Specialitetet tuaja të mishit të pulës janë më afër jush
Para disa kohësh, në Shkup u hap qendra më e madhe tregtare në rajon-East Gate Mall, ndërsa u hap edhe restoranti i ri KFC, me një koncept unikat dhe dizajn botëror, njëri prej brendeve më atraktive që gjendet në zemrën e re të qytetit. Me hapjen e lokacionit të ri, brendi i njohur amerikan që është prezent në tregun tonë prej më shumë se tre vite, u bë edhe më i qasshëm dhe më i afërt deri te numri i madh i konsumatorëve lojal.
Ky është restoranti i pestë KFC në Maqedoni, që është dëshmi se maqedonasit janë ndjekës të recetave origjinale për mish pule të Kolonelit Sanders. Nga kompania thuan se në kënaqësinë e tyre të madhe, kërkesa e specialiteteve të tyre unikate nga viti në vit po rritet dhe është në plan edhe hapja e lokacioneve të reja në Shkup, por edhe jashtë kryeqytetit.
Restoranti i ri gjendet në katin e parë në East Gate Mall në ambientin e këndshëm për pjesën e ushqimit dhe ofrohen të gjitha specialitetet e mishit të pulës të njohura për KFC, si Hot Wings, Crispy Strips ose Drumsticks, një ofertë e madhe e burgerëve dhe gishtërinjve dezerto dhe pije, që është një zgjedhje e mirë për të bërë pauzën nga shopingu.
KFC është njëri prej rrjeteve më të njohura të restoranteve në botë, ndërsa shija e mishit të pulës është aq e pranueshme që receta asnjëherë nuk është ndryshuar qysh prej themelimit të saj në vitet e 40-ta të shekullit të kaluar e deri më sot.
Me rastin e hapjes, të gjithë dashamirët e recetës origjinale të Kolonelit Sanders do të mund të përfitojnë nga aksionet dhe promocionet ekskluzive.





