetim shtesë për objektivitet në procedurë”, thonë nga LSDM.
Dje (9-shtator) rreth orës 17:30, në rrugën ,,Vëllezrit Milladinovi“ në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 33-vjeçarin B.S. nga Strimnica e Tetovës, i cili u soll në mënyrë agresive ndaj tyre, pasi ishte ndalua teksa drejtonte veturën “BMW” me targa të Tetovës dhe kishte refuzuar urdhrin e tyre.
Maqedonia e Veriut është sot në ditën e dytë të zisë kombëtare, të shpallur pas tragjedisë së rëndë në Tetovë ku të mërkurën u dogj spitali modular. Zjarri mori jetën e 14 personave, 12 pacientë dhe 2 shoqërues të tyre, 12 persona arritën të shpëtohen, 9 prej tyre janë në gjendje stabile dhe vazhdojnë të trajohen në spitalin e Tetovës. 3 pacientë me më pak lëndime janë lëshuar për trajtim shtëpiak. Sot në Tetovë bëhet varrimi i disa prej viktimave të identifikuara. Për të tjerët, nevoitet identifikim i kufomave nga ana e mjeksisë ligjore. Hetimet për tragjedinë, PNKOK kërkon dokumentacionin…
Ajo ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, derisa bëhet e ditur se ka pasur edhe sëmundje të rëndë të zemrës dhe sic raportohet nga TV24, ajo ka vuajtur nga një sindrom i rrallë gjenetik. Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Dimitar Krgjev, tha se e gjithë familja e saj ka qenë pozitiv me Covid, ndërsa vajza është hospitalizuar me pasqyrë të rëndë klinike. “Duke pasur parasysh se ka pasur komorbiditete përkatësisht sëmundje të rëndë të zemrës dhe sindrom të rrallë gjenetik, vendosëm ta dërgojmë në klinikat në Shkup, ku pas disa ditëve shërim ka ndërruar jetë”, deklaroi Krgjev. Maqedonia e…
Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurimit gjatë momentin të shpërthimit të flakëve në spitalin Covid në Tetovë i janë regjistruar Prokurorisë. Këtë detaj e bëri me dije gazetari koordinatori i qendrës për covid, Gezim Nuredini. Ai shtoi se kishte zjarrfikës në qendër. “Ka kamera vëzhgimi, nga ana dhe nga përpara, dhe materialet i janë dorëzuar prokurorit publik,” tha Nuredini
Përvoja dhe bashkimi i traditës, dashuria ndaj punës, ekipi ambicioz i entuziazistëve të rinj, profesionist në fushën e tyre si dhe investimi i vazhdueshëm dhe ndjekja e proceseve inovative, janë pjesë e reçetës për suksesin e kompanisë tonë. Në periudhën kaluar i kemi kushtuar kujdes të madh përmirësimit të proceseve prodhuese, perfeksionimit të reçetave, por theksin e kemi vendosur në mbajtjen e cilësisë duke u kujdesur për traditën e shijes autentike. Kjo është arsyeja për njërën prej prodhimeve tona më tradicionale që janë nugat, desert i dashur i të gjitha gjeneratave. Për këtë arsye duam që ti kthehemi më shumë…
Ministri bullgar për Punë të Jashtme, Svetlan Stoev sot ka dërguar urim me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, njofton Pres shërbimi i MPJ-së bullgare. Siç bën të ditur korrespondenti i MIA-s në Sofje, ministri Stoev ka theksuar se Bullgaria ka qenë vendi i parë në botë që e ka pranuar pavarësinë e Republikës së atëhershme të Maqedonisë, ndërsa ndihma e treguar bullgare për synimet e shtetit të rinj ka qenë hap i natyrshëm që vjen nga mendimi publik dhe si dëshmi ka peshën historike. “Në 30 vitet e fundit, mbështetja e Bullgarisë nuk ka…

